Autor/e

Ljiljana Pecova ka përvojë pune afatgjatë në administratën publike, duke punuar si Menaxhere e PR. Ajo është pjesë e komunitetit start up në vend dhe i kushton vëmendje të veçantë modeleve inovative për biznes dhe operacionet. Ajo punon në sferën e arsimit për të rritur, ndërtimin e kapaciteteve, vlerësimin e nevojave për trajnim, hulumtime, analiza dhe vlerësime. Përvojat më të fundit të punës përfshijnë seminare të shumta me median duke përmirësuar kapacitetin e tyre në fushën e përdorimit të mjeteve të sigurisë në internet. Disa trajnime janë kryer me mediat me madhësi të ndryshme për praninë në rrjete sociale dhe mjetet e dezinformimit. Ajo ka qenë e angazhuar në hartimin e Kodit të parë për gazetarët kur raportojnë mbi fëmijë viktima/dhunues. Ajo është një trainere e certifikuar për të rritur dhe është anëtare e Komisionit të Ankesave në Këshillin e Etikës së Mediave në Maqedoninë e Veriut. Fushat specifike të interesit janë çështjet e privatësisë, transparenca dhe modelet e qeverisjes së mirë bazuar në qasjet e të drejtave të njeriut.

Numri i artikujve: 0