Ballkani Perëndimor: Siguria e gazetarëve gjatë mbulimit të protestave

Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.

Natasha Kovaçev

Të gjitha modulet përbëhen nga mësime të shkurtra video, teksti shoqërues, por edhe materiale dhe detyra shtesë. Ne do të mbulojmë koncepte praktike të cilat mund të filloni t’i përdorni në punën tuaj menjëherë.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Moduli 1 – Hyrje
  • Moduli 2 – Raportimi nga protesta
  • Moduli 3 – Përgatitjet
  • Moduli 4 – Në protestë
  • Moduli 5 – Të drejtat tuaja
  • Moduli 6 – Siguria dixhitale
  • Moduli 7 – Po më pas çfarë?

Në këtë kurs do të mësoni:

Protestat e dhunshme janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në rajon, si dhe incidentet dhe sulmet ndaj gazetarëve që i mbulojnë ato. Reporterët nuk janë sulmuar vetëm nga qytetarë të pakënaqur, por edhe nga policia. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që gazetarët të jenë të mirëpërgatitur, në mënyrë që të qëndrojnë të sigurt gjatë misionit. Për gazetarët që shpesh vendosin historinë në vend të parë para sigurisë së tyre, kjo nuk është një detyrë e lehtë. Sidoqoftë, të dish të “lexosh turmën” dhe të njohësh situata potencialisht të rrezikshme para se të ndodhin, mund të jetë e vlefshme në rrethana kërcënuese për jetën.

Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.

Çfarë do të mësoni:

  • Pse raportimi për protestat është bërë një nga punët më të rrezikshme në gazetari;
  • Cili është pozicioni i Ballkanit Perëndimor në lidhje me sigurinë e gazetarëve që raportojnë për protestat krahasuar me pjesën tjetër të botës;
  • Rreziqet që mund të hasni kur raportoni për protesta të dhunshme;
  • Planifikoni para se të dilni në terren – për çfarë duhet të jeni të vetëdijshëm, çfarë të merrni me vete dhe cilat pajisje mbrojtëse mund t’ju nevojiten.
  • Si të përballoni gazin lotsjellës, si të kontaktoni policinë dhe çfarë të bëni në rast goditjeje;
  • Të drejtat tuaja ligjore – si gazetar, çfarë mund të filmoni apo fotografoni dhe çfarë policia mundet apo nuk mund të kërkojë nga ju;
  • Teknikat dixhitale të sigurisë – si të mbroni telefonin ose kompjuterin tuaj dhe si të mbroni dhe kriptoni komunikimin;
  • Si të zvogëloni stresin dhe të dalloni shenjat se kur është koha të kërkoni ndihmë profesionale.

Këtë kurs mund ta mbaroni për 4 orë njëherazi, ose përmes disa seancave.

Mësuesit në këtë kurs:

Natasha Kovaçev Krstin

Reportere

Natasha Kovaçev – reportere me përvojë 15 vjeçare në gazetarinë televizive. Aktualisht, unë jam një korrespodente nga Vojvodina që punoj për Euroneës Serbia. Më parë kam punuar për televizionin N1, Al Jazeera Balkans, RTV Vojvodina. Kam mbuluar histori të ndryshme që nga politika lokale, ekonomia, deri te zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016, kriza ukrainase, protesta masive në Rumani, pasojat e sulmeve me bombë në Bruksel dhe Ankara, kriza e refugjatëve në Evropë, përpjekja për grusht shteti ushtarak në Turqi, si dhe shumë demonstrata të ndryshme në të gjithë Vendet e Ballkanit.

Kurse të tjera:

Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.
Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.