Menaxhimi dhe organizimi i redaksisë në mjedisin digjital

Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.

Lamija Aleçkoviq

Modulet përbëhen nga leksione në formatin tekst dhe video. Me shembuj dhe këshilla praktike, ju do të jeni në gjendje të krijoni një detyrë cilësore dhe të filloni të aplikoni njohuri të reja në redaksinë tuaj.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Modul 1: Hyrje
  • Modul 2: Konvergjenca e mediave
  • Modul 3: Salla e integruar e lajmeve
  • Modul 4: Kultura e redaksisë
  • Modul 5: Raportimi Multimedia
  • Modul 6: Zhvillimi i aftësive dhe menaxhimit

Në këtë kurs do të mësoni:

Media përballet me shumë sfida në këtë botë dixhitale në të cilën ne jetojmë dhe punojmë. Ky kurs është krijuar për t’ju prezantuar me proceset dhe mënyrat e strukturimit dhe drejtimit të redaksive – qofshin të vogla apo të mëdha. Proceset e punës ndryshojnë dhe po kështu ndryshojnë edhe kërkesat e audiencës. Teknologjitë e reja imponojnë një mënyrë dhe dinamikë të ndryshme prodhimi, prandaj duhet të përshtatemi edhe me këtë. Në këtë kurs do të njiheni me idetë dhe trendet në industrinë e medias, do të mësoni dhe vlerësoni nëse mund të aplikoni disa prej tyre në redaksitë tuaja.

Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.

Kursi është i ndarë në 6 module:

  • Modul 1 –  Ju jep një përmbledhje të kursit dhe do t’ju prezantojë me trendet e reja në botën e medias. 
  • Modul 2 – Ju do të njiheni me termat “konvergjencë” dhe “digital first”, por gjithashtu edhe rëndësinë e njohjes së audiencës.
  • Modul 3 –  Çfarë është një redaksi e integruar dhe si ta krijoni dhe menaxhoni atë? Duke kaluar në këtë pjesë të kursit, detyra do të jetë të vizatoni modelin e ri të redaksisë suaj të integruar dhe të krijoni proceset tuaja të personalizuara të punës.
  • Modul 4 – Kultura e redaksisë është jashtëzakonisht e rëndësishme në kontekstin e strategjisë së digital first. Do të mësohen dhe mënyrat e mira të komunikimit brenda redaksisë dhe menaxhimin e saj.
  • Modul 5 – Qëllimi i kësaj pjese të kursit është të njiheni me llojet e ndryshme të raportimit multimedial, koncepte dhe forma të reja në gazetari.
  • Modul 6 – Ju do të mësoni se si të menaxhoni redaksinë, si të forconi individët në role të ndryshme editoriale, të kujdeseni për punonjësit dhe të krijoni një mjedis të shëndetshëm pune për ta.

Ju mund ta përfundoni këtë kurs për 8 orë, në disa seanca gjatë 10 ditëve.

Ky kurs online është prodhuar në kuadër të projektit ‘Media for All’, i financuar nga Zyra Jashtme, për Komonuelthin dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dhe ofrohet nga një konsorcium i organizatave të drejtuara nga Këshilli Britanik, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), INTRAC dhe Fondacionin Thomson (TF).

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe forcojë pavarësinë editoriale dhe funksionimin e biznesit të mediave, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) duke siguruar grante dhe asistencë teknike për një gamë mediash.

Mësuesit në këtë kurs:

Lamija Aleçkoviq

Gazetar dhe redaktor

Ajo ka punuar si Producente Ekzekutive e Aljazeera Balkans dhe drejtore e Shërbimit të Mediave Informative në Radio Televizionin Kroat. Vitet e fundit, ajo ka punuar si konsulente e medias dhe këshilltare në gazetarinë digjitale për BMAP (Internews /USAID). 

Andrija Vučković

Učitelj bezbrojnih mudrosti

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis vestibulum lectus condimentum turpis cursus, sit amet porta ipsum pulvinar. Class aptent taciti sociosqu ad litora torquent per conubia nostra, per inceptos himenaeos. Quisque sollicitudin vestibulum nunc a euismod. Nullam venenatis ultrices nibh ac tincidunt. 

Kurse të tjera:

Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.
Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.