Modelet e biznesit dhe të monetarizimit të medias

Qëllimi i këtij kursi është t’ju japë udhëzime themelore për zhvillimin e një ideje biznesi dhe për të kuptuar se si elementë të ndryshëm të biznesit mediatik ndikojnë te njëri-tjetri.

Vladimir Trkulja

Kursi përmban shembuj dhe udhëzime konkrete për krijimin e një plani biznesi për zhvillimin e mediave. Të gjithë modulet përbëhen nga mësime të shkurtra video, teksti shoqërues, por edhe materiale plotësuese dhe detyra.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Modul 1 – Prezantimi
  • Modul 2 – Modeli i biznesit
  • Modul 3 – Modelet e biznesit mediatik
  • Modul 4 – Kanavacë e modelit të biznesit
  • Modul 5 – Tregu dhe konkurrenca
  • Modul 6 – Testimi i një ideje
  • Modul 7 – Shembuj të mirë nga rajoni

Në këtë kurs do të mësoni:

Mediat e sotme, përveç punës së tyre kryesore – informimi objektiv dhe në kohë për publikun – duhet të mendojnë në mënyrë aktive për modelin e tyre të biznesit dhe mënyrën e fitimit të parave ose monetizimit. Media përballet me sfida të mëdha globalisht, dhe ky problem nuk është zgjidhur as në vendet më të zhvilluara të botës. Veçanërisht ai ndihet nga media të vogla lokale të cilët as nuk e mendonin se do të duhej të mendonin si sipërmarrës dhe të ndërtonin një lloj biznesi shtesë rreth veprimtarisë së tyre kryesore mediatike.

Qëllimi i këtij kursi është t’ju japë udhëzime themelore për zhvillimin e një ideje biznesi dhe për të kuptuar se si elementë të ndryshëm të biznesit mediatik ndikojnë te njëri-tjetri. Kursi përmban shembuj dhe udhëzime konkrete për krijimin e një plani biznesi për zhvillimin e mediave.

Temat që do të trajtojmë gjatë këtij kursi janë:

  • Modeli i biznesit – Në këtë kapitull, ne do të analizojmë aspekte të ndryshme të modelit të biznesit dhe do t’i ilustrojmë ato përmes shembujve. Ju do të kuptoni se si kompanitë krijojnë vlerë për klientët e tyre dhe si e shndërrojnë atë vlerë në fitim.
  • Modelet e biznesit mediatik – Ne do të njihemi me modele specifike të biznesit që zbatohen në media, si një industri specifike. Qëllimi i këtij kapitulli është t’ju bëjë të kuptoni më mirë se si media mund të gjenerojë të ardhura.
  • SWOT – Lidhur me këtë mjet do të diskutohet mbi pikat e forta, të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet për idetë e biznesit.
  • Business Model Canvas – Apo BMC, duke ju referuar shkurt është një mjet kryesor që do të zotëroni gjatë këtij kursi. Kjo do t’ju lejojë të hartoni me shpejtësi dhe të keni një pamje të përgjithshme mbi biznesin tuaj. Do të keni shumë shembuj.
  • Tregu dhe konkurrenca – Analiza e tregut dhe e konkurrencës janë dokumente që duhet t’i keni gati për Planin tuaj të Biznesit. Ju do të mësoni se çfarë të kërkoni dhe si të përcaktoni konkurrencën direkte dhe indirekte.
  • Testimi i një ideje – Në këtë kapitull, ju do të mësoni në lidhje me metodologjinë që startup-et përdorin për të provuar idenë e tyre, përmes bisedave kuptimplota me përdoruesit e mundshëm.

Ju do t’iu duhet maksimumi 24 orë për të përfunduar këtë kurs me të gjitha ushtrimet praktike.

Ky kurs online është prodhuar në kuadër të projektit ‘Media for All’, i financuar nga Zyra Jashtme, për Komonuelthin dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dhe ofrohet nga një konsorcium i organizatave të drejtuara nga Këshilli Britanik, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), INTRAC dhe Fondacionin Thomson (TF).

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe forcojë pavarësinë editoriale dhe funksionimin e biznesit të mediave, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) duke siguruar grante dhe asistencë teknike për një gamë mediash.

Mësuesit në këtë kurs:

Andrija Vučković

Učitelj bezbrojnih mudrosti

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis vestibulum lectus condimentum turpis cursus, sit amet porta ipsum pulvinar. Class aptent taciti sociosqu ad litora torquent per conubia nostra, per inceptos himenaeos. Quisque sollicitudin vestibulum nunc a euismod. Nullam venenatis ultrices nibh ac tincidunt. 

Vladimir Trkulja

Planifikues i biznesit mediatik

Vladimir Trkulja është një organizues komuniteti dhe planifikues i biznesit mediatik me një dekadë përvojë në krijimin, rritjen dhe mbështetjen e ndërmarrjeve serbe start up përmes programeve të ndryshme, mentorimit, trainimit dhe të folurës në publik. Ka një formim të fortë në teknologji, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e produkteve të reja duke përdorur metodologji të dobëta dhe duke punuar me ekipe agile. Vladimiri është një mentor dhe trajner i shumë programeve dhe eventeve akselerimi, duke përfshirë Eleven Ventures, Startup Academy, InnoEnergy Primer, Climate KIC, UNDP CSDU Incubator dhe Google Launchpad.

Kurse të tjera:

Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.