Krijimi dhe angazhimi i komuniteteve për mediat

Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.

Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq

Të gjithë modulet përbëhen nga mësime të shkurtra video, teksti shoqërues, por edhe materiale plotësuese dhe detyra. Ne do të mbulojmë koncepte praktike që mund të filloni t’i përdorni menjëherë në punën tuaj.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Modul 1 – Prezantimi
  • Modul 2 – Parimet e krijimit të komunitetit
  • Modul 3 – Hinka e lexuesit
  • Modul 4 – Profilet e lexuesve
  • Modul 5 – Përmbledhje e lëndës

Në këtë kurs do të mësoni:

Bota e sotme (dixhitale) është shumë më ndryshe se sa ishte për shembull, 20 vjet më parë. Ndryshimet e rrethanave në të cilat funksionojnë mediat, organizatat jofitimprurëse dhe bizneset sot, ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në rregullimin e biznesit të tyre dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Mënyrat tradicionale e zhvillimit të medias dhe pritshmëria që ne na mbetet vetëm të shkruajmë, dhe se do të na qaset ndonjë donator me para apo shteti, nuk janë më të mjaftueshme për qëndrueshmërinë dhe mbijetesën.

Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.

Kursi është i ndarë në pesë module:

● Moduli 1 – Në të cilin do të njiheni me pasqyrën e përgjithshme të kursit dhe lektorët.

● Modul 2 – Parimet e krijimit të komunitetit, ku ne do të shpjegojmë në nivel drejtues dhe strategjik se si ky “komunitet” ndryshon nga “audienca”, dhe pse është i rëndësishëm për mediat në shekullin 21.

● Modul 3 – Hinka e lexuesit, në të cilin do të shpjegojmë hapat përmes të cilëve filtroni njerëzit nga grupi juaj i synuar deri në momentin që ata bëhen mbështetësit tuaj dhe pjesë e komunitetit tuaj.

● Modul 4 – Profilet e lexuesve, gjatë të cilit ju do të mësoni se si ta kuptoni këtë grup të synuar dhe të përshtatni qasjen tuaj ndaj tij.

● Modul 5 – Në të cilin do të përmbledhim atë që kemi mësuar deri më tani.

Ky kurs do të shërbejë gjithashtu si një plotësues i mirë për kursin mbi modelet e monetizimit të medias, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë media në nivelin global, por edhe rajonal, kanë zgjedhur monetizimin e komunitetit si një nga mënyrat për të arritur qëndrueshmërinë.

Ju do t’iu duhet maksimumi 6 orë për të përfunduar këtë kurs me të gjitha ushtrimet praktike.

Ky kurs online është prodhuar në kuadër të projektit ‘Media for All’, i financuar nga Zyra Jashtme, për Komonuelthin dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dhe ofrohet nga një konsorcium i organizatave të drejtuara nga Këshilli Britanik, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), INTRAC dhe Fondacionin Thomson (TF).

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe forcojë pavarësinë editoriale dhe funksionimin e biznesit të mediave, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) duke siguruar grante dhe asistencë teknike për një gamë mediash.

Mësuesit në këtë kurs:

Nathan Koeshall

Themelues dhe CEO i Catalyst Balkans

Ai ka jetuar dhe punuar në Ballkanin Perëndimor për 22 vitet e fundit, kryesisht i fokusuar në zhvillimin e filantropisë lokale dhe ndryshimeve shoqërore. Ai ka punuar dhe udhëhequr programe ndërkombëtare të zhvillimit që synojnë angazhimin e komunitetit dhe forcimin e kapacitetit të shoqërisë civile në rajon.

Millosh Jankoviq

Menaxher i marketingut dhe komunikimit në Catalyst Balkans.

Përmes edukimit dhe këshillimit, ai ndihmon organizatat jofitimprurëse dhe mediat e pavarura në ndërtimin e komunitetit dhe zhvillimin e modeleve të tyre për mbledhjen e fondeve. Ai është gjithashtu anëtar i Bordit Drejtues të Forumit Filantropik Serb. 

Sanja Llaziq

Eksperte e ndërtimit të komunitetit

Sanja Llaziq është eksperte e ndërtimit të komunitetit, crowdfunding dhe ndërtimit të kapaciteteve, e specializuar në punën me OSHC dhe media të drejtuara nga misioni. Ajo ishte pjesë e ekipit Catalyst Balkans dhe është përgjegjëse për platformën platformën rajonale crowdfunding Donacije.rs. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka krijuar dhe zbatuar fushata të shumta për mbledhjen e fondeve me media si TV Forum Prijepolje (fushata e parë lokale crowdfunding), Autonomija nga Novi Sad, KRIK dhe CINS – portale investigative nga Serbia, Iz glave – shfaqje e njohur podcast nga Kragujevac (model i bazuar në donacione), Pescanik (model i bazuar në anëtarësim).

Kurse të tjera:

Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.
Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.