Përdorimi strategjik i të dhënave – nga njohuritë bazike te vendimmarrja bazuar në të dhëna

Në këtë kurs, ju do të keni mundësinë të zotëroni bazat mbi të cilat pwrdoren mjetet analitike të destinuara për mediat dixhitale.

Aleksandra Radivojeviq

Secili nga kapitujt përmban pjesën kryesore të mësimit në formë video ose tekst, shembuj nga praktika, si dhe ushtrime praktike që duhet të shërbejnë për të kontrolluar njohuritë e fituara.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Modul 1 – Qasje të ndryshme për përdorimin e të dhënave
  • Modul 2 – Llojet e platformave të analizës së të dhënave
  • Modul 3 – Bazat e analizës së të dhënave
  • Modul 4 – Demokratizimi i të dhënave në redaksi
  • Modul 5 – Marrja e vendimeve strategjike me bazuar në të dhëna

Në këtë kurs do të mësoni:

Në këtë kurs, ju do të keni mundësinë të zotëroni bazat mbi të cilat pwrdoren mjetet analitike të destinuara për mediat dixhitale. Kursi duhet t’ju trajnojë të analizoni performancën e përmbajtjes së mediave online dhe ju ofron shembuj konkretë sesi analizohet performanca e përmbajtjes në industrinë e mediave online.

Përveç bazave të analitikave, ju do të mësoni gjithashtu mbi krijimin e insights nga të dhënat dhe marrjen e vendimeve bazuar në të dhënat rreth vizitave nw faqen tuaj. Ju gjithashtu do të fitoni njohuri themelore se si mund të përdorni të dhënat e siguruara nga rrjetet sociale për të marrë vendime editoriale.

Temat që do të trajtojmë gjatë këtij kursi janë:

  • Modul 1: Qasje të ndryshme për përdorimin e të dhënave në redaksitë e mediave në interne
  • Modul 2: Llojet e platformave të analizës së të dhënave në redaksitë dhe metrikat mbi të cilat ato bazohen
  • Modul 3: Bazat e analizës së të dhënave: njohuri vepruese dhe metrikat në mediat sociale
  • Modul 4: Demokratizimi i të dhënave në redaksi
  • Modul 5. Marrja e vendimeve strategjike me bazuar nw tw dhwna, krijimi i njohurive mbi bazën e të cilave mund të merren vendimet dhe prezantimi i platformave të ndryshme analitike

Gjatë kursit do të keni mundësinë të dëgjoni pwrvojat e mjaft personave nga media dhe eksperiencat e tyre në punën me të dhënat. Gjithashtu, gjatë kursit, do të prezazntojnw dhe përfaqësues të kompanive softuerësh që merren me zhvillimin e zgjidhjeve analitike për mediat. Midis të ftuarve janë ish-redaktorët e BBC-së, si dhe redaktorët e tanishëm të mediave nga Ballkani – Lista Danas, Radio-Televizioni i Serbisë, Sportklub, etj.

Ju nevojiten rreth tetë orë për të ndjekur këtë kurs, por koha e saktë do të varet nga koha që ju nevojitet për të përfunduar detyrat praktike.

Ky kurs online është prodhuar në kuadër të projektit ‘Media for All’, i financuar nga Zyra Jashtme, për Komonuelthin dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dhe ofrohet nga një konsorcium i organizatave të drejtuara nga Këshilli Britanik, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), INTRAC dhe Fondacionin Thomson (TF).

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe forcojë pavarësinë editoriale dhe funksionimin e biznesit të mediave, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) duke siguruar grante dhe asistencë teknike për një gamë mediash.

Mësuesit në këtë kurs:

Aleksandra Radivojeviq

Menaxher i lartë i operacioneve

Aleksandra Radivojeviq është një eksperte e medias dixhitale që punon në vendtakimin midis teknologjisë dhe gazetarisë. Ajo ka më shumë se 7 vjet përvojë pune me mediat, reklamat, konsulenca më publikuesit dhe edukimit të redaksive në fushën e analizave të të dhënave. Aleksandra e nisi karrierën e saj si menaxhere marketingu në portalin satirik të lajmeve Njuz.net. Punoi si menaxhere e mediave sociale për një grup të madh publikuesisht, dhe aktualisht, ajo po punon si menaxhere e lartë e operacioneve për ofruesin e shërbimit të analitikave të të dhënave – smartocto.
Në smartocto, ajo udhëheq një ekip konsulentësh, të përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur media të vogla dhe lokale në rritjen e tyre për biznes të qëndrueshëm.

Kurse të tjera:

Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.
Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.