Zgjidhje për pagesat elektronike

Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.

Aleksandar Birovljev

Çdo seksion i kursit përmban një video të shkurtër, dhe temat më interesante përmbajnë tekst shoqërues, shembuj praktikë, si dhe pyetësorë interesantë.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

  • Moduli 1: Hyrje
  • Moduli 2: Koncepti i modelit të biznesit
  • Moduli 3: Prezantimi i metodave të pagesave
  • Moduli 4: Ndihma dhe mbështetja gjatë sipërmarrjes
  • Moduli 5: Koncepti i prezantimit të metodave të pagesës
  • Moduli 6: Zbatimi I metodave të pagesës

Në këtë kurs do të mësoni:

Herët a vonë, duhet të keni pyetur veten nëse keni nevojë të jeni online. Pesëmbëdhjetë vjet më parë thuhej se ata që nuk kishin prezencë online ishin seriozisht vonë për këtë. Me siguri ju e keni pyetur veten nëse mallrat ose shërbimet tuaja munden të shitën online dhe nëse po, si? Keni nevojë për një faqe në internet? A mund të zbatoni një mënyrë pagese në një faqe interneti ekzistuese dhe si? Ka një numër pyetjesh që ndoshta, nëse nuk ia keni bërë tashmë, herët a vonë do t‘ia bëni vetes.

Ky kurs do të trajtojë temën – si të shisni një shërbim, mall apo çfarëdo që të imagjinoni, cilado të jetë përmbajtja juaj në një faqe ekzistuese ose të re, dhe si të tarifoni për këto mallra dhe shërbime duke përdorur metodat më të përshtatshme të pagesave, me një fokus të veçantë se si t‘i kontraktoni dhe zbatoni këto metoda pagesash.

Çdo seksion i kursit përmban një video të shkurtër, dhe temat më interesante përmbajnë tekst shoqërues, shembuj praktikë, si dhe pyetësorë interesantë. Struktura e kursit përfshin:

Moduli 1: Hyrje – Përshkrim i shkurtër i kursit dhe prezantim me autorin i cili do t’ju sjellë më pranë sfidave të tregtisë elektronike përmes përvojës praktike.

Moduli 2: Koncepti i Modelit të Biznesit – Demistifikimi i termit “biznes” dhe thjesht paraqitja e konceptit të biznesit do të zgjerojë pikëpamjen tuaj për mundësitë që gjenden para jush dhe do t’ju inkurajojë të filloni sipërmarrje të reja biznesi.

Moduli 3: Prezantimi i metodave të pagesës (parakushtet dhe supozimet) – Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta dhe të kuptuarit e rolit të aktorëve të ndryshëm në prezantimin e metodave të ndryshme të pagesës do t’ju udhëheqin me saktësi në përgjegjësitë e këtyre aktorëve.

Moduli 4: Ndihma dhe mbështetja gjatë sipërmarrjes së biznesit – Vazhdimi i seksionit të mëparshëm merret me aktivitete specifike të aktorëve të ndryshëm në procesin e zbatimit të metodave të ndryshme të pagesës.

Moduli 5: Koncepti i prezantimit të metodave të pagesës nga pikëpamja teknike dhe e biznesit – Ky modul do të shpjegojë ndryshimin dhe lidhjen midis modeleve të fitimit të parave dhe metodave të pagesës, si dhe një pasqyrë të lidhjes së tyre nga një këndvështrim tjetër.

Moduli 6: Zbatimi i metodave të pagesës – Zbatimi i të gjithë aktiviteteve sipas një plani të paracaktuar, përgatitja dhe testimi i duhur, si dhe monitorimi i biznesit pas fillimit të projektit janë pjesët e kursit që do t’ju ndihmojnë të zbatoni praktikisht gjithçka keni mësuar përmes moduleve të mëparshme.

Për të përfunduar kursin do t’ju duhen 4 orë punë të cilat mund t’i ndani në disa seanca.

Ky kurs online është prodhuar në kuadër të projektit ‘Media for All’, i financuar nga Zyra Jashtme, për Komonuelthin dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dhe ofrohet nga një konsorcium i organizatave të drejtuara nga Këshilli Britanik, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), INTRAC dhe Fondacionin Thomson (TF).

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe forcojë pavarësinë editoriale dhe funksionimin e biznesit të mediave, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) duke siguruar grante dhe asistencë teknike për një gamë mediash.

Mësuesit në këtë kurs:

Andrija Vučković

Učitelj bezbrojnih mudrosti

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis vestibulum lectus condimentum turpis cursus, sit amet porta ipsum pulvinar. Class aptent taciti sociosqu ad litora torquent per conubia nostra, per inceptos himenaeos. Quisque sollicitudin vestibulum nunc a euismod. Nullam venenatis ultrices nibh ac tincidunt. 

Aleksandar Birovljev

Ekspert i E -commerce dhe Pagesave Elektronike

Ekspert lider në rajon në fushën e tregtisë elektronike (e-commerce), zgjidhjeve të pagesave elektronike dhe planifikimit të biznesit digjital për klientë të ndryshëm, përfshirë këtu botues të mëdhenj mediatikë në rajon (Axel Springer, Grupi United), banka të fuqishme, sipërmarrës në tregtinë elektronike, kompanitë e basteve online, dhe tregtarë e dyqane të shitjeve me pakicë online. Birovljev është pionier në tregtinë dhe pagesat elektronike. Ai ishte i pari që krijoi dhe hapi qendrën tregtare online, portali i parë i klasifikuar online, që vuri në zbatim disa nga karakteristikat e pagesave elektronike që ndryshuan tregun (përpunimin dhe sigurinë e kartave të kreditit, pagesat online me një klikim, etj.). Janë më shumë se 2,000 modele biznesesh që janë vlerësuar nga Birovljev në periudhën që ishte drejtor i tregtisë elektronike në bankën më të madhe në rajon por dhe në vitet e mëvonshme. Në Serbi ka punuar ngushtësisht me Projektin e Medias të financuar nga USAID duke u ofruar asistencë teknike botuesve dhe aktorëve mediatikë për të krijuar një mjedis më mundësues biznesi për mediat.

Kurse të tjera:

Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.