Journalift Talks me Geri Emiri, kryeredaktor i Amfora.al

Duke gjykuar nga fokusi i saj kryesor – arkeologjia – media me qendër në Durrës, Amfora Media është një rast studimor unik dhe interesant. Në kuadër të projektit Media for All, ata prezantuan dy segmente të reja – video serialet – Kultura në 1 minutë dhe podkastet – Zëri i Kulturës – të dyja të fokusuara në historinë, trashëgiminë kulturore dhe çështjet sociale.

Nëpërmjet mentorimit dhe mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve, media e ka rritur ndjeshëm kapacitetin e saj teknik dhe burimet njerëzore në fund të projektit.

Një tjetër rezultat marramendës është rritja e vizitorëve në periudhën mars 2021 – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 516%.

Amfora është një medie online e themeluar në vitin 2017, e menaxhuar nga të rinjtë dhe e fokusuar në trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë. Ato janë një nga tetë mediat nga Shqipëria, që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projektit Media for All.

Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë edicion special të Journalift Talks nga Ulqini në Mal të Zi, Emiri flet me Sanja Laziq nga Thomson Foundation për arritjet kryesore të medias gjatë projektit Media for All, strategjinë e angazhimit të komunitetit, rezultatet e planit të biznesit dhe planet e ardhshme të Amforës.

Authors: Journalift
Publication year: 2022