Rreth nesh

Ne i shohim mediat si jetike për shoqëri të shëndetshme dhe të gjalla në vendet e Ballkanit Perëndimor. Njëkohësisht i shohim ato si nxitëse të zhvillimit të tyre dhe si një burim kryesor informacioni për qytetarët e tyre.

Media mund ta përmbushë këtë vizion vetëm nëse ato janë plotësisht adaptive ndaj sfidave të jashtme, të gatshme për të ndryshuar së brendshmi dhe nëse janë të ndjeshme ndaj nevojave të audiencës së tyre. Journalift u krijua me qëllim për të mbështetur mediat në rrugën e tyre.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave.

Journalift po siguron burime të vlefshme për gazetarët, profesionistët e medias, pronarët e mediave dhe ekspertët e medias nëse ata punojnë në media apo u ofrojnë atyre mbështetje në fushat e zhvillimit të biznesit, rritjes dhe arritjes së një qëndrueshmërie më të lartë. Më e rëndësishmja, ndan histori lokale me një kontekst lokal në gjuhën e profesionistëve lokalë të medias.

Harta tregon komunitetet lokale mediatike të Ballkanit Perëndimor me të cilat kemi punuar deri më tani.

Ne synojmë të gjenerojmë dhe shpërndajmë njohuri dhe përvojë në lidhje me biznesin mediatik dhe zhvillimin në përgjithësi përmes:

  • Shkëmbimit të informacionit në lidhje me zhvillimin e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë
  • Sigurimi i përmbajtjes edukative dhe të bazuar në përvojë, në biznesin mediatik siç janë rastet studimore, blogjet, analizat e shkurtra apo të ngjashme
  • Ofrimi i përmbajtjes edukative interaktive siç janë kurset e-learning dhe webinaret
  • Ndarja e historive me ndikim mbi sukseset dhe dështimet nga të cilat media lokale dhe rajonale mund të mësojnë dhe të frymëzohen

Shpresojmë të na bashkoheni në biseda!

Ideja dhe njerëzit pas Journalift

Në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, ne punojmë me profesionistë vizionarë, entuziastë dhe shumë të aftë, të cilët janë në gjendje t’i japin frymëmarrje të freskëta zhvillimit të medias.

+ 0
Pjesëmarrësit e përfshirë
0
Vendet në
program
+ 0
Media

Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Në punën tonë, ne zbatojmë qasjen e përzier të të mësuarit, duke kombinuar materiale të e-learning me mentorim dhe ndërtimin e kapaciteteve, ndërkohë që mbështesim rritjen e mediave në fushën e gazetarisë, biznesit dhe strategjive të lidhura me audiencën dhe rritjen.

Ne zhvilluam uebfaqen Journalift si pjesë e projektit Media for All’ financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ne punojmë me mediat në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe sigurojmë këshillim, trajnim dhe mbështetje profesionale. Ne krijuam këtë burim unik për të përfituar të gjithë profesionistët e mediave në rajon.

Bashkohu me ne në bisedë

A keni patur ndonjë sfidë biznesi së fundmi? Keni dëgjuar për ndonjë histori mediatike që doni ta ndani me të tjerët? Ndani eksperiencën tuaj në Journalift.