Journalift Talks me Mamer Fushën, pronarin dhe drejtorin e RTV-së Besa

Media me bazë në Prizren, RTV Besa, përdori diversitetin multikulturor dhe gjuhësor të qytetit si një përparësi kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të medias. Gjegjësisht, ata vendosën të hapen ndaj komuniteteve pakicë në qytet duke prezantuar emisione televizive në gjuhën boshnjake dhe turke. Përveç kësaj, ata ofrojnë për herë të parë përkthim të seancave të kuvendit të komunës dhe i transmetojnë ato në TV dhe përmes kanaleve të mediave sociale (Facebook dhe YouTube).

Falë grantit për zhvillimin e biznesit, RTV Besa e ka angazhuar edhe stafin shtesë, për ta mbështetur prodhimin e përmbajtjes së re.RTV Besa është themeluar në vitin 2002 si radio stacion lokal. Kanali televiziv u prezantua dy vjet më vonë, në vitin 2004. Është një nga gjashtë mediat nga Kosova që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projekti Media For All. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë numër special të Journalift Talks nga Ulqini i Malit të Zi, Mamer Fusha flet me Davor Mark nga Fondacioni Thomson për arritjet dhe sfidat kryesore të medias gjatë projektit Media for All, procesin e mentorimit dhe planet e ardhshme të RTV-së Besa. Këto dhe shumë detaje të tjera interesante në intervistën vijese.

Authors: Journalift
Publication year: 2022