Journalift bisdeon me Vladimira Dorčova Valtner: Njeriu i Vitit për OSBE në Serbi

“Vladimira Dorčova Valtner, gazetare dhe redaktore me përvojë, fitoi Çmimin “Njeriu i Vitit i OSBE-së në 2021” për kontributin e shquar në zhvillimin dhe promovimin e gazetarisë etike, lirisë së shprehjes dhe veçanërisht për informimin në gjuhët e pakicave kombëtare.

Pas një karriere të suksesshme si gazetare dhe redaktore në qytetin e saj të lindjes në Maglliç, Vladimira, gjuha amtare e së cilës është sllovakishtja, themeloi Storyteller, një portal që del në sllovakisht dhe serbisht. Ajo punon si menaxhere e mediave sociale për Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës dhe është shumë aktive në një projekt që mbështetet nga Projekti “Media for All” në emër të shoqatës së saj dhe për Qendrën Kërkimore të Vojvodinës – VOICE. Davor Marko nga Fondacioni Thomson bisedoi me Vladimirën pak para se të fillonin festat e vitit të ri.”

Publication year: 2022