Journalift bisedon me Božo Bulatović, Drejtor Ekzekutiv i Radio Titograd

Radio Titograd, një media e pranishme në shumë platforma nga Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, festoi vitin e kaluar 5-vjetorin e krijimit të saj. Kjo media, përveçse radio, është e pranishme edhe në internet. Programi i radios transmetohet në valën 101,1 MHz dhe mbulon qytetet Podgoricë, Danilovgrad, Spuzh, dhe Cetinje.

Nëpërmjet Projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria Britanike dhe zbatuar nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC, Radio Titograd përfitoi një faqe tërësisht të re interneti, prezantoi përmbajtje të re – podkast me video, dhe u fokusua në modele më të qëndrueshme biznesi.

Në këtë episod të Bisedave të Journalift, Božo Bulatović, Drejtori Ekzekutiv i Radio Titograd, bisedon për efektet e Covid-19 në industrinë e medias, për Projektin “Media for All”, faqen e re të internetit dhe planet për të ardhmen. Këto dhe shumë detaje të tjera interesante për këtë media, punën e saj, dhe përvjetorin e pestë diskutohen në bisedën që u zhvillua kohët e fundit mes Davor Marko dhe Božo Bulatović.

Publication year: 2022