Journalift bisedon me Igor Stojanov, kryeredaktor i Goce.mk

Lista e platformave mediatike që janë pjesë Universitetit ‘Goce Delchev’ nga Shtip pasurohet me një faqe të re uebi dhe aplikacion për celular, të cilët fokusohen kryesisht te nevojat e të rinjve dhe studentëve. Goce.mk është platforma e re që synon të mbushë boshllëkun në skenën mediatike të Maqedonisë së Veriut. Kjo faqe ueb është pjesë e familjes së mediave të këtij universiteti dhe që përbëhet nga Radio UGD FM, kanali në YouTube dhe faqja ueb.

Goce.mk është një nga 11 mediat nga Maqedonia e Veriut që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillim në kuadër të Projektit “Media for All” (Media për të gjithë).

Igor Stojanov, kryeredaktor i Goce.mk, në edicionin më të fundit të Bisedave të Journalift fokusohet në planet për të ardhmen në departamentin e mediave të universitetit, angazhimin e të rinjve, komentet nga audienca, detaje interesante për zbatimin e projektit dhe ato që kanë mësuar nga Projekti “Media për të gjithë”. Të gjitha këto dhe shumë gjëra të tjera do t’i ndiqni në intervistën e realizuar nga Ilcho Cvetanoski me kryeredaktorin Igor Stojanov.

Publication year: 2022