Journalift bisedon me Meri Jancheva, menaxhere e marketingut dhe projektit në TV VIS

TV VIS, transmetues rajonal nga qyteti jugor i Strumicës, nëpërmjet Projektit “Media for All”, ka bërë të mundur të nxisë ndërveprimin dhe të rrisë audiencën me anë të gazetarisë së qytetarëve. Pra, qëllimi i projektit TV VIS ishte të krijonte një qasje të re në marrëdhëniet aktuale mes medias dhe publikut. Me ndihmë nga Projekti “Media for All”, kjo media krijoi një nënfaqe të veçantë në portalin e saj duke bërë të mundur komunikimin e dyanshëm me qytetarët. Meri Jancheva, pjesë e ekipit të marketingut dhe menaxhimit në TV VIS, në intervistën e mëposhtme jep më shumë detaje për projektin, ecurinë dhe rezultatet e tij dhe planet për të ardhmen e TV VIS.

Publication year: 2022