Journalift bisedon me Nadezhda Budimoviç, kryeredaktore e KrusevacGrad

KrusevacGrad, një media e vogël me qendër në qytetin e Krushevacit në Serbinë qendrore, ia doli të rrisë përkushtimin dhe angazhimin e komunitetit të saj si dhe të hartojë një paketë të re reklamash për bizneset në vend duke zhvilluar më tej kapacitetet teknike dhe njohuritë e ekipit.

Kohët e fundit kjo media krijoi një faqe të re interneti, të përshtatshëm për pajisjet celulare dhe që është më ndërvepruese krahasuar me faqen e vjetër. Po ashtu, trajnimet për rritje kapacitetesh, mes të tjerash për prodhimin e videove, së bashku me pajisjet e reja të videove çuan në krijimin e një përmbajtjeje më tërheqëse vizualisht.

Këto dhe shumë detaje të tjera interesante për median dhe punën e saj diskutohen në bisedën e fundit të Journalift mes Sanja Laziç dhe Nadezhda Budimoviç, kryeredaktore e KrusevacGrad.

Publication year: 2022