Journalift bisedon me Zoran Strika, redaktorin e faqes ueb të Radios 021

Radio 021, një media shumë-platformëshe me qendër në Novi Sad të Serbisë, synon të rrisë të ardhurat duke përmirësuar planifikimin, koordinimin dhe komunikimin më efikas me klientët e saj nëpërmjet hartimit të një baze të dhënash të klientëve të biznesit.

Kjo media, e krijuar 23 vite më parë, përbëhet nga radioja dhe portali ueb si kanalet kryesore të komunikimit dhe një kafene që quhet ‘Radio Cafe’, biznes dytësor i ngritur për të mbështetur pavarësinë e medias me të ardhura plotësuese.

Radio 021 është një nga 16 mediat nga Serbia që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillim në kuadër të Projektit “Media for All” (Media për të gjithë).

Sanja Lazić në edicionin më të fundit të Bisedave të Journalift me redaktorin e faqes ueb të Radios 021 përqendrohet në planet e kësaj medie, zbatimin e projektit dhe në atë që kanë mësuar nga Projekti “Media for All”. Këto dhe detaje të tjera shumë interesante për këtë media, për punën e saj dhe panoramën e mediave në Serbi do t’i mësoni në intervistën e mëposhtme.

Publication year: 2022