Autor/e

Klodiana Kapo drejton organizatën “Faktoje”, që ofron shërbime faktmbledhëse që nga viti 2019. Ajo e mban këtë pozicion pas tre vitesh përvojë si Menaxhere Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun në organizatën ndërkombëtare të fëmijëve World Vision, ku kohët e fundit iu akordua Çmimi i Brandit Global (Global Brand Award) nga zyra globale. Znj. Kapo vjen në “Faktoje” pas 16 vitesh karrierë në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht për çështjet sociale dhe më specifikisht për sistemin arsimor, për shëndetësinë, zhvillimin e të rinjve, etj. Gjatë karrierës së saj, Znj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron me dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj në gazetën “Shqip” dhe ka punuar si kryeredaktore në Radio Televizionin Shqiptar. Znj. Kapo numëron edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata vendore dhe ndërkombëtare jo-qeveritare dhe është bashkautore e dy librave.

Numri i artikujve: 1