Amfora Media, forma novatore për të angazhuar audiencën

Lexim  minutësh

01 Amfora media

Kur Geri Emiri studionte gazetari në vitin 2016, ai kishte dëshirë të madhe të merrej me raportimin e ngjarjeve kulturore dhe sociale për mediat e mëdha. Nuk e kishte menduar kurrë që disa vite më vonë do të hapte një portal që do të fokusohej në raportimin e çështjeve kulturore dhe arkeologjike dhe që do t’ia dilte mbanë të tërhiqte audiencat e interesuara për këto tema.

Megjithatë, kjo formë raportimi ishte e gjatë, kryesisht e shkruar dhe ai shpesh vriste mendjen se çfarë mund të zgjonte më shumë interes për publikun për sa i përket formës apo përmbajtjes për tregimin e një historie.

Si krijues i Amfora Media, atij iu dha mundësia të trajnohej dhe të punonte nga afër me gazetarë nga Ballkani dhe më tej falë Projektit “Media for All” (Media për të gjithë), financuar nga Britania e Madhe. Kjo mundësi iu ofrua edhe kolegëve të tij të redaksisë së lajmeve.

Ndërkohë që në lidhje me biznesin ai punonte për rritjen e qëndrueshmërisë financiare, ai donte që edhe raportimi të ishte më interesant dhe tërheqës për publikun dhe të shtrihej tek një audiencë më e madhe.

Geri dhe kolegët e tij nisën të punonin me teknikat e tregimit të historive për seritë podkast që kanë prodhuar kohët e fundit dhe për videot e shkurtra mbi kulturën, në konsultim me dy trajnerë shqiptarë me përvojë. Ai punoi me podkaste edhe me trajnerë ndërkombëtarë, të cilët e këshilluan në mënyrë të veçantë se si t’i bënte podkastet më tërheqëse.

“Në fakt, ka të bëjë me idetë e reja si t’i bëjmë videot më të shkurtra por më interesante, si ta ftojmë publikun të ‘udhëtojë’ me ne kur tregojmë historinë. Besoj se këto seanca të shkurtra për konsultime apo diskutime mendimesh na kanë ndihmuar shumë”, thotë Geri.

Për të rritur shikueshmërinë, Amfora Media u fokusua në promovimin e videove dhe podkasteve para transmetimit të tyre, duke informuar dhe ftuar publikun t’i ndjekë ato në platforma të ndryshme. Në këtë aspekt, ndihmë të madhe jep një plan i mirë përgatitur dhe i plotë komunikimi nëpërmjet mediave sociale.

Rezultatet ishin mjaft të mira: numri i vizitorëve të medias u rrit me 76% në 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga komentet dhe klikimet në faqen e mediave dhe në rrjetet sociale, videot e shkurtra u ndoqën nga 110.349 vetë. Nga ana tjetër, seritë e podkasteve u ndoqën nga 332 dëgjues.

“Nëpërmjet mentorimit për podkastet ‘Zëri i kulturës’ kemi identifikuar kanale të reja për shpërndarje. Po ashtu, kemi përmirësuar teknikat për regjistrimin dhe montazhin e videove gjatë realizimit të serisë së videove ‘Kultura në 1 minutë’. Në thelb, nëpërmjet mentorimit kemi gjetur zgjidhje për sfidat që kemi pasur”, pranon Geri.

Por gjithsesi, si mund ta bëjmë këtë media të re të jetë e qëndrueshme? Atij iu dha mundësia të mentorohej për zhvillimin e biznesit dhe konkretisht për monetizimin e mediave lokale dhe u këshillua të merrte reklama nga bizneset, të siguronte donacione dhe të ofronte shërbime mediatike (si studio e specializuar për krijimin e videove dhe podkasteve).

Geri nuk ngurroi të provonte ide të reja biznesi, të tilla si zgjerimi i audiencës dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare duke përmirësuar kapacitetet teknike dhe cilësinë e përmbajtjes.

Por si e re që ishte, kjo media lokale hasi në disa vështirësi. Para së gjithash, kishte mungesa stafi dhe pajisjesh teknike të cilësisë së lartë. Projekti “Media for All” iu gjend pranë duke e mbështetur në këtë drejtim atë dhe ekipin e tij të vogël.

“Nëpërmjet këtij projekti kemi rritur kapacitetet tona njerëzore dhe teknike. Tashmë kemi më shumë punonjës dhe përdorim teknologji të cilësisë së lartë për regjistrime video dhe audio”, theksoi ai.

03 The technical and know-how support resulted in producing better stories

Mbështetja dhe njohuritë teknike sollën si rezultat prodhimin e historive më të mira, por tani po përballej me një tjetër vështirësi – si të zgjonte interesin e publikut për tema me të cilat po punonte.

“Angazhimi i audiencës ishte sfida jonë e radhës. Këtë vështirësi u përpoqëm ta zgjidhnim duke e ftuar publikun të merrte pjesë në sondazhet tona ose duke iu kërkuar atyre të shprehnin mendimet apo komente për punën tonë apo edhe duke i ftuar në aktivitetet që organizonim me fokus trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit”, tha Geri.

Kjo seri fokusohet në prezantimin e aktiviteteve, personazheve dhe vendeve arkeologjike për qarkun e Durrësit. Videot bazohen në burime të verifikuara historike dhe ekspertët flasin duke u bazuar në njohuritë që kanë për temën në fjalë.

Angazhimi i audiencës për video seritë “Kultura në 1 minutë” ka ardhur duke u rritur episod pas episodi. Kjo audiencë angazhohet edhe me faqen e internetit të Amfora Media (www.amfora.al) dhe me platformat e mediave sociale.

Nga ana tjetër, në serinë e podkasteve “Zëri i Kulturës” raportimi fokusohet në tema të veçanta që lidhen me çështje social-kulturore dhe ekonomike. Ato synojnë të përfshijnë grupe të caktuara, të trajtojnë çështje që mediat e tjera nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur. Edhe këtu, gazetarët e rinj si Geri dhe Livia duke kuptuar interesin e këtij grupi/komuniteti ishin në gjendje të identifikonin çështjet ose temat më të rëndësishme për podkastet e tyre.

Geri është i bindur se ky është veçse fillimi. Nëse është vullneti për t’i shërbyer publikut me informacion cilësor, do ta gjendet edhe mënyra për t’ia dalë mbanë. Amfora është e vetmja media në Shqipëri që raporton gjerësisht mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore. Nëpërmjet video serive kjo media sjell informacione historike për rajonin e Durrësit në shqip dhe anglisht.

Elira Canga ka punuar si gazetare dhe redaktore prej 11 vitesh në Shqipëri. Aktualisht punon si menaxhere e projektit të medias për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me qëllim modernizimin e medias publike në Shqipëri dhe pasurimin e kurrikulës së gazetarisë. Ajo ka punuar më parë si gazetare dhe producente për BBC-në dhe si udhëheqëse e ekipit të medias për USAID. Elira ka përvojë në zhvillimin e mediave dhe çështjet ndërkombëtare. Ka shpenzuar dhjetë vjet duke punuar për zhvillimin e medias për të nxitur raportimin investigativ dhe verifikimin e fakteve, si dhe për trajnimin dhe mentorimin e gazetarëve të rinj në lidhje me edukimin për mediat dhe informimin dhe për të luftuar disinformimin në internet. Gjatë viteve 2021-2022, Canga po ndjek Humphrey Fellowship, pjesë e programit Fulbright, në Universitetin Shtetëror të Arizonës, SHBA.

Klodiana Kapo drejton organizatën “Faktoje”, që ofron shërbime faktmbledhëse që nga viti 2019. Ajo e mban këtë pozicion pas tre vitesh përvojë si Menaxhere Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun në organizatën ndërkombëtare të fëmijëve World Vision, ku kohët e fundit iu akordua Çmimi i Brandit Global (Global Brand Award) nga zyra globale. Znj. Kapo vjen në “Faktoje” pas 16 vitesh karrierë në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht për çështjet sociale dhe më specifikisht për sistemin arsimor, për shëndetësinë, zhvillimin e të rinjve, etj. Gjatë karrierës së saj, Znj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron me dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj në gazetën “Shqip” dhe ka punuar si kryeredaktore në Radio Televizionin Shqiptar. Znj. Kapo numëron edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata vendore dhe ndërkombëtare jo-qeveritare dhe është bashkautore e dy librave.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të