Natasha Gjukanoviq ka kaluar të tërë karrierën e saj në pikë takimin midis teknologjisë, marketingut dhe lidershipit. Natasha është COO i Tech.eu, i cili është burimi kryesor i lajmeve të teknologjisë europiane, analizave të të dhënave dhe inteligjencës së tregut – me një fokus mbi start upet. Më parë ajo ka qenë CMO e Domain.ME, kompania ndërkombëtare e teknologjisë që operon me domenin e internetit .ME. Ajo është gjithashtu një bashkëthemeluese dhe presidente e OJQ-së Digitalizuj.me, e cila është bërë një nga forcat shtytëse pas ekosistemit lokal të startapeve dhe e para që ofron trajnim dhe këshillim falas në fushën e marketingut dixhital dhe inxhinierisë së softuerit në Malin e Zi. Natasha ka njohuri të thella mbi industrinë e medias dhe ka një fokus të fortë në psikologjinë e sjelljes dhe menaxhimin e komunitetit, kështu që ajo është në gjendje të ndihmojë drejtpërdrejt mediat për të testuar modele të reja biznesi dhe për të prezantuar burime të reja të ardhurash.
Aq sa paguanin prindërit tanë për të marrë lajme, aq po mundohemi edhe ne për të pranuar nocionin e