Journalift bisedon me Adriatik Golemin dhe Artur Rustemin, TV Apollon

TV Apollon, një transmetues lokal nga qyteti i Fierit, me ndihmën e Projektit “Media for All” po përdor kohët e fundit një model të ri dhe novator biznesi B2B, si dhe ka përmirësuar cilësinë dhe lidhjen e përmbajtjes së saj duke u fokusuar në çështje që mbulohen fare pak në komunitet (p.sh., çështjet mjedisore, racizmi, të drejtat e grave). Po ashtu, kjo media ka ndërtuar një faqe të re interneti që është më e shpejtë dhe më e sigurt si dhe ka rritur numrin e stafit duke punësuar të rinj në departamentin e produksionit dhe marketingut.

Ky stacion televiziv është një nga 8 mediat në Shqipëri që janë bërë pjesë e Projektit “Media for All”, projekt i financuar nga Qeveria Britanike dhe që po zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë episod të Bisedave të Journalift, të ftuarit tanë flasin për dixhitalizimin e mediave në Shqipëri, planet e së ardhmes të TV Apollon, situatën e mediave në vend, etj. Këto dhe shumë detaje të tjera interesante për këtë media dhe punën e saj do t’i mësojmë në bisedën që Anisa Curraj nga Fondacioni Thomson pati kohët e fundit me Adriatik Golemin, menaxherin e projektit në TV Apollon, dhe me Artur Rustemin, pronarin e TV Apollon.

Publication year: 2022