Journalift Talks me Ilmira Lika, drejtoreshë ekzekutive e RTV Teuta

Në kuadër të projektit Media for All, RTV Teuta nga Ulqini i përmbushi të gjitha qëllimet e parapara – rritja e numrit të përdoruesve/vizitave/abonentëve, krijimi i një ueb-faqe të re, dygjuhëshe, prezantimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të programit, aplikacioni online dhe rritja e audiencës nga diaspora.

Falë qasjes holistike dhe multiplatformë, së bashku me uebsajtin dhe aplikacionin e sapo prezantuar, RTV Teuta shënon rritje të vazhdueshme të audiencës në të gjitha platformat dixhitale – ueb faqe, YouTube, Facebook, dhe Instagram.

RTV Teuta është themeluar në vitin 2003 dhe është media e parë dygjuhëshe në Mal të Zi që transmeton programin e saj në gjuhën shqipe dhe malazeze.

Ato janë një nga pesë mediat nga Mali i Zi që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projektit Media for All.

Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë edicion special të Journalift Talks nga Ulqini në Mal të Zi, Lika flet me Anisa Curraj nga Thomson Foundation për arritjet kryesore gjatë projektit Media for All, përfshirjen e diasporës dhe audiencës vendase në prodhimin e përmbajtjes dhe planet e tyre të ardhshme.

Publication year: 2022