Journalift Talks me Visar Hotin, drejtorin e RTV-së Tema

RTV Tema me seli në Ferizaj në kuadër të projektit Media for All rriti kapacitetet e prodhimit të videove, lansoi dy seriale televizive me cilësi të lartë, përmirësoi shitjet në internet përmes video reklamave gjatë transmentimit (streaming) dhe prezantoi një platformë të re të, abonim – bazuar dhe radio shërbim në dyqan.

Për të përfituar plotësisht nga përmirësimet e prodhimit, RTV Tema zhvilloi gjithashtu strategji të reja të shtrirjes dhe mediave sociale.

RTV Tema është televizion lokal privat i themeluar në vitin 2000 si radiostacion dhe nga viti 2005 është licencuar si stacion televiziv që mbulon 10 komuna të Kosovës me rreth 700,000 banorë.

Është një nga gjashtë mediat nga Kosova që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projektit Media for All. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë edicion special të Journalift Talks nga Ulqini në Mal të Zi, Visar Hoti flet me Anisa Currajn nga Thomson Foundation për arritjet dhe sfidat kryesore të medias gjatë zbatimit të projektit, procesin e mentorimit dhe planet e ardhshme të RTV-së Tema. Këto dhe shumë detaje më interesante në intervistën e mëposhtme.

Authors: Journalift
Publication year: 2022