Kurs sigurie për gazetarët në Ballkanin Perëndimor

Ky kurs do t’ju mësojë se si të dalloni lloje të ndryshme të dhunës dhe kërcënimeve kur bëhet fjalë për punën e gazetareve në Ballkanin Perëndimor. Do të dëgjoni tregime dhe përvoja personale të disa prej gazetareve më të mirë në rajon, do të mësoni se cilat janë të drejtat tuaja, si të silleni në rast sulmi, si ta denonconi dhunën, të krijoni rezistencë dhe të fuqizoni veten për të ndihmuar koleget tuaja.

Thomson Media

Kursi është i ndarë në seksione – siguria në mjedisin real dhe siguria në mjedisin online. Ofrohet ekskluzivisht përmes aplikacionit WhatsApp. Pasi të zgjidhni vendin, vendosni kodin për të filluar mësimin.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë siç do të shkruhet në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një sajt të jashtëm

Në këtë kurs do të mësoni:

A e dini se më shumë se 70 gazetare janë vrarë në dhjetë vitet e fundit për shkak të punës së tyre? Fatmirësisht në Ballkanin Perëndimor nuk ka pasur raste të tilla për tre dekada, por jeta e Olivera Lakiqit, gazetares nga Mali i Zi, u rrezikua rëndë nga lëndimet në vitin 2018. Ashtu si gazetarët, edhe gazetaret janë objektiv kërcënimesh dhe komentesh, , por jo vetëm për shkak të cilësisë së punës së tyre, por edhe për shkak të pamjes fizike, statusit martesor apo prindëror. Kërcënimet fizike dhe verbale, përndjekjet, fushatat online ndaj të cilave ekspozohen gazetaret janë veçanërisht shqetësuese, sepse shpesh objektiva të dhunuesve janë edhe familjet e gazetareve, veçanërisht fëmijët.

Për të ndihmuar koleget tona nga rajoni, Thomson Media, në bashkëpunim me Natasha Kovaçev Krstin, përgatiti një kurs për gazetaret në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i kursit është të ndihmojë gazetaret të njohin në kohën e duhur lloje të ndryshme të dhunës, si të reagojnë ndaj tyre, si dhe si të forcojnë rezistencën e tyre dhe t’u ofrojnë mbështetje kolegeve që kanë nevojë për ndihmën.ebna.

Si mund t’ju ndihmojë kursi ynë?

Kursi për sigurinë e gazetareve është zhvilluar në mënyrë që të ketë dy module të pandashme:

Siguria e gazetareve në jetën reale do t’ju ndihmojë të:

  • Identifikoni lloje të ndryshme të dhunës;
  • Reagoni në një mënyrë që do t’ju ndihmojë të merrni kontroll;
  • Denonconi se jeni të rrezikuar në institucionet kompetente;
  • Kuptoni ligjin dhe praktikën gjyqësore – cilat vepra janë të dënueshme dhe si ndiqen penalisht;
  • Zbuloni se cilat janë detyrimet e shtetit për parandalimin e dhunës ndaj gazetareve;
  • Kapërceni pasojat e mundshme të dhunës dhe forconi qëndrueshmërinë tuaj.

Siguria e gazetarëve në mjedisin online do t’ju ndihmojë të:

  • Mësoni si të dalloni ngacmimet në internet;
  • Përgjigjeni në mënyrë të duhur në rast të një sulmi në internet;
  • Denonconi ngacmimet në internet;
  • Kuptoni aspektin ligjor të dhunës në internet dhe sanksioneve të mundshme;
  • Forconi veten dhe përballoni pasojat psikologjike të dhunës në internet.

Si të aplikoni për kursin tonë?

Ky kurs është një format i thjeshtë dhe është i disponueshëm vetëm përmes aplikacionit WhatsApp. Mësoni më shumë rreth sigurisë në jetën reale dhe në mjedisin online duke përdorur telefonin tuaj celular.

Për të filluar kursin, ndiqni këto hapa:

1. Klikoni në linkun e ueb aplikacionit WhatsApp që do t’ju çojë te kursi në gjuhën tuaj
2. Zgjidhni Continue to chat

3. Zgjidhni nëse dëshironi të shkarkoni aplikacionin WhatsApp ose të përdorni versionin online.

4. Pas skanimit të kodit QR me telefon, sistemi do t’ju njohë dhe mund të filloni kursin në telefonin tuaj ose në kompjuter duke shtypur kodin 3300 nëse vini nga Shqipëria, 4600 nëse vini nga Kosova.

5. Ndiqni mesazhet të cilat i merrni në WhatsAPP dhe përgjigjuni pyetjeve.

Certifikatë

Pas përfundimit të sukseshëm të modulit të dytë, pjesëmarrëset kanë mundësinë të marrin certifikatën e Foundacionit Thomson për ndjekjen e suksesshme të kursit.

Kohëzgjatja e kursit

Kursin WhatsApp e ndiqni me ritmin tuaj, në kohën dhe vendin që ju përshtatet më shumë. Koha mesatare e kalimit të kursit është deri në 2 orë.

Edukatorët në këtë kurs:

Natasha Kovaçev Krstin

Reportere

Natasha Kovaçev – reportere me përvojë 15 vjeçare në gazetarinë televizive. Aktualisht, unë jam një korrespodente nga Vojvodina që punoj për Euroneës Serbia. Më parë kam punuar për televizionin N1, Al Jazeera Balkans, RTV Vojvodina. Kam mbuluar histori të ndryshme që nga politika lokale, ekonomia, deri te zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016, kriza ukrainase, protesta masive në Rumani, pasojat e sulmeve me bombë në Bruksel dhe Ankara, kriza e refugjatëve në Evropë, përpjekja për grusht shteti ushtarak në Turqi, si dhe shumë demonstrata të ndryshme në të gjithë Vendet e Ballkanit.

Thomson Media

Organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse

Thomson Media gGmbH udhëheq zgjidhjen e problemeve kryesore të së sotmës duke forcuar aftësitë mediatike në mbarë botën. Duke punuar me qeveritë, donatorët filantropikë dhe institucionalë nga baza e tyre në Berlin, ata sjellin qasje inovative mediatike për të hyrë në thelbin e çështjeve kritike, nga siguria rajonale përmes ndryshimeve klimatike te migrimi dhe rritja ekonomike. Thomson Media gGmbH është organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse dhe partnere e Fondacionit Thomson.

Kurse të tjera:

Biljana Stepanović
Vlera e këtij kursi është se njohuritë dhe këshillat ndahen nga “persoanat e brendshëm”, pra nga gazetarët ekonomikë prej kohësh, të cilët e dinë se cilat janë sfidat dhe ankthet profesionale dhe personale të gazetarëve të rinj.
Thomson Media
Ky kurs do t’ju mësojë se si të dalloni lloje të ndryshme të dhunës dhe kërcënimeve kur bëhet fjalë për punën e gazetareve në Ballkanin Perëndimor. Do të dëgjoni tregime dhe përvoja personale të disa prej gazetareve më të mirë në rajon, do të mësoni se cilat janë të drejtat tuaja, si të silleni në rast sulmi, si ta denonconi dhunën, të krijoni rezistencë dhe të fuqizoni veten për të ndihmuar koleget tuaja.
Ewen MacAskill
Ky kurs është krijuar për t’jua mësuar teknikat e avancuara të tregimit të historive me këshilla nga gazetarët udhëheqësë. Do t’ju tregohen mënyra të ndryshme për tregimin e një histori gazetaresk dhes do t’i merrni këshillat e ekspertëve rreth çështjes së raportimit nga terreni.
Catherine Mackie
Çdo gazetar dëshiron që audienca t’i besojë atij. Në këmbim, audienca pret që gazetari të jetë i saktë, i drejtë dhe i paanshëm. Nëse këtij ekuacionit i shtohet inteligjenca artificiale (IA), gjërat mund të ndërlikohen, nëse nuk jeni të përgatitur. Mjetet e inteligjencës artificiale janë shumë të dobishme për shumë redaksi, por ato kanë një çmim. Çmimi, nëse nuk keni politika adekuate, mund të jetë në kurriz të reputacionit, dhe mund të shkaktojë probleme ligjore dhe humbjen e besimit të audiencës. Pra, nëse përdorni inteligjencën artificiale ose planifikoni një gjë të tillë, është koha të pranoni një Qasje Etike.
Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.