Mirë se vini në kursin e dytë në serinë tonë Shkrimi i lajmeve: Arti i tregimit të historive.
Imagjinoni të jeni të rrobëruar në një dhomë hoteli me sinjalizuesin më të famshëm në botë që dëshiron t’ju tregojë historinë e tij. Si do ta shkruanit atë histori?
Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi fituesit të çmimit Pulitzer dhe fituesit të Emmy-t, Ewen MacAskill-it, i cili është njëkohësisht instruktori kryesor i këtij kursi. Ky kurs është i dyti në serinë Shkrimi i lajmeve: Arti i tregimit të historive dhe ju jep një mundësi unike për të mësuar më shumë përmes përvojave të Ewen MacAskill-it.
Gjatë kursit të parë, Ewen i shpjegoi teknikat bazike të shkrimit të lajmeve. Ky kurs do t’jua mësojë teknikat e avancuara. Gjithashtu, disa nga gazetarët me ndikim më të madh në botë janë pjesë e këtij kursi dhe ata do t’jua japin këshillat dhe rekomandimet e tyre për t’u bërë një tregimtar më i mirë.
