Mobile Journalist – Kursi Fillestar

Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.

Aleksandar Manasiev

Të gjitha modulet përbëhen nga mësime të shkurtra video, teksti shoqërues, por edhe materiale dhe detyra shtesë. Ne do të mbulojmë koncepte praktike të cilat mund të filloni t’i përdorni në punën tuaj menjëherë.

Gjatë regjistrimit, ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë pasi ai do të jetë informacioni i shkruar në certifikatën tuaj.

Kurs falas

Do të ridrejtoheni në një faqe interneti të jashtme

Moduli 1 – Hyrje në gazetarinë mobile
Moduli 2 – Përparësitë e gazetarisë mobile
Moduli 3 – Fotografi
Moduli 4 – Video
Moduli 5 – Regjistrimi audio
Moduli 6 – Montazhi në celular

Në këtë kurs do të mësoni:

Gazetaria mobile do të thotë liri. Me celularin tuaj, mund të krijoni lehtësisht përmbajtje mediatike nga kudo. Krijimi i përmbajtjes cilësore gazetareske me një celular si mjetin kryesor nuk është zgjeruar ende plotësisht në Ballkan. Telefonat celularë janë një mjet i rëndësishëm për gazetarët, por shumica e mediave kryesore ballkanike nuk e përdorin plotësisht potencialin dhe aftësinë e tyre për të krijuar përmbajtje të fuqishme video. Ekziston një mundësi e shkëlqyer, jo vetëm për çdo media, por edhe për çdo gazetar.

Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.

Përmbajtja e kursit:

  • Pjesa 1 – Tregon strukturën e kursit dhe shpjegon konceptet baze të gazetarisë mobile.
  • Pjesa 2 – Përshkruan avantazhet e gazetarisë përmes telefonit celular dhe pajisjet e nevojshme për të përfunduar këtë kurs.
  • Pjesa 3 – Përshkruan bazat e gazetarisë mobile – fotografimin dhe këshilla për të shkrepur fotografi cilësore me telefonin celular
  • Pjesa 4 – Shpjegon elementin e dytë të gazetarisë mobile – videon dhe këshilla për të krijuar video cilësore me telefon celular
  • Pjesa 5 – I dedikohet këshillave për regjistrimi cilësor të audios (zërit), duke përdorur telefonin celular.
  • Pjesa 6 – Shpjegon fazën e fundit – montimin e kronikave gazetareske përmes telefonit celular, duke përdorur aplikacione pa pagesë.

Koha e nevojshme për të përfunduar të gjitha sesionet e këtij kursi online është katër orë.

Mësuesit në këtë kurs:

Andrija Vučković

Učitelj bezbrojnih mudrosti

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis vestibulum lectus condimentum turpis cursus, sit amet porta ipsum pulvinar. Class aptent taciti sociosqu ad litora torquent per conubia nostra, per inceptos himenaeos. Quisque sollicitudin vestibulum nunc a euismod. Nullam venenatis ultrices nibh ac tincidunt. 

Aleksandar Manasiev

Gazetar

Aleksandar Manasiev është gazetar nga Maqedonia e Veriut, fitues i disa çmimeve, me më shumë se 17 vjet përvojë në media të shkruara, TV dhe dixhitale. Ai ka përvojë si gazetar investigativ, korrespodent dhe kryeredaktor në disa media në rajon dhe më gjerë. Ai gjithashtu punon si trainer rajonal për gazetarinë mobile, median dixhitale dhe gazetarinë investigative.

Kurse të tjera:

Lamija Aleçkoviq
Qëllimi i këtij kursi është të ofrojë njohuri që do t’ju lejojnë jo vetëm të kuptoni, por edhe të përshtatni dhe krijoni procese pune që do ta bëjnë redaksinë tuaj më moderne, dhe të mësoni se si ta menaxhoni atë për t’i bërë mediat më konkurruese në mjedisin dixhital.
Natasha Kovaçev
Qëllimi i këtij kursi është të përgatisë gazetarët për situata të mundshme të paparashikuara që mund të hasin gjatë raportimit nga protestat dhe demonstratat e ndryshme. Në vitet e fundit, shumica e protestave që ndodhën në rajon, pësuan dhunë dhe në një moment shënjestra e dhunës u bënë gazetarët. Ky kurs ofron këshilla të dobishme se si të shmangni ose të përballoni këto problematika në ngjarje të tilla.
Aleksandar Birovljev
Ky kurs përmban një thesar përvojash praktike që do t’ju ndihmojnë të mos ndaleni tek krijimi i modelit të biznesit, por të paguheni për përpjekjet tuaja, pasi tani keni filluar punën për shitjen e përmbajtjes, shërbimeve apo mallrave tuaja dhe për të fituar para. Ju mund të dëgjoni përvoja direkte se si pagesat elektronike janë kthyer në një industri më vete dhe se si kanë riformuar tregtinë elektronike në 10 vitet e fundit.
Nathan Koeshall, Millosh Jankoviq, Sanja Llaziq
Qëllimi i këtij kursi është t’ju ndihmojë të filloni të mendoni mbi komunitetin tuaj në mënyrën e duhur, si dhe t’ju ofrojë konceptet themelore dhe praktike për krijimin dhe angazhimin e këtij komuniteti.
Aleksandar Manasiev
Kursi është menduar për të gjithë gazetarët që duan të krijojnë në mënyrë të pavarur përmbajtje gazetareske. Duke shpjeguar teknikat dhe praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjeve përmes një telefoni celular, gazetarët do të përgatiten në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndihmë për të krijuar histori tërheqëse, video të fuqishme vizualisht, intervista dhe t’i publikojnë ato në çdo medium.
Aleksandar Manasiev
Përmes kursit do të mësoni se si bota e medias ndryshon nën ndikimin e teknologjisë, si ndryshojnë zakonet e audiencës, çfarë përmbajtjeje duhet të krijoni dhe si ta përshtatni atë në mënyrë që të monitoroni platforma të ndryshme.