Mirë se vini në kursin, Inteligjenca Artificiale (IA) në redaksi: Qasja etike
“Pavarësisht nëse përdorni IA për të mbledhur informacione ose për të shkruar lajme, apo për të punuar me të dhënat e përdoruesve, ju duhet të futni mekanizma verifikimi dhe kontrollimi në rregulloret, politikat, rrjedhat dhe procedurat e punës”, Hosam El Nagar, Fondacioni Thomson
Çdo gazetar dëshiron që audienca t’i besojë atij. Në këmbim, audienca pret që gazetari të jetë i saktë, i drejtë dhe i paanshëm. Nëse këtij ekuacionit i shtohet inteligjenca artificiale (IA), gjërat mund të ndërlikohen, nëse nuk jeni të përgatitur.
Mjetet e inteligjencës artificiale janë shumë të dobishme për shumë redaksi, por ato kanë një çmim. Çmimi, nëse nuk keni politika adekuate, mund të jetë në kurriz të reputacionit, dhe mund të shkaktojë probleme ligjore dhe humbjen e besimit të audiencës. Pra, nëse përdorni inteligjencën artificiale ose planifikoni një gjë të tillë, është koha të pranoni një Qasje Etike.
Ky kurs do t’ju udhëzojë nëpër qasjen e duhur që duhet të keni kur e zbatoni inteligjencën artificiale në redaksinë tuaj, dhe në të njëjtën kohë, përmes këtij krusi do ta merrni edhe certifikatën e Iniciativës së Gazetarisë së Besueshme (Journalism Trust Initiative/JTI). Vula e miratimit të JTI-së do t’i bëjë të ditur audiencës suaj dhe botës se ju jeni një burim i besueshëm dhe transparent lajmesh.
Ky është një kurs që mund ta kryeni me ritëm tuaj, i ndarë në pjesë, dhe secila prej tyre i referohet njërës nga pikat kryesore të të mësuarit.