Shqipëri, Citizens Channel: Trajnime për edukimin mediatik,“Sheshit”

Lexim  minutësh

qarte-hapur

Citizens Channel në Tiranë prezantoi platformën e saj të mësimit online të quajtur Sheshit, e cila synon rritjen e kapaciteteve të gazetarëve të rinj, studentëve të gazetarisë, aktivistëve dhe qytetarëve për raportimin e çështjeve me rëndësi komunitare, përmes kurseve intensive online.

“Sheshit synon të bëje bashkë komunitetet rreth Citizens Channel. Duke ju ofruar njohuritë, këshillat dhe pajisjet e duhura për të avancuar në mënyrë efektive aktivizmin e tyre mbi çështje që lidhen me demokracinë, mjedisin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”, tregon Lorin Kadiu, Drejtues Ekzekutiv i Citizens Channel.

Moduli i parë i serisë prej tre trajnimesh, i fokusuar në Edukimin Mediatik, është tanimë online dhe gati për të mirëpritur pjesëmarrësit. Ky modul përbëhet nga 5 njësi që përcjellin një sërë njohurish teorike dhe praktike mbi të menduarin kritik gjatë konsumit të përmbajtjes mediatike. Dy modulet e tjera do të fokusohen tek gazetaria përmes telefonit celular (Mobile Journalism) dhe Mjetet e Aktivizmit Kreativ.

Plani afatgjatë i platformës është që të sigurojë vazhdimësinë, duke u kthyer në një shërbim të vetë-mjaftueshëm.

"Kjo është ajo që ne po synojmë – përmes një fushate marketingu online për “Mjetet e Gazetarit Qytetar” – një set pajisjesh që do të fuqizojë aktivistët dhe gazetarët e rinj në prodhimin e përmbajtjes vizuale cilësore. Do të kemi gjithashtu një fushatë me aksesorë të brenduar – që do të krijohen nga moduli jonë mbi Aktivizmin Kreativ”, thotë Kadiu.

Citizens Channel është pjesë e programit “Media for All”, një iniciativë e themeluar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zbatuar nga “British Council” në partneritet me BIRN, INTRAC dhe Fondacionin Thomson.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të