Kosovë, RTV Besa: Multikulturalizmi si shans për zhvillim

Lexim  minutësh

Media me bazë në Prizren, RTV Besa, përdori diversitetin multikulturor dhe gjuhësor të qytetit si një përparësi kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të medias. Gjegjësisht, ata vendosën të hapen ndaj komuniteteve pakicë në qytet duke prezantuar emisione televizive në gjuhën boshnjake dhe turke. Përveç kësaj, ata ofrojnë për herë të parë përkthim të seancave të kuvendit të komunës dhe i transmetojnë ato në TV dhe përmes kanaleve të mediave sociale (Facebook dhe YouTube).

“Deri më tani, bazuar në reagimet e audiencës, përkthimi dhe transmetimi i seancave të kuvendit ka ndikim të drejtpërdrejtë në transparencën e punës së kuvendit”, tha Mamer Fusha, pronari dhe drejtori i RTV-së Besa, duke shtuar se “përveç qëllimit të mbajtjes së informuar dhe angazhuar komunitetin boshnjak dhe turk në proceset e vendimmarrjes, me këtë vendim synojmë gjithashtu që të t'u drejtohemi kompanive të cilat janë në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve për shkak të marketingut.”

Të ftuarit e emisionit janë përfaqësues të shquar të komuniteteve turke dhe boshnjake dhe mbulohen tema të ndryshme mbi politikën, kulturën, artin, sportin, shoqërinë civile dhe biznesin. Përveç kësaj, RTV Besa ka hapur faqe në Facebook dhe nënfaqe të veçanta në ueb portalin kryesor të medias në të dyja gjuhët, boshnjakisht dhe turqisht, me përditësime të rregullta ditore.

Përmbajtja e re e prodhuar në gjuhën turke dhe boshnjake ka arritur audiencën e saj kryesisht përmes mediave sociale dhe njoftimeve televizive. Rritja e përmbajtjes së re na solli mijëra ndjekës dhe vizitorë të rinj”, tha Fusha.

Falë grantit për zhvillimin e biznesit, RTV Besa e ka angazhuar edhe stafin shtesë, për ta mbështetur prodhimin e përmbajtjes së re.

Ekipi ynë tashmë ishte multietnik, por ishte i angazhuar në prodhimin e përmbajtjeve ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Tani, anëtarët e ekipit tonë në bashkëpunim me stafin e ri punojnë në krijimin e përmbajtjeve në gjuhën turke dhe boshnjake”, tha Fusha.

RTV Besa është themeluar në vitin 2002 si radio stacion lokal. Kanali televiziv u prezantua dy vjet më vonë, në vitin 2004. Është një nga gjashtë mediat nga Kosova që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projekti Media For All. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të