Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT

Lexim  minutësh

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space Odyssey, The Terminator, Matrix, Blade Runner, …). Por a mund të përdoret AI për hir të vetvetes? A mund ta kalojmë valën e kësaj teknologjie dhe të përdorim AI për punët tona?

Me siguri jemi dëshmitarë të hapave të para akoma të vogla të ChatGPT, i cili është, siç u përmend edhe më parë, një model i gjuhës bisedore i IA i zhvilluar nga OpenAI dhe ne si profesionistët e medias, duhet të pranojmë se ndryshimi do të vijë dhe duhet të përgatitemi. Kështu mund të bëjmë:

Hapi i parë është të mësoni se si të bëni pyetje, si të përdorni fjalët e duhura në pyetjet tuaja dhe si t'i strukturoni ato. ChatGPT jep përgjigje të ndryshme për të njëjtën pyetje nëse kërkohet në mënyra të ndryshme. Mënyra e vetme për të kuptuar se si ta bëni këtë është të provoni, testoni dhe eksperimentoni.

ChatGPT është i mirë në thjeshtimin e temave komplekse, punimeve akademike dhe opinioneve të gjata për një audiencë të përgjithshme. Kjo nuk vjen nga “zgjuarsia”, thjesht CatGTP aplikon modele matematikore mbi fjalët, nxjerr fjalët më të rëndësishme dhe i vendos ato në një rend të kuptueshëm njerëzor.

Programi është mirë për të shpjeguar një temë që duhet të hulumtojmë përpara se të shkruajmë një artikull ose për të përgatitur pyetje për një intervistë. Për shembull, mund të rendisni pyetjet që keni tashmë dhe ai do të krijojë më shumë pyetje të reja.

Mund ta pyesni ChatGPT-në që t'ju japë një përmbledhje ose një abstrakt, një përshkrim META, ose një ekstrakt për postimin në media sociale, dhe ai është shumë i mirë në ofrimin e versioneve të ndryshme të tekstit të njëjtë që mund t'i përdorni për titujt. Ne të gjithë e dimë se si testojmë titujt në media sociale dhe se si ndonjëherë kjo punë mund të marrë shumë kohë. ChatGPT mund të ndihmojë. Megjithatë, nuk është i mirë në numërim, sado që tingëllon si shaka. Do ta vëreni këtë shumë shpejt.

Për gazetarët që shkruajnë në anglisht - ChatGPT është një nën-redaktor shumë i mirë - për të kontrolluar artikujt përpara se t'i dërgojnë redaktorit. Megjithatë, ende nuk është mirë për artikujt në gjuhë të tjera, por jam e bindur se edhe kjo do të zgjidhet së shpejti.

Hapi i dytë është (duke mbajtur parasysh që ChatGPT është ende në fillimet e tij) të kontrolloni gjithçka që ChatGTP jep si përgjigje. Mund të jetë lehtësisht një gënjeshtër ose plagjiaturë.

Gjëja më e rëndësishme negative në lidhje me ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha të gjuhës së AI, është se nuk mund t'u besohet atyre. Këto modele janë ndërtuar për të bërë parashikime dhe për të dhënë përgjigjen më të mundshme. Nëse ChatGPT nuk e di përgjigjen, nuk do të thotë "Nuk e di". Do të japë përgjigjen më të mundshme - ose thjesht do ta trillojë atë. Ndonjëherë gjeneron një përgjigje që është thjesht e gabuar, dhe kjo vlen veçanërisht për segmentet që kanë më pak të dhëna në internet. Kur i kërkoni të japë citate, ose referenca për një artikull që ka krijuar, ai mund të trillojë gjithçka. Ky është një problem serioz (i quajtur edhe  halucinacion) dhe edhe pse krijuesit e modeleve të mëdha të gjuhës AI po punojnë shumë mbi këtë çështje, ende nuk mund ta zgjidhin. Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman pranoi se pavarësisht parashikimeve, “GPT-4 ende ka mangësi, është ende i limituar dhe duket më impresiv në përdorimin e parë sesa nëse kalon më shumë kohë me të.”

Një problem tjetër që ka ChatGPT – është trajnuar për sasi të mëdha të dhënash, por nuk e di se çfarë është e vërtetë, nuk njeh moral, etikë apo edhe këndvështrime të ndryshme. Ai nuk njeh se cilat burime informacioni mund t'i besoni dhe cilat jo. Ai përsërit paragjykimin mbi të cilin është trajnuar. Stephen L. Carter, kolumnist i Bloomberg Opinion e shpjegon mirë: “Çdo model i madh gjuhësor është në një farë kuptimi fëmija i teksteve mbi të cilat është trajnuar. Nëse roboti mëson të gënjejë, kjo është sepse ka kuptuar nga ato tekste që qeniet njerëzore shpesh përdorin gënjeshtra për të arritur qëllimin e tyre. Mëkatet e robotëve po i ngjajnë mëkateve të krijuesve të tyre.”

Ashtu si çdo teknologji e re, fillimet janë fillime për të gjithë, duke filluar nga shpikësit, themeluesit dhe inxhinierët, tek ne, njerëzit e zakonshëm dhe mediat, dhe sigurisht institucionet dhe qeveritë. Ne nuk kemi luksin të kemi frikë nga një skenar tjetër distopian, nuk mund të ankohemi apo mohojmë. Na takon neve të informohemi dhe të mësojmë ta përdorim sa më shumë që të mundemi. Dhe mënyra më e mirë të mësoni është të filloni ta përdorni atë.

Natasha Lakoviq Gjukanoviq është një konsulente strategjike me bazë në Belgjikë. Ajo ndihmon kompanitë në rritje në zhvillimin e strategjive të rritjes dhe hyrjes në treg, si dhe në zbatimin e tyre. Natasha është mentore në projektin e Fondacionit Thomson “Media for all” dhe drejton dy grupe të programit EIC Women Leadership.

Më parë, ajo ishte CMO (Drejtore e Marketingut) e Domain.ME, një kompanie ndërkombëtare teknologjike që menaxhon domenin e internetit “.ME”. Ajo është një nga njerëzit kyç që ndikoi në zhvillimin e komunitetit digjital dhe startup të Malit të Zi. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese e Digitalizuj.Me, një organizate joqeveritare që eksploron fuqinë transformuese të teknologjisë përmes projekteve dhe ligjëratave të ndryshme, dhe bashkëthemeluese e Spark.me, njërës nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit në Evropën Juglindore.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të