Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?

Lexim  minutësh

Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të marrë një përgjigje më të mirë. Pjesë të këtij artikulli janë përgjigjet e tij.

Është e rëndësishme të filloni nga fillimi dhe të kuptoni se çfarë është ChatGPT dhe si mbledh informacione:

Është e çuditshme se si komunikoj me të, si shmang të shkruaj “ai” dhe “atij” edhe pse e mendoj kështu dhe si kam nevojë ta falënderoj në fund. Simulimi i bisedës njerëzore - i arritur.

Gjithsesi, për t'u kthyer te të qenit njerëzor – si çdo teknologji e re, ChatGPT dhe IA do të prishin çdo fushë të punës dhe jetës sonë private, duke filluar nga mënyra se si ne kërkojmë informacion, si shkruajmë dhe si lexojmë. Do të ndryshojë edhe gazetarinë dhe biznesin mediatik. Dhe si çdo teknologji e re, ajo sjell të mirat dhe të këqijat e saj dhe na takon ne të përcaktojmë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

IA po krijon mundësi të reja për gazetarët të inovojnë dhe përmirësojnë zanatin e tyre. Mjetet si përpunimi i gjuhës natyrore dhe mësimi i makinerisë mund t'i ndihmojnë gazetarët të analizojnë grupe të mëdha të dhënash dhe të nxjerrin njohuri më shpejt dhe më saktë, gjë që çon në raportime më të nuancuara dhe të informuara - mendoni  për përmbledhjet e lojërave sportive – dhe mundësinë për të liruar kohë për mendime më të plota, personale dhe të ekspertëve. Ose analiza e një debati televiziv (bashkëpunësi i New York Magazine Ben Jacobs e ka testuar tashmë).

Njerëzit gjithmonë do të përdorin teknologjitë në mënyra që krijuesit e tyre nuk i kishin ndërmend - mendoni për deepfake videot. Ne mendojmë se mund të shohim ndryshimin midis një videoje të vërtetë dhe një "deepfake" tani, por teknologjia po përparon shumë shpejt. Mënyrat se si mund të manipulojmë ose manipulohemi nga lajmet, dhe veçanërisht videot, po bëhen më kreative dhe më të avancuara teknologjikisht. Le të shpresojmë që mjetet që njohin një falsifikim të thellë dhe kontrollues të fakteve të IA-së do të zhvillohen njëkohësisht. Ajo që tashmë është një problem me verifikimin e fakteve është se ekzistojnë dy mendime të kundërta për çdo temë në jetën tonë. Ne i drejtohemi më shumë atyre mediave të cilave u besojmë, dhe bëhemi edhe më të njëanshëm dhe të mbërthyer në flluskat tona. Ky është tashmë rasti, por mund të përkeqësohet. Lajmet e njëanshme dhe polarizimi nuk duken si diçka që mund të zgjidhet nga IA.

Po humbja e punës?

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz pyesin veten nëse punët e tyre do të zëvendësohen nga IA, Daily Mirror tashmë njoftoi se ata do të përdorin ChatGPT për të shkruar lajme lokale. Për më tepër, a do të kenë ChatGPT dhe IA një ndikim në rënien tashmë të vazhdueshme të lajmeve lokale (pasi lajmet në internet ndërprenë biznesin e medias)? Apo lajmet e mbetura lokale, megjithatë, kanë treguar një nivel të caktuar qëndrueshmërie, me një ndjenjë të qartë misioni, vizion editorial dhe një kuptim më të mirë të audiencës së tyre? Lajmet lokale mund të jenë një pikë qorre për ChatGPT dhe ndoshta mediat lokale mund të gjejnë rrugën e tyre për të mbijetuar dhe lulëzuar. E vërteta është se IA do të marrë përsipër disa punë, por si me çdo teknologji të re, ajo merr përsipër punët bazë - punët e fillestarëve. Ata që nuk u përshtatën dhe që nuk mësuan se si ta përdorin IA do të kenë vështirësi. Lloji i gazetarisë që do t'i mbijetojë Inteligjencës Artificiale janë tekste me opinionet e mira, stil i mirë, prekje njerëzore, sarkazma dhe shaka.

Në çfarëdo mënyre që ChatGPT ndikon në gazetari dhe media, ndryshimet vijnë nga anë të ndryshme, jo vetëm nga mënyra se si e bëjmë punën tonë.

Do të ndikojë në mënyrën se si njerëzit kërkojnë informacione - ajo që ne themi tani "le ta kërkoj në google" me siguri do të ndryshojë. Google tashmë (në 7 vitet e fundit) jep një përgjigje të drejtpërdrejtë pa na çuar në një ueb faqe inga e ka origjinën informacioni. A do t'i referohemi që nga viti i ardhshëm Bing ose Google për të marrë një përgjigje të plotë, pa klikuar në 10 linqe për të mbledhur sa më shumë informacion? Çfarë do të thotë kjo për ueb faqet tona? SEO (Search Engine Optimization) është në prag të diçkaje që askush nuk mund ta parashikojë ende se si do të duket – kjo ndikon në fjalët kyçe që përdorim në artikujt, fotot dhe madje edhe strukturën e ueb faqes. A do të vjetërohen ueb faqet  dhe a do të jenë ato vetëm një burim informacioni që IA do të përdorë për të mbledhur të njëjtat?

Këto dhe shumë pyetje të tjera vijnë në mendje, por tani për tani le të përpiqemi ta mësojmë dhe ta përdorim sa më shumë që të mundemi. Unë besoj shumë në mendjen dhe krijimtarinë njerëzore. Në fund të fundit, i mbijetuam rrjeteve sociale.

Natasha Lakoviq Gjukanoviq është një konsulente strategjike me bazë në Belgjikë. Ajo ndihmon kompanitë në rritje në zhvillimin e strategjive të rritjes dhe hyrjes në treg, si dhe në zbatimin e tyre. Natasha është mentore në projektin e Fondacionit Thomson “Media for all” dhe drejton dy grupe të programit EIC Women Leadership.

Më parë, ajo ishte CMO (Drejtore e Marketingut) e Domain.ME, një kompanie ndërkombëtare teknologjike që menaxhon domenin e internetit “.ME”. Ajo është një nga njerëzit kyç që ndikoi në zhvillimin e komunitetit digjital dhe startup të Malit të Zi. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese e Digitalizuj.Me, një organizate joqeveritare që eksploron fuqinë transformuese të teknologjisë përmes projekteve dhe ligjëratave të ndryshme, dhe bashkëthemeluese e Spark.me, njërës nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit në Evropën Juglindore.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të