Kosovë, ÇOHU/Preportr: Fokusohemi tek agjenda e gjelbër me ndihmën e qytetarëve

Lexim  minutësh

Në raportimin e tyre të përditshëm, media investigative ÇOHU/Preportr varet jashtëzakonisht shumë nga komunikimi i dyanshëm me qytetarët. Për të marrë të dhënat e nevojshme, ky medium duhet të ketë një kanal të besueshëm e të sigurt komunikimi me lexuesit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mediat investigative si ÇOHU/Preportr që shkon një hap më tej në këtë drejtim duke zbuluar dhe denoncuar veprimtaritë e paligjshme. 

Në sajë të zbatimit të Platformës “Raportimi nga qytetarët e angazhuar” (ECR), një sistem anketimi online që i ndihmon mediat të investigojnë dhe raportojnë për çështje me interes për komunitetin e tyre, portali mundësoi krijimin e një lidhjeje të sigurt e të qëndrueshëm me qytetarët me qëllim që të vazhdojnë më tej me punën e tyre. 

Me fjalë të tjera, duke punuar me qytetarët për histori apo çështje që janë me interes apo që përbëjnë shqetësim për ta, mediat po raportojnë së bashku me audiencën e tyre dhe jo vetëm për të. Platforma ECR u jep qytetarëve mundësinë të sugjerojnë tema, të japin dokumente, dëshmi apo prova të tjera.

Si rezultat i zbatimit të Platformës ECR dhe mbështetjes që ka marrë përmes Projektit “Media for All” (Media për të Gjithë), mediumi ÇOHU/Preportr siguroi të dhënat e nevojshme nga qytetarë për investigimin e tij më të fundit në lidhje me degradimin mjedisor nga hidrocentralet.

Në kuadër të këtij hulumtimi, ÇOHU/Preportr përmes platformës ECR ka publikuar një pyetësor për të siguruar informacione nga qytetarët në lidhje me ndikimin që kanë pasur hidrocentralet në mjedis dhe rrjedhimisht në jetën e tyre të përditshme.

Me këtë publikim kësaj teme i është shuar shumë më thellë në krahasim me disa raportime mjedisore që kanë bërë mediat e tjera. Duke pasur parasysh që mbrojtja e mjedisit është një temë që prek shumë sektorë në nivel rajonal, ky medium do të vazhdojë me një sërë raportimesh që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe me hidrocentralet.

Çohu/Preportr u krijua në shtator 2005. Ai ka si qëllim të kufizojë ndikimin e korrupsionit politik tek institucionet publike dhe synon të ofrojë një hapësirë alternative për gazetarinë investigative në Kosovë.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe