Shqipëri, Amfora.al: Një medie unike me fokus të pazakontë

Lexim  minutësh

JL naslovna Blog - Amfora

Duke gjykuar nga fokusi i saj kryesor – arkeologjia – media me qendër në Durrës, Amfora Media është një rast studimor unik dhe interesant. Në kuadër të projektit Media for All,  ata prezantuan dy segmente të reja – video serialet – Kultura në 1 minutë dhe podkastet – Zëri i Kulturës – të dyja të fokusuara në historinë, trashëgiminë kulturore dhe çështjet sociale.

“Reagimet e publikut janë pozitive. Zakonisht, video serialet për kulturën janë të gjata dhe të detajuara. Ne kemi zgjedhur të sjellim një format të shkurtër në të cilin prezantojmë vlerat historike të rajonit të Durrësit”, tha Geri Emiri, kryeredaktor i Amfora.”

Synimi i tyre ishte të rrisnin trafikun e ueb-faqes, dhe duke rritur audiencën të gjeneronin më shumë të ardhura për median, por edhe të kishin një angazhim më të frytshëm dhe kuptimplotë me lexuesit dhe komunitetin.

“Numri i përdoruesve të faqes është rritur me 516% në periudhën mars 2021 – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Emiri.

Video të shkurtra të titulluara - Kultura në 1 minutë fokusohen në historinë e lashtë dhe trashëgiminë kulturore të Durrësit me qëllim të edukimit, promovimit dhe avokimit të mbrojtjes mes qytetarëve dhe turistëve të huaj. Krahas videove, Amfora filloi të prodhojë podkaste me titullin - Zëri i Kulturës, në të cilat ekspertë të ndryshëm flasin për tema socio-kulturore dhe ekonomike.

Siç thekson Emiri, "video serialet kanë një qasje informuese dhe promovuese", ndërsa podkastet "duhet ta nxisin diskutimin publik" për tema të ndryshme socio-kulturore.

Në planin e biznesit, ekipi i Amforës parashikoi disa forma të të ardhurave si rezultat i zbatimit të projektit Kultura në 1 minutë / Zëri i Kulturës - reklama, donacione, anëtarësim, përmbajtje të sponsorizuar dhe shërbime mediatike. Deri më tani, format më të suksesshme janë shërbimet mediatike (krijimi i video dokumentarëve, shkrimi i artikujve për Organizatat e Shoqërisë Civile, etj.) dhe donacionet.

“Si Amfora Production ne kemi krijuar një seri videosh, podkastesh dhe artikujsh për klientët tanë të fokusuar kryesisht në çështjet sociale dhe turistike. Pajisjet e reja që u blenë në kuadër të projektit Media for All, së bashku me trajnimet dhe mentorimet e shumta të ofruara nga projekti, ndikuan dukshëm në cilësinë e produkteve tona multimediale”, tha Emiri.

Nëpërmjet mentorimit dhe mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve, media e ka rritur ndjeshëm kapacitetin e saj teknik dhe burimet njerëzore në fund të projektit.

Amfora është një medie online e themeluar në vitin 2017, e menaxhuar nga të rinjtë dhe e fokusuar në trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë. Ato janë një nga tetë mediat nga Shqipëria, që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projektit Media for All. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të