Shqipëri, RTSH Korça: Burim i rëndësishëm informacioni për qytetarët

Lexim  minutësh

RTS

TV Korça dhe Radio Korça, degët lokale të transmetuesit publik në Shqipëri, kanë funksione shumë të rëndësishme dhe gëzojnë nivel të lartë besimi në komunitetin e tyre që ndodhet në juglindje të vendit. Kjo është një nga konstatimet më të rëndësishme të Sondazhit për Perceptimin dhe Madhësinë e Audiencës, si pjesë e Projektit “Media për të gjithë”.

TV Korça ka arritur tregues shumë të mirë audience (ditore, javore dhe shtrirjen maksimale) në një mjedis shumë konkurrues dhe madje është renditur edhe para disa stacioneve kombëtare (p.sh., RTSH, Vizion+ dhe Ora TV). Po ashtu, TV Korça ka një ndërgjegjësim të madh për markën e saj dhe konsumin e medias dhe pozicionohet si një nga burimet kryesore të informacionit për qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Radio Korça është stacioni kryesor në rajon me treguesit më të lartë të audiencës dhe konsiderohet edhe si burim parësor informacioni për dëgjuesit radiofonikë në Korçë.

Një tjetër hulumtim evidentoi se RTSH Korça është mjaft e ndjeshme për çështjet gjinore duke pasur të punësuar një numër të barabartë mes të dy gjinive si dhe tregon paanshmëri në pjesëmarrjen e grave gjatë raportimeve të rregullta. Po ashtu, RTSH Korça ia ka dalë me sukses të shmangë stereotipizimin gjatë raportimit për dhunën me bazë gjinore. Stereotipet nuk përdoren as për të përshkruar imazhin e pakicave.

RTSH Korça është pjesë e Programit “Media për të gjithë” , projekt i financuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe, dhe që po zbatohet nga Këshilli Britani në partneritet me BIRN, INTRAC dhe Fondacionin Thompson. Programi “Media për të gjithë” mbështet mediat në të gjithë Ballkanin Perëndimor duke ofruar mentorim nga ekspertë, trajnime dhe mbështetje financiare për të prodhuar dhe dhënë një gamë të gjerë përmbajtjeje për të gjithë qytetarët.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të