Kosovë: Katër media kanë përfunduar me sukses detyrat dhe trajnimet e tyre

Lexim  minutësh

British-Embassy-in-Kosovo-Reception

GraçanicaOnline, Romtegra, Radio Gorazhdevac dhe Crno Beli Svet zbatuan me sukses mjetin Engaged Citizens Reporting (ECR) në vijim të mbështjes, në kuadër të projektit Media for All project. Mjeti ECR, i zhvilluar nga BIRN, lejon komunikime më të mëdha të dyanshme midis mediave dhe audiencave të tyre. Ky mjet lejon qytetarët të sugjerojnë tema, të japin dëshmi, dokumente dhe prova për të ndihmuar mediat në përfshirjen e audiencave në histori.

Duke theksuar këtë arritje, përfaqësuesit e të katër partnerëve të projektit - British Council, BIRN, INTRAC dhe Fondacioni Thomson - së bashku me përfaqësuesit e 12 përfituesëve të granteve nga Kosova morën pjesë në RezidencënBritanike në Prishtinë, ku ShTZ. Nicholas Abbott, Ambasador dorëzoi Certifikatat e Arritjeve për GraçanicaOnline, Romtegra, Radio Gorazhdevac dhe Crno Beli Svet.

Aktiviteti ofroi mundësinë që mediat të diskutojnë me ShTZ. Ambasador mbi zhvillimet e fundit në sektorin e medias, sfidat me të cilat ata përballen si dhe aktivitetet e tyre të zbatuara përmes mbështetjes së projektit Media for All.

"Ne diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ata luajnë në llogaridhënien nga qeveria, veçanërisht në nivelin komunal, pasi këtu merren vendimet që prekin jetën e përditshme të njerëzve. Të kesh një media të fortë, të pavarur dhe me standarde profesionale të gazetarisë është jetike për çdo demokraci, "tha ShTZ. Nicholas Abbott, Ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

Projekti Media for All ka nisur në Shtator 2019 dhe zgjat deri në Qershor 2022. Qëllimi kryesor i projektit është ofrimi i mbështetjes së përshtatur për zhvillimin e biznesit për mediat, rritja e komunikimit të dyanshëm me qytetarët dhe organet e medias, mbështetja e mediave rinore dhe gazetarëve të rinj dhe forcimi raportimit të ndjeshëm ndaj aspektit gjinor. Grupi kryesor i synuar i projektit janë mediat lokale në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe