Prezantimi i mediave komunitare dhe jofitimprurëse me modele biznesi për qëndrueshmëri

Lexim  minutësh

Reconciling-community-and-non-for-profit-media-with-business-models-for-sustainability

Një nga aspektet më frymëzuese të Programit të Përmirësimit të Mediave në kuadër të Projektit “Media for All është puna me mediat komunitare dhe jofitimprurëse në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor dhe me mediat me vizion të qartë, të cilat sfidojnë modelet tradicionale të biznesit për mediat. Ndërkohë që këto media si alternativa ndaj mediave kryesore dhe si media me lidhje të qarta me komunitetet përmbushin një funksion thelbësor publik për sa i përket informimit, edukimit, argëtimit, analizës dhe rritjes së ndërgjegjësimit, ata përballen me vështirësi të mëdha që lidhen me qëndrueshmërinë e tyre financiare.

Së pari, këto media alternative apo komunitare funksionojnë në prag të mbijetesës ekonomike. Kjo është një nga karakteristikat e sektorit që është në gjendje të arrijë dhe të angazhojë njerëz dhe komunitete që përballen me privime dhe margjinalizim. Mediat komunitare dhe jofitimprurëse e arrijnë këtë gjë nëpërmjet modeleve sociale dhe ekonomike të funksionimit dhe qëndrueshmërisë së tyre që shpesh mund të mos jetë e suksesshme nga pikëpamja e biznesit.

Mediat komerciale gjenerojnë të ardhura duke kapur audienca me fuqi blerëse, ndërkohë që mediat alternative dhe komunitare shpesh krijojnë një audiencë tek ajo popullatë që nuk ka fuqi blerëse.

Së dyti, këto media funksionojnë duke u mbështetur tek financimet e donatorëve dhe rrjedhimisht nuk kanë krijuar asnjë mjet për qëndrueshmëri financiare. Për më tepër, platformat e mediave alternative nuk mund të mbështeten as tek tarifat e anëtarësisë apo te donacionet nga komunitetet duke pasur parasysh se këto modele nuk janë krijuar ende.

Një perspektivë me interes është se mediat komunitare dhe jofitimprurëse po bëjnë përpjekje për të kaluar në formën një ndërmarrjeje sociale, d.m.th., po kërkojnë të krijojnë të ardhura minimale me synimin për të mos qenë të varur tërësisht nga fonde e donatorëve. Një shembull i tillë është ai i medias alternative rome në Shqipëri, shembull që gjendet i trajtuar në analizën e ofruar këtu. Kjo media po synon të ndërtojë një model ekonomik qëndrueshmërie me qëllim që të arrijë sukses në përmbushjen e objektivave të saj sociale. Në të njëjtën kohë, ashtu si çdo ndërmarrje, kjo media i duhet të mbyllë muajin financiarisht, duke u përfshirë në veprimtari ekonomike që mund të gjenerojë të ardhura aq të mjaftueshme sa, të paktën, të mbulojë kostot operative.

Çështja e angazhimit ose jo në veprimtari ekonomike është me rëndësi, pasi lidhet me parimet bazë të mediave komunitare.

Prezantimi i mediave komunitare dhe jofitimprurëse me modele biznesi për qëndrueshmëri

Duke u mbështetur tek praktikat e mira për mediat alternative dhe ato komunitare, modelet e qëndrueshmërisë ekonomike janë po aq të larmishme sa edhe vetë sektori i mediave alternative. Megjithatë, ka disa karakteristika që gjenden zakonisht tek organizatat më të qëndrueshme. Në to përfshihen strategjitë për krijimin e mbështetjes nga vetë komunitetet – me donacione, forma anëtarësie, pagesa për njoftimet e transmetuara, tarifa për ofrimin e shërbimeve, etj. Në to përfshihet edhe përgatitja për të kërkuar dhe mobilizuar mbështetje nga burime të tjera, të tilla si institucionet publike të zhvillimit dhe organizatat joqeveritare, duke ofruar një platformë për komunikim social dhe angazhim qytetar. Po ashtu, ato përfshijnë edhe aftësi për të kontrolluar kostot dhe për të operuar me marzhe shumë të ulëta (Coyer, 2010).

Në rastin e mediave alternative në Shqipëri, duke marrë parasysh fazën e hershme të zhvillimit të kësaj medie, modeli aktual bazohet në financimin dhe vullnetarizmin e donatorëve. Sfida kryesore është ajo e qëndrueshmërisë financiare, e cila bëhet edhe më e vështirë kur merret parasysh mungesa e politikave dhe kuadrit rregullator për mediat alternative dhe ato komunitare, d.m.th. nuk ka fonde financiare për t’iu ofruar atyre.

Analiza e praktikës së mirë të zhvillimit të mediave alternative deri tani tregon se modeli i financimit me “tre këmbë” është modeli më i përshtatshëm.

Në shumë vende, mediat alternative dhe komunitare përdorin modelin me ‘tre këmbë’ për financimin e tyre.

Në këtë model financimi, krijimi i të ardhurave shpërndahet në tre burime: komuniteti, financuesit (përfshirë edhe programet e financimit nga qeveria dhe institucionet joqeveritare), dhe reklamat nga sektori privat.

Në mënyrë që modeli me tre burime të funksionojë, secili nga tre burimet e financimit duhet të marrë diçka me vlerë në këmbim. Për shembull, komunitetet përfitojnë nga pjesëmarrja dhe nga përmbajtja; së dyti, bizneset, nëpërmjet reklamave, bëhen më të pranishme me produktet dhe shërbimet e tyre; së treti financuesit dhe qeveria synojnë të kenë sukses në përpjekjet e tyre për financim, d.m.th., duhet të shlyhet investimi për sa i përket ndikimit social ose zhvillimor ose përhapjes së edukimit dhe përmbajtjes me informacione, si, p.sh.,, edukimi shëndetësor apo ai i votuesit, promovimi i marrëdhënieve të sigurta seksuale dhe i të drejtave të njeriut; lufta kundër dhunës ndaj grave apo diskriminimit racial.

Përputhja e misionit të mediave alternative me programit të tyre (media, përmbajtja, produksioni dhe shpërndarja) me interesat e donatorit dhe/ose programeve të tij/saj është burimi kryesor i tensionit dhe luftës së brendshme në mjedisin e mediave alternative, gjë që mund të pengojë qëndrueshmërinë e tyre nëse nuk trajtohet ashtu siç duhet.

Prezantimi i mediave komunitare dhe jofitimprurëse me modele biznesi për qëndrueshmëri

Qëndrueshmëria shtrihet përtej konsideratave të thjeshta ekonomike dhe përfshin çështje të qëndrueshmërisë sociale dhe institucionale. Për më tepër, mediat alternative dhe ato komunitare duhet të marrin në konsideratë sfidat e sigurimit të qëndrueshmërisë teknike dhe mjedisore. Qëndrueshmëria sociale i referohet marrëdhënieve mes një organizate mediatike dhe komuniteteve ose audiencës që i shërben. Shumë organizata të mediave komunitare kanë lindur nga lëvizje të gjera shoqërore dhe vazhdojnë të bazohen në mbështetjen e tyre konkrete dhe jo-materiale.

Organet e mediave komunitare janë të rrënjosura thellë në sektorin e shoqërisë civile dhe punojnë ngushtësisht me aktorët e shoqërisë civile.

Një tjetër dimension i qëndrueshmërisë është ai i qëndrueshmërisë institucionale, që i referohet konfigurimit strukturor për administrimin operativ dhe qeverisjen, përfshirë këtu edhe llogaridhënien ndaj komunitetit.

Për mediat alternative dhe komunitare, angazhimi i komunitetit në menaxhimin si dhe në prodhimin e përmbajtjes është me rëndësi të madhe, duke kontribuuar kështu në ndjesinë e pronësisë dhe përfshirjen e vetë komunitetit. Këtu, dimensioni i pjesëmarrjes është kyç dhe përbën elementin përkufizues të medias alternative.

Megjithatë, qasja me pjesëmarrje për menaxhimin e këtyre mediave alternative ka edhe të metat e saj. Proceset e vendimmarrjes janë të hapura dhe me pjesëmarrje, por presioni për të prodhuar përmbajtje dhe programe kërkon vendime të shpejta që duhet të marren nga një individ, duke penguar kështu potencialin demokratik të vendimmarrjes me pjesëmarrje. Menaxhimi i pjesëmarrjes së komunitetit kërkon aftësi që bien jashtë sferës tradicionale të menaxhimit të medias ose gazetarisë, diku midis aktivizmit të komunitetit, organizimit të komunitetit dhe madje edhe punës sociale. Mediat alternative dhe ato komunitare lulëzojnë nga forma të punës vullnetare dhe nga mbështetja në forma të tjera nga komuniteti.

Prezantimi i mediave komunitare dhe jofitimprurëse me modele biznesi për qëndrueshmëri

Një dimension tjetër është ai i qëndrueshmërisë teknike, dimension që kërkon mbështetje dhe njohuri teknike së bashku me zgjedhjen e teknologjive të përshtatshme që janë të qëndrueshme, kanë kosto të ulët operative, mirëmbahen dhe zëvendësohen lehtë, nëse është e nevojshme. Mediat alternative që nuk kanë sisteme teknike të besueshme rrezikojnë të humbin audiencën, stafin dhe mbështetësit e tyre. Me ritmin e zhvillimit të teknologjive të komunikimit, qëndrueshmëria teknike kërkon edhe aftësinë për të përvetësuar mjete dhe aplikacione të reja, si telefonia celulare dhe interneti. Kjo nxjerr në pah nevojën për t’i mbështetur këto përpjekje me trajnime dhe financime për krijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mediave alternative.

Qëndrueshmëria mund të përkufizohet si tërësia e aktiviteteve që i bëjnë të mundur mediave alternative të mobilizojnë llojet e duhura të burimeve për të përmbushur nevojat e komuniteteve në kohën që lindin ato dhe për t’i menaxhuar këto nevoja me efektivitete gjatë gjithë kohës në një mjedis mundësues.

 Siç thekson edhe Coyer, 2010,qëndrueshmëria ka të bëjë me misionin, ideologjinë dhe cilësinë – burimet e mobilizuara duhet të jenë në gjendje të mbështetin tiparet bazë të medias komunitare, si pavarësia, pjesëmarrja dhe shërbimi cilësor. Kjo do të thotë të mobilizosh llojet e duhura të burimeve.”

Konceptet bazë këtu janë: së pari, kuptimi i qëndrueshmërisë do të ndryshojë teksa ndryshojnë edhe nevojat e komunitetit. Së dyti, qëndrueshmëria nuk mund të kuptohet apo të matet me terma të thjeshtë financiarë. Ajo ka të bëjë me të gjitha llojet e burimeve: aftësinë, energjinë, kapacitetin, efikasitetin, fleksibilitetin, dhe planifikimin. Ka të bëjë me kapacitetet, aktivitetet dhe ndryshimin. Së treti, për sa kohë që qëndrueshmëria shihet si objektiv ose qëllim organizativ, ajo duhet të konsiderohet si një dukuri që ndryshon në lidhje me synimet ose qëllimet e tjera në ndryshim të organizatës.

Çështjet bazë të pavarësisë, pjesëmarrjes së komunitetit dhe shërbimit cilësor të komunitetit e bëjnë qëndrueshmërinë një çështje të ndërlikuar për mediat alternative.

Qëndrueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me mobilizimin e burimeve dhe menaxhimin e tyre në mënyrë efikase. Ajo lidhet edhe me mobilizimin e llojeve të duhura të burimeve në kohën e duhur, për t’iu përshtatur nevojave dhe konteksteve që ndryshojnë vazhdimisht dhe për t’i menaxhuar ato me efektivitet.

Ka të bëjë me institucionet, komunitetin dhe financat.

Blerjana Bino ka një përvojë të jashtëzakonshme në vlerësimin e situatave të medias në Ballkanin Perëndimor (me fokus specifik në Shqipëri) dhe informimin e mbështetjes së donatorëve në shpërndarjen e programeve të bazuara në prova dhe praktike për mediat. Ajo është e specializuar në komunikimin për fuqizimin dhe përfshirjen sociale dhe ka përvojë në ofrimin e mentorimit për mediat e OSHC-ve dhe grupeve të tjera informale dhe formale. Ajo drejton një rrjet studiuesish të shquar dhe kërkuesish që punojnë në zhvillimin demokratik, qeverisjen e mirë, media dhe komunikimin, kërkimin në shoqëri dhe transformimin dixhital (Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim).

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të