Pse duhet të nisni një podkast, të shkoni në palestër apo të mbillni një pemë

Lexim  minutësh

01 Why you should start a podcast, or go to the gym, or plant a tree

Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vjet më parë. Koha e dytë më e mirë është tani. E njëjta gjë është edhe me stërvitjen në palestër, shkrimin e një blogu apo organizimin e një podkasti.

Dikush mund të thotë se nuk mund të bëhet një krahasim i tillë, por ju siguroj se mund të bëhet. Në të gjitha rastet është e vështirë të bëhesh gati për të filluar dhe është edhe më e vështirë të vazhdosh, por nëse e bën një gjë të tillë, gjërat bëhen më mirë me kalimin e kohës. Dhe në fakt nuk bëhet më e lehtë, por ju bëheni më të mirë dhe më të përgatitur në këtë rol të ri.

Dhe kleçka këtu është se këtë periudhë të ndërlikuar nuk mund ta anashkaloni. Do t’ju dhembin pak muskujt për disa javë, ndofta do t’ju shkaktohet ndonjë dhimbje për të shkruar një postim të mirë apo për të bërë një episod të mirë podkasti. Por sapo të kaloni dhimbjet, do të filloni të ndjeni përfitimet. Dhe këtu kërkohet shumë më pak sesa në rastin e pemës.

Pse duhet bërë? Sepse ia vlen. Do t’ju nxisë të bëheni më të mirë, do t’ju ndihmojë të mësoni aftësi të reja, dhe do të bëjë të mundur të bëheni më të njohur profesionalisht. Dhe do të argëtoheni sapo t’ia merrni dorën. 

Po mendoni se si do t’ia dilni? Mos u shqetësoni. Thjesht lexoni më poshtë.

Por është një sport i kushtueshëm, apo jo?

Por është një sport i kushtueshëm, apo jo?

Epo, mund të jetë i kushtueshëm, ndonëse nuk ka pse të jetë i tillë.

Do t’ju duhet cilësi e mirë zëri, por nga ana tjetër është e vështirë të fokusoheni si dëgjues, por nëse blini për vete një mikrofon lavalier (gjë që do t’i kushtojë kuletës suaj 30-40 dollarë) dhe thjesht të siguroheni që t’i bëni dhomës një izolim të mirë zëri, audioja do të jetë fantastike.

Si mund të bëni izolim zëri në një dhomë të zakonshme? Thjesht mbuloni sipërfaqet e forta dhe të sheshta sa më shumë që të jetë e mundur. Mbuloni me batanije kanatet e dollapëve, vendosni perde te dritaret, hapni një mbulesë tavoline mbi tryezën ose tavolinën e punës dhe përdorni disa rrobe për të mbuluar edhe muret. Disa bluza të varura në varëse rrobash do të mjaftonin për këtë punë.

Dhe nuk keni pse t’i bëni të gjitha këto gjëra, veçanërisht nëse dhoma që zgjidhni nuk është me mure xhami ose me karakteristika të ngjashme. Nëse dhoma është e vogël, zëri do të dalë shumë mirë.

Nëse mendoni të keni një të ftuar, atëherë merrni edhe një tjetër mikrofon lavalier. Çmimi është pothuajse i njëjtë.

Kjo do t’ju fusë në 20% e më të mirëve për nga cilësia e zërit, dhe kjo gjë është e shkëlqyer si fillim. Nëse rezulton se ju pëlqen vërtet kjo gjë dhe dëshironi të jeni edhe më të mirë dhe të keni cilësi vërtet profesionale, do t’ju duhet të shpenzoni nga 400 deri në 1500 dollarë, por mos investoni kaq shumë derisa të jeni të sigurt se do ta çoni deri në fund këtë punë.

Po për videon?

Po për videon?

Nëse dëshironi të keni një audiencë më të gjerë, bën shumë sens të keni edhe video. Për podkaste të specializuara, audio është me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse audienca ka shumë mundësi vetëm t’ju dëgjojë në përgjithësi.

Nëse xhironi për një audiencë më të gjerë dhe ju pëlqen ideja e shpërndarjes së përmbajtjes në YouTube dhe doni që njerëzit të shohin podkastin tuaj kur shohin kanalet e tyre të preferuara në YouTube, atëherë videoja bëhet domosdoshmëri.

Audio është gjithsesi shumë i rëndësishëm, dhe për cilësinë e videos, keni dy opsione shumë të mira, por edhe shumë të lira. Së pari, mund të përdorni telefonin tuaj nëse nuk është më i vjetër se një ose dy vjet. Madje mund të regjistroni video 4K dhe më pas ta ktheni/retushoni në full HD për t’i shtuar dinamikë në bisedë. Mund të përdorni edhe kamera gjysmë-profesionale - GoPro ose ndonjë nga alternativat më të lira. Nuk ju prish fare punë. Thjesht vendoseni në një trekëmbësh të mirë (kushton rreth 50-70 dollarë) dhe jeni gati për të filluar me xhirimet.

A është mjaftueshmërisht e mirë cilësia e imazhit? Nëse ajo që po përpiqeni të paraqisni është me vlerë shumë të lartë estetike ose kërkon standarde vërtet të larta prodhimi për t’u paraqitur siç duhet, atëherë cilësisë së regjistrimit duhet t’i kushtohet rëndësi e madhe. Por një gjë e tillë është shumë e rrallë, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë. Është aty vetëm për të ilustruar historinë tuaj dhe vetë historia është arsyeja pse njerëzit po ju dëgjojnë. Thjesht kërkoni në Google se çfarë filmash kanë regjistruar njerëzit në iPhone ose Samsung në dy vitet e fundit dhe do të mahniteni.

Nëse doni të merrni më të mirën nga çdo kamera, sigurohuni të ketë dritë tek personi që po flet dhe do të jeni në rregull. Nuk është e thënë të jetë dritë e veçantë. Mjafton edhe një dritë nga një abazhur tavoline apo dhome dhe do të jeni më se në rregull.

Kështu, tani mendoni se jeni gati? Ende jo.

Kështu, tani mendoni se jeni gati? Ende jo.

Epo, unë e përmenda historinë. Kjo është e vetmja pjesë e ndërlikuar që ka mbetur, por që është diçka për të cilën mund të përgatiteni. Në varësi të formatit që dëshironi të regjistroni për sa i përket formës se si do ta trajtoni historinë, zakonisht mënyra më e mirë që duhet ndjekur është të jeni të përgatitur dhe të njihni të ftuarit (nëse keni në plan të keni të ftuar) dhe të përgatiteni për pyetjet që do të trajtoni.

Si fillim, shkruani gjithçka paraprakisht, shkrim që ndoshta do të jetë disi bruto, por do ta përfundoni punën, gjithsesi. Me kalimin e kohës, do të shkruani pak e më pak dhe do të mbani parasysh vetëm gjërat thelbësore. Thjesht të mos harroni t’i bëni pyetje apo t’i përmendni ato.

Cila është audienca që dëshironi? Çfarë do të donin të dinin ata për ju (dhe për të ftuarit tuaj)? Ky është fillimi.

Nëse nuk ndiheni rehat për t’u bërë pyetje njerëzve, mos u shqetësoni se me kalimin e kohës kjo gjë do të përmirësohet. Ashtu si me palestrën, mund të mos ju pëlqejë në fillim, por sapo të shihni dhe të përjetoni rezultatet, do të ndiheni shumë më mirë dhe kjo gjë do t’ju mbajë të motivuar.

Do të ishte mirë të pyesnit audiencën për komente dhe të përqendroheni tek ato pozitive. Mbajini parasysh edhe komentet negative dhe përpiquni të punoni më shumë për t’u përmirësuar, por duhet ta dini se ashku nuk ka qenë i përsosur që me herën e parë. Apo edhe në herën e dytë. Thjesht nuk kemi informacione për dështimet e tyre; kemi filluar t’i ndjekim ata në kohën kur ia dolën mbanë. 

“Çdo artist ka qenë fillimisht amator,” ka thënë eseisti amerikan Ralf Ualdo Emerson gati dy shekuj më parë. Tani bëhu gati të hedhësh hapin e parë drejt mrekullive që do të realizosh!

Ivan Miniq është një profesionist i marketingut dhe IT me përvojë ndërkombëtare. Ai është themeluesi i një prej komuniteteve më të mëdha online në rajonin e Ballkanit duke numëruar më shumë se 2 milion përdorues (forumi Burek) dhe një sipërmarrës i vetëngritur me disa biznese start up (Moja Pijaca, Burgos – burger bar). Ivani është moderatori dhe redaktori i Pojačalo – një podcast për sipërmarrjen që arrin deri në 5.000 pajtimtarë. Ivan ka punuar me media nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë praninë e tyre në internet dhe të rrisin audiencën e tyre. Ai ka qënë lektor i Menaxhimit tv Projekteve për studentët e marketingut dixhital në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në Beograd.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të