[Media for All] Ditari i një mentori

Lexim  minutësh

Karriera ime në media zgjat më shumë se 35 vjet. Kam kaluar nëpër të gjitha mediat elektronike dhe e vetmja gjë për të cilën nuk mund të lavdërohem është puna në media të shtypura. Me hapa pionierë, pas një karriere dhjetë vjeçare në radio, ndërtova stacionin e parë televiziv komercial privat së bashku me kolegët e mi, pasiqë më në fund u miratua Ligji për Telekomunikacionet në Kroaci.

Pas 22 vitesh karrierë televizive, fillova gjithçka përsëri, që nga fillimi. Këtë herë me projekt të një online portali të specializuar për mediat me pagesë. Kam plotësuar një dëshirë të madhe dhe kam botuar libër me një koleg, ndërsa as sot nuk më mungon entuziazmi dhe energjia në kokën time.

Pra, prej ku atëherë mentorimi?

Edhe pse shpesh ndava njohuritë dhe përvojën time në punën e përditshme, nuk e quaja asnjëherë mentorim. Kryesisht sepse i transferova në kompanitë ku kam punuar. Një takim në Janar të vitit 2019 në Beograd e ndryshoi këtë.

Pastaj e njoftova Davor Markon, me të cilin bidesova për bashkëpunim të mundshëm në mes portalit tim dhe institucionit për të cilin ai punonte në atë kohë. Bashkëpunimi nuk u realizua atëherë, por farat e një veprimi të ri u mbollën.

Vitin e kaluar, Davori më kontaktoi përsëri, por këtë herë jo me institucionin e atëhershëm, por me Fondacionin Thomson për të cilin ai tani punon, duke më ftuar të aplikoj për mentorim që do të përfshinte punë me media të vogla lokale dhe rajonale në rajon me qëllim që t'i zhvillojnë idetë e tyre për biznes në plane biznesi. Me të vërtetë më pëlqeu shumë ideja, sepse për herë të parë kisha mundësinë të transferoja njohuritë dhe përvojën time në media të tjera. Aplikova, dhe më pas u zgjodha si një nga mentorët në projektin "Media për të Gjithë".

Projekti filloi në Nëntor të vitit 2020 si përkrahje e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë më të madhe të mediave në 6 vende në Ballkanin Perëndimor, në të cilat marrin pjesë deri në 59 media të zgjedhura. Projekti financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Këshilli Britanik në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Hulumtimit (BIRN), INTRAC (Qendra ndërkombëtare joqeveritare për trajnim dhe hulumtim) dhe Fondacioni Thomson.

Si rridhte procesi i mentorimit?

Secilit mentor iu dha detyra të mentorojë disa media, ndërsa sipas njohurive dhe përvojave të mia specifike, fitova tre media interesante: një nga Mali i Zi dhe dy nga Serbia.

Të gjitha mediat duhej të kalonin me sukses e-kurse jashtëzakonisht udhëzuese dhe edukative dhe të zgjidhnin detyra të caktuara, të organizuara në baza javore, në mënyrë që secila prej mediave të kishte kohë të mjaftueshme për to, pa ndikuar mbi punën e tyre të rregullt. Të gjithë ne që punojmë në media e dimë se sa e rëndësishme është kjo për mbijetesën, kështu që unë u befasova këndshëm nga fakti se sa organizatorët e Fondacionit Thomson i kushtuan vëmendje kësaj.

Kurse elektronike cilësore dhe të hollësishme u botuan në gjuhën amtare të mediave që morën pjesë në to, kështu që ndihmuan dukshëm në kuptimin dhe suksesin gajtë përgatitjes së planeve të biznesit, dhe gjithashtu lehtësuan punën për ne mentorët. Bëhet fjalë për e-kurset Ndërtimi dhe përfshirja e komunitetit të mediave dhe Modelet e Biznesit dhe Modelet e Monetarizimit për Media.

Dy muaj më vonë, vijonte finalizimi i planeve të biznesit, ndërsa pastaj edhe një kërkesë e pakthyeshme për grante me të cilën media do të fitonte para nga idetë e tyre të biznesit.

Për shkak të pandemisë, i gjithë komunikimi me mediat u zhvillua në internet, dhe ne mbajtëm takime më të shkurtra ose më të gjata disa herë në javë përmes aplikacionit Zoom, ku sqaruam pyetjet që lindën pas një kapitulli të caktuar të kursit elektronik.

Përveç këtyre takimeve, ne, mentorët mirëmbanim komunikim dhe takime javore me koordinatorët shtetërorë dhe, kuptohet, komunikim me koordinatorët e Fondacionit Thomson.

Kjo periudhë intensive tre mujore e punës dhe shoqërimit me profesionistë të jashtëzakonshëm, të cilët me pa u kursyer ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre, ka pasuruar në mënyrë të pakthyeshme karrierën time mediatike me një përvojë të re të paçmuar.

Me cilat media kam punuar?

Mediumi i parë në portofolin tim ishte RTV malazeze Mir & Teuta nga Ulqini, themeluar në viitin2003. Bëhet fjalë për një ekip të ri dhe ambicioz i profesionistëve mediatik që drejtojnë me sukses median e parë elektronike dygjuhësore në Mali të Zi që informon komunitetin kombëtar shqiptar, si dhe të tjerët, për të gjitha ngjarjet lokale, nacionale dhe globale.

RTV Mir & Teuta është një kompani multimediale e përbërë nga tre media: radio, televizion dhe portal në internet. Lidhja më e dobët në zinxhir ishte portali që duhej të modernizohej dhe të lidhej më mirë me përmbajtjen mediatike të prodhuar nga radio dhe televizioni. Për këtë qëllim, ata aplikuan për fonde.

Dy mediat tjera ishin nga Serbia. Lozničke novosti ka 6 të punësuar me kohë të plotë dhe 3 bashkëpunëtorë me kohë të shkurtuar, dhe të gjithë të punësuarit, përfshirë drejtorin dhe kryeredaktorin, janë gazetarë me përvojë shumë vjeçare dhe formojnë një zyrë të vetme redaktuese për javoren dhe ueb portalin. Në redaksi të tilla të vogla, të gjithë bëjnë gjithçka, kështu që gazetarët janë edhe fotoreporterë, gjë që nuk e zvogëlon profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm për të punuar, veçanërisht në respektimin e Kodit të Gazetarëve të Serbisë. Biznis Plani i tyre përmbante ridizajnimin dhe përmirësimin e performancës së portalit, si dhe zhvillimin e një aplikacioni celular.

I fundit nga tre mediat ishte Business Info Group (BIG) nga Beogradi. Bëhet fjalë për shtëpi udhëheqëse mediatike në Serbi në fushën e gazetarisë ekonomike, që përfshin një spektër të gjerë aktivitetesh në fushën e botimit, produksionit televiziv, online mediave, arsimit, këshillime biznesi dhe organizim të ngjarjeve. BIG u themelua në 2009, ka 16 punonjës me orar të plotë dhe 25 bashkëpunëtorë të jashtëm. BIG boton çdo muaj Ekonominë e Re dhe është botuesi i portalit me të njëjtin emër. Si mundësi për fitim shtesë, plani i biznesit për marrjen e këtij granti, parashikonte online kurse për ata që duan të mësojnë dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e komunikimit në hapësirën publike.

Çka më tutje?

Të tre mediat i dorëzuan aplikimet dhe planet e tyre të biznesit brenda afatit, ndërsa pas vlerësimit të projekteve, ato u miratuan para një periudhe të shkurtër u miratuan në tërësi nga ana e grant-menaxherit dhe janë në proces të nënshkrimit të kontratës.

Por, tani fillon pjesa e vërtetë e punës. Në 12 muajt e ardhshëm, do të vijojë zbatimi i planeve të biznesit, të cilat në fund duhet t'i mundësojnë mediave stabilitet më të madh financiar dhe me këtë edhe forcimin e pavarësisë së tyre.

Me padurim e pres këtë periudhë sepse do të kem mundësinë të vazhdoj në mënyrë aktive mentorimin dhe miqësinë time me njerëz, zhvillimin profesional të të cilëve e ndjek me interes.

Dhe kush e di, ndoshta edhe me dobësimin e pandemisë të Covid-19 do të kemi mundësinë të takohemi personalisht.

Zoran Kovaçiq është një ekspert transmetimi, televizioni, radio dhe mediat dixhitale. Ai është nismëtar dhe themelues i portalit të parë online që specializohet në industrinë e medias dhe telekomit në Europën Juglindore. Përveç kësaj, ai zotëron ekspertizë si konsulent për menaxhimin e medias, trajnim dhe mentorim, zhvillimin dhe zbatimin e modeleve të biznesit dixhital për media. Ka botuar disa libra të specializuar në historinë e mediave. Ai nuk e konsideron veten si gazetar, por si dikush që i pëlqen të shkruajë, të krijojë dhe të nis gjëra. Në vitin 2018, ai lançoi MediaDaily.biz, një portal rajonal me një model unik biznesi – abonim në hardwall – të cilin ai e zhvilloi në një burim të besueshëm informacioni për mediat profesionale dhe komunitetin e gazetarëve në BP. Deri më tani ai ka punuar dhe ofruar konsulencë për një sërë aktorësh të medias në rajon, duke përfshirë mediat e shërbimit publik, dhe portalet në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të