Shqipëri, TV Apollon: Biznes-me-biznes si një model i ri zhvillimi

Lexim  minutësh

TV Apollon

TV Apollon, një transmetues lokal nga qyteti i Fierit, rriti mundësitë për biznes duke krijuar partneritete me katër organizata me anë të një modeli biznes-me-biznes. Nga ana tjetër, përmirësoi edhe cilësinë dhe rëndësinë e përmbajtjes duke u fokusuar në çështje shumë pak të mbuluara (si mjedisi, racizmi, të drejtat e grave).

“Ideja e biznesit të TV Apollon ka dy komponentë kryesorë. Së pari, të vlerësojmë çfarë kemi bërë deri tani për sa i përket përmbajtjes. Dhe, së dyti, të ofrojmë një perspektivë të re biznesi nëpërmjet paketave plus për bizneset,” shpjegon Adriatik Golemi, koordinator projekti dhe gazetar i TV Apollon. 

Ky televizion bëri një vlerësim të përmbajtjes në lidhje me ndikimin dhe rëndësinë për audiencën, nëpërmjet një sërë takimesh. Kështu, u planifikuan dhe organizuan mbi 130 takime dhe konsultime në terren me grupet e interesit dhe aktorët kryesorë në një periudhë 6-mujore me qëllim marrjen e informacioneve të vlefshme për format e përmirësimit të përmbajtjes dhe për të krijuar dhe forcuar lidhjet mes komuniteteve dhe medias.

Komponenti i dytë kryesor është paketa plus e biznesit. Katër biznese – një studio fotografike, një qendër kursesh dhe gjuhësh të huaja, një firmë konsulence financiare dhe një kompani për organizim eventesh – bënë një marrëveshje për ndarjen e fitimeve me TV Apollon. Po ashtu, bizneset e reja apo ato të sapo krijuara mund të përdorin falas shërbimet e TV Apollon.

“Deri tani kemi krijuar kontakte me dy OJQ vendore dhe kemi rënë dakord të bashkëpunojmë sipas paketës plus të bizneseve. Kështu, partneri ynë, firma e konsulencës financiare i mbështeti të shkruajnë aplikime për grante. Nëse ia dalin me sukses, TV Apollon do të kujdeset për vizibilitetin e projektit,” shtoi Golemi.

Në kuadër të Projektit “Media for All”, kjo media ka tani një faqe ueb më të shpejtë dhe më të sigurt. Në sajë të përmirësimeve teknike dhe qasjes së re editoriale, trafiku është pothuajse dyfishuar. Po ashtu, TV Apollon ka marrë në punë disa punonjës të rinj – dy gazetarë, një kameraman, një grafik dizajner dhe një menaxher shitjesh e marketingu.

Projekti ‘Media for All’ na ka dhënë një perspektivë të re – mediat vendore janë rëndësishme dhe na duhet të vijmë me ide të reja për t’u zhvilluar në një mjedis mediatik që sa vjen e ndryshon,” theksojnë nga TV Apollon. Kjo media filloi transmetimet në qytetin e Fierit në vitin 2003. Sot, përveç studios në Fier, ata kanë një studio të dytë edhe në qytetin e Vlorës.

TV Apollon është një nga 8 mediat nga Shqipëria që janë pjesë e Projektit “Media for All”, që financohet nga qeveria britanike dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe