Mali i Zi, Ul-info: Ngritja teknike dhe profesionale

Lexim  minutësh

Ul-info

Pas përvjetorit të tetë të tij, Portali Ul-info prezantoi një faqe ueb modern, të lehtë për t’u përdorur dhe në dy gjuhë. Përveç këtyre, portali mundësoi edhe një identitet të ri vizual – një logo moderne por edhe aplikacionet për iOS dhe Android, të gjitha këto me mbështetjen nga Projekti “Media për të gjithë”.

“Pas këtyre ndryshimeve, mund të them se në aspektin teknologjik, jemi plotësisht në krye të botës mediatike në Malin e Zi, ashtu siç jemi edhe në aspektin profesional,” tha Mustafa Canka, kryeredaktor i portalit Ul-info.  

Portali i riformatuar që kjo organizatë e promovon në rrjetet e saj sociale në gjuhën malazeze dhe shqip, siç evidenton edhe stafi i Ul-info, së bashku me aktivitetet më të fundit në kuadër të Projektit “Media për të gjithë”, do të fuqizojë lexuesit e tyre dhe do të bëjë të mundur që ata të jenë proaktivë dhe të marrin pjesë në krijimin e përmbajtjes së kësaj medie.

Dhe së fundi por jo për nga rëndësia, një nga risitë është se së bashku me kolegët e rinj do të prezantojmë edhe TV online me rezolucion 4K,” tha Canka.

Në të ardhmen, Ul-info do të fokusohet më shumë në gazetarinë mjedisore dhe në aktivitetet e organizatat e shoqërisë civile (OSHC). Në vazhdim të këtyre planeve, faqja ueb i ka dedikuar seksione të caktuara ekologjisë dhe OSHC-ve.

OSHC Ul-info, në kuadër të të cilit vepron edhe Portali Ul-info, u themelua në vitin 2013, ndërkohë që portali Ul-info në dy gjuhë u regjistrua në vitin 2017. Përveç aktiviteteve mediatike online, Ul-info ka zbatuar një sërë aktivitetesh në fushën e medias, korrupsionit, shtetit ligjor, politikave publike, qeverisjes së mirë, dhe të drejtave të njeriut.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të