Shqipëri: Diaspora e prirur të mbështesë mediat lokale

Lexim  minutësh

Albania

Diaspora shqiptare është e prirur të ndjekë dhe mbështesë mediat në Shqipëri. Kjo mbështetje bazohet në cilësinë e përmbajtjes dhe në profesionalizmin e sprovuar, ndërkohë që lidhjet personale me mediat dhe misionin e tyre është më pak e preferuara. Ndër modalitetet që preferon më shumë diaspora për mbështetje janë anëtarësimi dhe abonimi në këto media. Këto janë disa nga rezultatet e rëndësishme të studimit të kryer gjatë periudhës korrik-shtator 2021 në kuadër të Projektit Media për të Gjithë.

“Qëllimi ynë ishte të sistemonim të dhënat që kemi për diasporën shqiptare dhe të kryenim një kërkim më të fokusuar e të thelluar për profilet e tyre, për lidhjen me Shqipërinë, si e marrin informacionin nga mediat dhe interesin në përgjithësi për të mbështetur mediat në vendlindjen e tyre. Fondacioni Thomson po punon ngushtësisht me mediat lokale dhe po përpiqet të gjejë forma të ndryshme për të angazhuar audiencën, përfshirë këtu edhe diasporën, e cila, në rastin e Shqipërisë, është shumë e veçantë dhe dallon nga të tjerat. Rezultatet e kërkimit do të na informojnë ne dhe partnerët tanë se ku t’i orientojmë dhe të planifikojmë aktivitetet dhe asistencën tonë për mediat në Shqipëri dhe më gjerë në të ardhmen,”

  shpjegon Davor Marko, menaxher i Programit të Fondacionit Thomson për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të këtij hulumtimi u shqyrtuan dokumente, u bënë intervista të thelluara me 17 përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare, të organizatave dhe mediave, u realizua një sondazh në internet me 500 përfaqësues nga shtatë shtete, që janë Australia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Italia, Gjermania, Greqia, dhe Britania e Madhe.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve nga diasporë janë të gatshëm të japim mbështetje për mediat në Shqipëri me kusht që ato të jenë lokale të pavarura dhe profesionale. Ndarja e njohurive është forma më e preferuar e ndihmës jofinanciare për mediat shqiptare për të paktën 58.5% e të anketuarve. Aksesi në informacion është opsioni i dyti më i preferuar për 29.6%, ndjekur nga rrjetëzimi me 25.2% dhe krijimi i përmbajtjes për 22.6% të të anketuarve. Ndihma financiare preferohet në 15.9% të rasteve, kryesisht në shuma më të vogla se 100 USD, e ndjekur nga 100-500 USD si mbështetje financiare. Format e anëtarësimit dhe abonimit janë më të preferuarat, ndjekur nga grumbullim fondesh dhe donacionet e njëhershme,” 

  shpjegoi Blerjana Bino, bashkëthemeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Qendrës Shkenca dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) nga Tirana, organizatë që realizoi këtë studim. 

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të