Si të koordinojmë projektet e riformatimit të faqes ueb për mediat e vogla: Mësime nga përvoja dhe gabimet e bëra

Lexim  minutësh

01 Danilo Bajraktarevic - How to coordinate website redesign project for small outlets

Kur nisëm projektin “Media for All” (Media për të gjithë), të gjithë ne që punonim në këtë projekt kishim një gjë të përbashkët, e cila na çoi drejt një qëllimi, që ishte të ndihmonim në krijimin e mundësive, në nxitjen e përmirësimeve dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese brenda mediave të ndryshme.

Vetë programi ishte plot sfida dhe emocione të shumta. Ai solli diçka krejt të re, të paktën në këtë formë për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor dhe në shumë forma ishte mjaft e rëndësishme për ne që të siguroheshim se po sillnim në këtë program cilësi dhe standarde të caktuara që synonim t’i arrinim. Teksa po shkruaj këtë artikull, jam i lumtur të them se kemi finalizuar me sukses faqet e reja të internetit për 15 media në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Brenda një periudhe prej pesë muajsh, kemi pasur ulje-ngritjet tona, por ia kemi dalë së bashku në përpjekjet tona për të mbyllur kapitujt tanë në fushën e krijimit, zhvillimit, zbatimit, bashkëpunimit, menaxhimit të palëve të treta, dhe së fundi publikimit. Në këtë artikull do të merremi me disa nga këto tema.

Qëllimi është të trajtojmë të gjitha sfidat dhe të hartojmë një plan, që do të zgjidhë disa nga problemet dhe do të parandalojë probleme të ngjashme për pjesët dhe angazhimet e ardhshme në këtë projekt apo në projekte të tjera të së ardhmes.

Është me rëndësi tepër të madhe të zvogëlojmë hendeqet dhe mangësitë, duke rritur kështu produktivitetin, teksa ruajmë të njëjtin kapacitet por me rezultate dhe kërkesa më të mëdha.

Qëllimi dhe kërkesa

Qëllimi dhe kërkesa

Për të analizuar llojin e punës së bërë deri tani dhe të elementëve të ndryshëm të shtuar, e kemi ndarë punën në tre lloje:

  • Bazë
  • E mesme
  • Nga e para

Brenda këtyre tre kategorive, për ne gjëja më e rëndësishme ishte që në një farë mënyre të standardizonim elementë të caktuar në fushën e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe kapacitetit. Ndaj, u siguruam që të gjitha mediat të merrnin përmirësimet standarde pa u shqetësuar për kategorinë ku bënin pjesë. Disa nga shembujt janë si më poshtë:

  • Optimizim i faqes ueb, aftësi më e mirë reagimi, qëndrueshmëri dhe përshkallëzim i versionit për telefon/kompjuter, optimizim i motorit të kërkimit, përputhshmëria e shfletuesit (programit të lundrimit në internet) dhe përmirësimi i shpejtësisë;
  • Përmirësime në server/hostim, kapacitet dhe shpejtësi më e mirë;
  • Dizajn UX/UI dhe përmirësime të përvojës së përdoruesit;
  • Gjurmimi, analitika;
  • Menaxhimi i reklamave, platforma e donacioneve, e-tregtia;
  • Shërbimet e mbështetjes (SEO, GDPR);
  • Problemet e sigurisë, SSL, DDoS, mitigimet;
  • Optimizimi i publikimit/përmbajtjes;
  • Identiteti vizual dhe brandimi;
  • Platformat e transmetimit dhe shtojcat për transmetim radio/video
Sfidat, shembujt dhe mundësitë

Sfidat, shembujt dhe mundësitë

Siç e përmendëm edhe pak më sipër, tani do të merremi me disa nga sfidat dhe pengesat që dolën në drejtimin tonë gjatë periudhës së projektit. Për nga natyra ato janë të ndryshme dhe kategorizohen në fusha të ndryshme, të tilla si ato që lidhen me procesin/procedurat, me përvojat/komunikimin, me mbështetjen e kështu me radhë.

Faza e zbulimit

Një nga fazat e hershme të çdo projekti është faza e “zbulimit”. Në këtë fazë evidentojmë ato që duhen bërë me vetë projektin. Ajo që kemi evidentuar është se shumica e mediave në fazën e zbulimit nuk kanë kapur çdo gjë që duhet dhe me përfundimin e fazës së dizajnit mediat ishin të interesuara për të shtuar elementë dhe ide të tjera që faqet e krijuara. Kjo solli si rezultat zgjerimin e kufijve të vetë projekteve dhe nxori në pah sfidën e zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese brenda pjesës së furnitorëve dhe aktivizimit. Si një nga fazat themelore në ciklin e punës parapërgatitore, këta elementë kanë nevojë për përmirësime të mëdha. 

Rekomandim: Të rritet madhësia e pyetësorit dhe detajet e tij, të kërkohet mbështetje nga të gjithë palët e përfshira dhe të sigurohet që komunikimet dhe pritshmëritë të jenë përcaktuar dhe rakorduar me projektin dhe modulet e tij para se të kalohet në fazën e dizajnit (formatimit).

Pengesa e gjuhës

Po të kemi parasysh faktin se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor flasin gjuhë shumë të ngjashme, praktika në tregoi se kjo gjë nuk është edhe aq e zakonshme dhe e lehtë sa ç’mendonim. Në disa vende, mungonte komunikimi në gjuhën angleze, gjë që solli si rezultat vonesa në komunikim, punë dhe miratime.

Rekomandim: Për të shmangur probleme me këtë temë shumë të rëndësishme, sugjerojmë që të gjithë aktorët të caktojnë një anëtar nga stafi i tyre që ka njohuri të gjuhës angleze, për të eliminuar problematikat e mësipërme dhe si rezultat të përshpejtojmë vetë procesin.

Fletë/Model për vlerësimin e nevojave

Fletë/Model për vlerësimin e nevojave

Kjo çështje lidhet me “fazën e zbulimit” dhe kemi pasur vonesa dhe mungesë integriteti pas plotësimit të këtij dokumenti. Dokumenti ka si qëllim të evidentojë ngarkesën e punës që do të realizohet dhe boshllëqet që do të mbushen dhe plotësohen. Nga pothuajse të gjitha mediat kemi pasur kërkesa që janë jashtë marrëveshjes origjinale dhe jashtë fokusit të projektit. Parandalimi i kësaj në të ardhmen është me shumë rëndësi për të gjitha palët e përfshira. 

Rekomandim: Ashtu si në fazën e zbulimit, zgjerimi i pyetësorit/dokumentit dhe fokusimi më shumë në të. Mbështetje dhe shpjegim më i mirë për mediat në lidhje me atë që do të ndodhë dhe si. Përcaktimi i të gjithë procesit dhe prezantimi tek mediat që parandalon mangësitë në komunikim/pritshmëri.

Identiteti vizual dhe brandimi

Është më se e ditur që sajtet moderne janë ndërtuar duke përdorur modele që i përshtaten nevojave të tyre të veçanta. Në disa raste, kemi parë komente të pakënaqshme nga mediat për përdorimin e këtyre modeleve nga kontraktorët tanë. Thënë kjo, një nga aspektet kryesore të këtij projekti, përveç ngritjes së kapaciteteve, është se ne vazhdojmë me rritjen e rezultateve specifike dhe unike dixhitale dhe me praninë e mediave të caktuara.

Rekomandim: Do të donim të siguroheshim që në fazën e dizajnit të shtohet një tjetër fokus, që do të na japë vrull dhe do të eliminojë rrezikun e sorollatjes mes zgjidhjeve për dizajnin e duhur.

Përfshirja e partnerëve

Në raste shumë të rralla, partnerët e projektit u përfshinë në mënyrë të atillë që kjo përfshirje të ishte në dobi të medias, po ashtu edhe të ekipit të aktivizimit. Nuk dyshoj se puna që bëhej prapa kuintave po bëhej në interesin më të mirë të medias dhe në përputhje me drejtimin dhe udhëzimet. Por në disa raste, diskutimet me mediat për zgjidhjet teknike pa qenë të informuara të gjitha palët e përfshira dhe pa ditur opinionin e tyre zyrtar për këtë çështje më shumë bënin dëm sesa mirë. Të gjitha këto lloje komunikimesh nuk kanë në mendje të ardhmen, ndërkohë që në një botë ideale partnerët, mediat dhe kontraktorët duhet të jenë në një mendje për zgjidhjet teknologjike, dizajnin dhe rrjedhën në përgjithësi të ngjarjeve.

Rekomandim: Të sigurohemi që procesi i pëlqimit/miratimit “të mos fusë ujë” dhe të gjithë palët e përfshira të jenë informuar për hapat e mëtejshëm. Me kalimin e kohës te eliminohet kthimi mbrapa pa asnjë arsye ose ndryshimi i mendimit. Në përgjithësi, të rritet përfshirja e partnerëve të projektit në çdo bisedë të rëndësishme në mënyrë që ata të mos kapen të papërgatitur.

Pajisjet teknike/Teknologjia

Sërish një nga elementët më të rëndësishëm. Fatmirësisht, për të gjitha palët patëm vetëm një çështje konflikti duke zgjedhur pajisje dhe qasje teknike që nuk ishin të qarta dhe as nuk u reklamuan siç duhet tek mediat. Kjo solli si rezultat mungesën e besimit tek produkti.

Rekomandim: Duhet të sigurohemi që zgjedhjet teknike të bëhen dhe prezantohen para fazës së dizajnit. Të gjitha palët duhet ta miratojnë këtë element, në mënyrë që më pas të nisë faza e krijimit.

Kur flasim për sfida të tilla, është shumë e rëndësishme të shpjegojmë, kuptojmë dhe përshkruajmë llojin e klientëve tanë, në rastin tonë mediat.

Media jonë tipike është “krijuar vetë”, që do të thotë se zakonisht ka një drejtor/pronar, ku ky person është kryeredaktor, producent, dhe personi kryesor i kontaktit për të gjitha proceset vendimmarrëse në atë media.

Zakonisht, drejtori/pronari ka 3-4 punonjës që mbulojnë shumë role dhe funksione, si gazetar, redaktor, reporter terreni dhe, sigurisht, punonjës të mbështetjes teknike. Shumë shpesh, i gjithë stafi kujdeset për përmbajtjen e faqes ueb dhe që bëjnë të pamundurën që lajmet/përmbajtja të “përputhen” siç duhet, të gjenden lehtë dhe të jenë të kuptueshëm. Përveç kësaj, ky staf merret edhe me përditësimet dhe instalimet e nevojshme të faqes në aspektin teknik.

Media jonë në shembullin e mësipërm është e vogël, e mbingarkuar, e hapërdarë dhe trajton tema të caktuara sipas modelit “mësojmë duke punuar”. Shumë shpesh ka mungesë njohurish teknologjike, ka nevojë për udhëzime, mbështetje dhe lundrim në tema të ndryshme që kërkohen sipas standardeve moderne të medias, për të mos përmendur këtu konkurrencën shumë të egër, të madhe dhe të financuar mjaft mirë. Pavarësisht kësaj, media jonë po bën çmos për të qenë në krye të të gjitha atyre temave, po prodhon rezultate të mahnitshme dhe po mbulon territore të pazbuluara më parë (dhe ato të dhëna me grafik) dhe, më e rëndësishmja, është kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me të.

Përfundim

Përfundim

Kemi shumë besim se pavarësisht atyre pak gjërave që përmendëm më sipër, rezultati është i mirë dhe me kalimin e kohës do të përmirësohet edhe më shumë. Përvoja në përgjithësi për mediat do të jetë më shumë se pozitive dhe kjo ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë motivi dhe fokusi ynë kryesor në muajt në vazhdim për këtë pjesë të Projektit “Media for All”. Me zbatimin e disa gjërave të përshkruar më sipër si sfida, do ta mbyllim me sukses të gjithë projektin duke përmbushur synimet, treguesit kryesorë të performancës dhe kënaqësinë e klientit.

Ka përfunduar studimet bachelor për Biznes dhe Audit. Gjatë karrierës është fokusuar tek shërbimet IT, mbështetja për klientin, softuerët si shërbim, zbatimin e softuerëve, operacionet e biznesi dhe është profilizuar si drejtues i lartë me aftësi të mirëfillta për financat dhe biznesin. Ai ka qenë përgjegjës dhe përfaqësues i projekteve të shumta, dislokimeve dhe shpërndarjes me klientë në fushën e shitje me pakicë, kompani telefonike dhe financa. Me më shumë se 12 vite përvojë, ai ka qenë i angazhuar në biznese të vogla dhe të mesme, dhe me fokus të veçantë tek sipërmarrjet. I pëlqen të punojë në sektorin joqeveritar, duke mbështetur subjektet në nevojë.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të