Mali i Zi, RTV Teuta: Gazetaria multiplatforme si normalja e re

Lexim  minutësh

Në kuadër të projektit Media for All, RTV Teuta nga Ulqini i përmbushi të gjitha qëllimet e parapara – rritja e numrit të përdoruesve/vizitave/abonentëve, krijimi i një ueb-faqe të re, dygjuhëshe, prezantimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të programit, aplikacioni online dhe rritja e audiencës nga diaspora.

Falë qasjes holistike dhe multiplatformë, së bashku me uebsajtin dhe aplikacionin e sapo prezantuar, RTV Teuta shënon rritje të vazhdueshme të audiencës në të gjitha platformat dixhitale.

“Të dhënat statistikore tregojnë rritje të ndjeshme të shikueshmërisë, dukshmërisë dhe angazhimit të audiencës në të gjitha kanalet dixhitale”, tha drejtoresha ekzekutive e RTV Teuta, Ilmira Lika, duke shtuar se “para zbatimit të projektit nuk kemi pasur një vizion të qartë dhe strategjik në lidhje me kanalet tona të mediave sociale. Falë bashkëpunimit të ngushtë me ekspertët e projektit, ne arritëm të rrisim shikueshmërinë tonë dhe të tërheqim një audiencë më të madhe.”

Gjatë zbatimit të projektit, në një periudhë njëvjeçare, rezultatet janë mbresëlënëse:

  • Përdoruesit e ueb-faqes u rritën nga 11.136 në 27.923;
  • Abonentët në YouTube u rritën nga 7.760 në 10.609;
  • Të dhënat e Facebook-ut tregojnë rritje të numrit të ndjekësve nga 6.915 në 12.138;
  • Ndjekësit në Instagram u katërfishuan nga 3.067 fillestare në 18.128.

Këto arritje janë rezultat i disa faktorëve. Një nga gjërat thelbësore është mbështetja e përshtatur në planifikimin e biznesit dhe gazetarisë multiplatforme. Falë kësaj, RTV Teuta sot fokusohet në transmetimin e drejtpërdrejtë dhe në pasurimin e vazhdueshëm të ueb-faqes dhe kanaleve të mediave sociale me përmbajtjen cilësore në bazë ditore. Ata gjithashtu i kushtojnë vëmendje të veçantë diasporës duke prodhuar dokumentarë që fokusohen në nevojat e tyre.

Ne krijojmë përmbajtje të bazuar në statistika të cilat na japin njohuri për preferencat e audiencës sonë. Të dhënat tregojnë se audienca – vendase dhe ajo jashtë  – janë të interesuar kryesisht për përmbajtjen vendase,” tha Lika duke shtuar se “postimet më të shikuara janë bazuar në sondazhet e qytetarëve, ndaj vendosëm një herë në javë të krijojmë një reportazh bazuar në të, pasi përdoruesit tanë kujdesen për opinionin e qytetarëve dhe problemet me të cilat përballen.”

Ueb-faqja dhe aplikacioni i ri, së bashku me qasjen strategjike në gazetarinë multiplatforme, duhet të rrisin më tej trendin pozitiv. RTV Teuta është themeluar në vitin 2003 dhe është media e parë dygjuhëshe në Mal të Zi që transmeton programin e saj në gjuhën shqipe dhe malazeze.

Ato janë një nga pesë mediat nga Mali i Zi që janë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit të projektit Media for All. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe