E-tregti dhe e-pagesat: Potenciali i paperdorur për mediat

Lexim  minutësh

E-COMMERCE AND E-PAYMENTS: UNUSED POTENTIAL FOR MEDIA OUTLETS

Pandemia e COVID-19 e ktheu botën përmbys, duke përfshirë industrinë e medias. Shumë media u mbyllën përgjithmonë, ndërsa në të njëjtën kohë, puna dhe jeta në distancë pas dyerve të mbyllura zbuluan mundësi të pashfrytëzuara për mediat dhe tregtinë elektronike, të cilat patën rritje të paparë. Në fakt, tregtia elektronike pati rritje më të madhe gjatë tre muajve të parë të pandemisë sesa gjatë dhjetë viteve të mëparshme të ekzistencës. Si rezultat, vlerësimet e rritjes dhe tendencat e parashikuara në tregtinë elektronike të paraqitura përpara janarit 2020 janë tejkaluar. Si rezultat i këtyre tendencave, mediat e mëdha po zhvillojnë strategjitë e tyre të fitimit të parave në përputhje me tendencat e zhvillimit të tregtisë elektronike.

Projekti Media for All (MfA), veçanërisht rrjedha e zhvillimit të biznesit të drejtuar nga Fondacioni Thomson (TF), mbështeti mediat lokale në vendet e Ballkanit Perëndimor duke ofruar mentorim të përhershëm, ngritje kapacitetesh të personalizuara dhe grante investimi. Ekipi i TF-së ka provuar dhe identifikuar mungesa të ndryshme kapacitetesh dhe njohurish kur bëhet fjalë për instalimin dhe zbatimin e suksesshëm të e-tregtisë përmes platformave digjitale të mediave lokale.

Nga njëra anë, ekziston mungesa e përvojës dhe njohurive brenda ekipeve mediatike për anën teknike dhe biznesore të e-tregtisë dhe mundësitë e saj, ndërsa nga ana tjetër mungesa e burimeve teknike dhe njerëzore është një pengesë shtesë për futjen e suksesshëm të saj. Për më tepër, ka shumë probleme kontekstuale që rezultojnë nga fakti se shërbimet e e-tregtusë nuk janë lehtësisht të disponueshme për mediat lokale në këto vende.

Ndërsa në tregjet e zhvilluara evropiane tendencat aktuale përfshijnë tregtinë bisedore (Alexa, Siri) dhe pagesat me kartë janë një mall, tregu në BP-së dominojnë ende paratë e gatshme. Dhe shumica e mediave lokale ende po luftojnë për të pasur ueb faqe të përditësuara.

Tendencat e tregtisë elektronike në BP

Tendencat-e-tregtisë-elektronike-në-BP

Evropa Juglindore, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, është konsideruar si një treg me potencial të madh për zhvillimin e tregtisë elektronike edhe para krizës globale. Prej vitesh ky treg shënon rritje dyshifrore si në qarkullim ashtu edhe në numrin e transaksioneve. Mediat digjitale kanë arritur një rritje dyshifrore në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019.

Numri i përdoruesve të tregtisë elektronike është një tregues shumë i rëndësishëm i madhësisë dhe potencialit të tregut. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për tregjet "të papjekura" të tregtisë elektronike siç janë tregjet WB6. Ka një ndryshim të dukshëm edhe në sjelljen e klientëve. Në ditët e sotme, pagesa e faturave online është e pranueshme, madje e dëshirueshme. Vetëm në vitin 2019, pjesa më e madhe e popullsisë së moshuar në vendet e rajonit e konsideroi atë jo të besueshëm.

Një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit, që operon në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, raportoi një rritje të pagesës së faturave online nga ai grup specifik klientësh. Pandemia ka bërë që më shumë përmbajtje digjitale të konsumohen në media.

Përdorimi i kartelave të pagesës është rritur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në një pozicion më të favorshëm krahasuar me vendet e tjera për sa i përket përdorimit të kartelave. Në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, i gjithë procesi i përfshirjes së Ofruesve të Shërbimeve të Pagesave (OSHP) është më i ngadalshëm për shkak të zhvillimit më të ngadaltë të bankingut pranues të tregtisë elektronike.

Zhvillimi i një zgjidhjeje të vetme të centralizuar pagese për monetarizimin e përmbajtjes së mediave digjitale dhe bizneseve dhe shërbimeve të lidhura me mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri.

Platforma e përbashkët e pagesave

Platforma-e-përbashkët-e-pagesave

Bazuar në tendencat dhe përvojat e vëzhguara të mbledhura nga pilotimi dhe testimi i modaliteteve të ndryshme të pagesës me media në WB6, ky artikull avokon krijimin e platformës rajonale të pagesave mediatike që do t'u ofronte mediave të ndryshme të pavarura rajonale një mjet se si të arrijnë qëndrueshmërinë përmes monetizimit të përmbajtjes së tyre.

Krijimi i një platforme të vetme pagese për pranimin e kartelave në të gjashtë vendet është një detyrë shumë komplekse. Për të ilustruar kompleksitetin e përpunimit të pagesave përmes një platforme të vetme pagese, mund të përdorim dy shembuj:

● Rast i thjeshtë: Në rastin e një lexuesi nga Bosnja dhe Hercegovina që dëshiron të aksesojë përmbajtjen digjitale në portalin e BiH-së, transaksionet duhet të drejtohen në një bankë lokale pranuese.

● Rast kompleks: Në rast se një lexues nga Mali i Zi do të dëshironte të aksesonte përmbajtjen digjitale nga Bosnja dhe Hercegovina, vendimi për drejtimin e transaksionit bëhet kompleks pasi ky transaksion do të klasifikohej si një transaksion ndërkufitar me tarifa shërbimi shtesë plus do ta përfshinte konvertimin e monedhës.

Çdo projekt përfshin rreziqe dhe sfida që duhet të adresohen në mënyrë që të zbuten dështimet dhe të rriten mundësitë për zbatimin e suksesshëm. Për zgjidhjet e propozuara kjo përfshin si vijon: - aspektin rregullator, optimizimin e modelit të biznesit, pilotimin e zgjidhjeve të ndryshme dhe cilësinë e përmbajtjes.

Qasja në pagesat elektronike: Aspekti rregullator

Një nga sfidat për krijimin e një zgjidhjeje të unifikuar teknike janë kushtet dhe kërkesat rregullatore që ndryshohen nga vendi në vend. Në këtë drejtim, identifikimi i dallimeve dhe zbatimi i tyre në një platformë të vetme teknike kërkon kohë dhe kushton. Zgjidhja duhet të lokalizohet dhe të përshtatet për secilin prej tregjeve. Qasja e mediave në shërbime dhe metoda të ndryshme të pagesave elektronike do të ndryshohet nga vendi në vend, bazuar në disponueshmërinë dhe kuadrin rregullator. Për shembull, çdo vend në rajon, përveç Kosovës dhe Malit të Zi, ka monedhën e vet. Kosova dhe Mali i Zi përdorin euro, por pagesat ndërmjet subjekteve në këto dy vende duhet të kalojnë përmes bankave ndërmjetëse në BE.

Modeli i biznesit dhe modeli i monetizimit

Modeli-i-biznesit-dhe-modeli-i-monetizimit

Mediat e pavarura janë zakonisht më të vogla se mediat kombëtare ose ato kryesore (mainstream). Ata kanë një audiencë më të vogël dhe më specifike, ose më të veçantë. Kjo duhet të merret parasysh gjatë krijimit të modeleve të biznesit dhe strategjive të marketingut. Modeli optimal i monetizimit do të varet nga profilet e audiencës, nevojat e mediave dhe pritjet e lexuesve.

Optimizimi i biznesit

Me kalimin e viteve, lexuesit u mësuan të aksesonin përmbajtjen falas. Ka tashmë një histori përpjekjesh të dështuara për të futur opsione pagese në portale të ngjashme në këtë rajon. Është e nevojshme të pilotohen disa modele të monetizimit nëse i pari nuk jep rezultate të kënaqshme. Duke pilotuar dhe hetuar modele të ndryshme të fitimit të parave, mediat duhet të jenë në gjendje ta identifikojnë zgjidhjen optimale.

Sasia kundrejt cilësisë

Kjo dilemë bazohet në supozimin se lexuesit nuk duan të paguajnë për përmbajtjen që mund ta marrin falas diku tjetër. Argumenti këtu qëndron se ka një numër të konsiderueshëm mediash që ofrojnë përmbajtje të njëjtë ose të ngjashme, dhe nëse një pre tyre fut “paywall 1a”, atëherë përdoruesit do t’i drejtohen mediave të tjera që vazhdojnë të ofrojnë përmbajtje falas. Mediat shpesh përpiqen ta kapërcejnë këtë sfidë duke ofruar më shumë përmbajtje kundrejt përmbajtjes cilësore – duke i dhënë përparësi sasisë mbi cilësinë. Por kjo qasje sjell vetëm sukses afatshkurtër - rritje të numrit të vizitave por jo rritje të stabilitetit financiar dhe të ardhurave. Shembuj nga shumë raste të ngjashme tregojnë se përmbajtja cilësore mund të gjejë rrugën drejt lexuesve që janë të gatshëm të paguajnë për cilësinë.

Zgjidhja e propozuar

Zgjidhja-e-propozuar

Një zgjidhje unike pagese duhet gjetur në kuadër të projekteve të ngjashme me ‘Media for all’ dhe për t'iu përgjigjur nevojave dhe kapaciteteve realiste të mediave që janë përfituese të afërta. Një qasje logjike në atë rast do të ishte fillimi i procesit të zhvillimit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia së pari (për shkak të sektorit bankar shumë të zhvilluar), dhe Bosnja dhe Hercegovina menjëherë pas. Në atë mënyrë do të mundësohej tërheqja më e mirë me pajtueshmërinë e plotë të arritur rregullatore.

Projekti duhet të zhvillohet në dy faza për shkak të kompleksitetit të kërkesave rregullatore në të gjashtë tregjet dhe fazave të ndryshme të zhvillimit të tregut në secilin prej vendeve. Kjo do të mundësonte kontroll dhe menaxhim më të mirë të rrezikut për suksesin e përgjithshëm të projektit.

Faza e parë do të përfshijë krijimin e bazave në tre tregjet më të zhvilluara (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina). Ky rekomandim bazohet në madhësinë e tregjeve dhe fazat e ndryshme të zhvillimit të tyre. Është e rëndësishme të mbulohen tregjet me numrin më të madh të përdoruesve potencialë në mënyrë që të gjenerohet tërheqje e mjaftueshme për qëndrueshmërinë e projektit. Faza e parë do të përqendrohet në metodat bazë të monetizimit me metoda pagese të zhvilluara gjerësisht: abonimi, donacionet dhe anëtarësimi përmes pranimit të kartelave të pagesës.

Faza e dytë do të përfshijë tre tregjet e mbetura (Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë) dhe shtimin e zgjidhjeve të avancuara të pagesave si portofoli elektronik (e-wallet) si dhe zbatimin e metodave më komplekse të monetimit: paywall ose pay-per-view (paguaj për shikim). Faza e dytë do të financohej nga të ardhurat e vazhdueshme dhe grantet e reja të projekteve.

Komponenti i biznesit do të përfaqësohet nga një kompani e veçantë që do të menaxhojë modelin e përgjithshëm të biznesit dhe do të përfaqësojë interesat e projektit. Një subjekt biznesi do të menaxhonte të gjitha proceset teknike, integrimin teknik me OSHP-të dhe bankat pranuese në të gjitha tregjet dhe mbështetjen e përgjithshme për të gjitha mediat. Bashkëpunimi ndërmjet një kompanie përbërëse biznesi dhe mediave do të çonte në sinergji në negocimin e termave dhe kushteve me OSHP-të dhe bankat pranuese, edukim rreth tendencave të reja të tregtisë elektronike dhe mbështetje në zbatimin e strategjive të reja të monetizimit dhe metodave të pagesës.

KONCEPTET KYÇE DHE TERMINOLOGJIA

E-tregti – e njohur gjithashtu si tregti elektronike ose tregti në internet, i referohet blerjes dhe shitjes së mallrave ose shërbimeve në internet, dhe transferimit të parave dhe të dhënave për të kryer këto transaksione.

Tregtar - një person ose kompani që shet mallra ose shërbime ekskluzivisht përmes internetit.

Llogaria tregtare – një lloj llogarie bankare tregtare ose biznesi që u mundëson klientëve të pranojnë dhe të përpunojnë transaksione me kartela për pagesat elektronike.

Mënyra e pagesës - një proces (ose një grup procesesh) që një klient përdor për të paguar për porosinë e tij.

Transaksioni i pagesës – një akt, i iniciuar nga paguesi ose nga përfituesi, akt i vendosjes, transferimit ose tërheqjes së fondeve, pavarësisht nga ndonjë detyrim themelor ndërmjet paguesit dhe përfituesit.

Instrumenti i pagesës – çdo pajisje e personalizuar dhe/ose një grup procedurash të rënë dakord ndërmjet përdoruesit të shërbimit të pagesave dhe ofruesit të shërbimit të pagesave, të përdorura nga përdoruesi i shërbimit të pagesave për të lëshuar një urdhërpagesë. Kartelat, transfertat e kreditit, debitimet direkte dhe paratë elektronike janë instrumente pagesash pa para me të cilat përdoruesit fundorë të sistemeve të pagesave transferojnë fondet ndërmjet llogarive bankare ose institucioneve të tjera financiare.

Kartë pagese - një instrument pagese dhe pjesë e sistemit të pagesave të lëshuara nga një institucion financiar (siç është një bankë) për një klient, i cili i mundëson pronarit të saj (mbajtësit të kartës) të aksesojë fondet në disa llogari bankare ose një llogari krediti dhe të bëjë pagesa (përmes skemat kryesore të kartave si Visa, Mastercard, UnionPay, American Express, Dina).

E-paraja (paraja elektronike) – përkufizohet si një magazinë elektronike me vlerë monetare në një pajisje teknike që mund të përdoret gjerësisht për kryerjen e pagesave ndaj subjekteve të ndryshme që nuk janë emetues të parasë elektronike. Pajisja vepron si një instrument mbajtës me parapagesë i cili nuk përfshin domosdoshmërisht llogari bankare në transaksione.

Ofruesit e Shërbimeve të Pagesave (OSHP) - të njohur gjithashtu si ofrues të shërbimeve tregtare ose OSHT, janë palë të treta që ndihmojnë tregtarët të pranojnë pagesat. Ofruesit e shërbimeve të pagesave u mundësojnë tregtarëve të pranojnë pagesa krediti/debiti (si dhe transferta bankare, transferta bankare në kohë reale, etj.) duke i lidhur ata me botën më të gjerë financiare.

Modeli i biznesit grumbulluesnjë model biznesi i tregtisë elektronike në rrjet, brenda të cilit firma, e njohur si grumbullues, bashkon, në një vend, informacione dhe të dhëna për një mall ose shërbim të caktuar të ofruar nga disa ofrues konkurrues. Grumbulluesi i bën ofruesit partnerë të tij dhe i shet shërbimet ose produktet e tyre nën markën e tij.

Ekspert lider në rajon në fushën e tregtisë elektronike (e-commerce), zgjidhjeve të pagesave elektronike dhe planifikimit të biznesit digjital për klientë të ndryshëm, përfshirë këtu botues të mëdhenj mediatikë në rajon (Axel Springer, Grupi United), banka të fuqishme, sipërmarrës në tregtinë elektronike, kompanitë e basteve online, dhe tregtarë e dyqane të shitjeve me pakicë online. Birovljev është pionier në tregtinë dhe pagesat elektronike. Ai ishte i pari që krijoi dhe hapi qendrën tregtare online, portali i parë i klasifikuar online, që vuri në zbatim disa nga karakteristikat e pagesave elektronike që ndryshuan tregun (përpunimin dhe sigurinë e kartave të kreditit, pagesat online me një klikim, etj.). Janë më shumë se 2,000 modele biznesesh që janë vlerësuar nga Birovljev në periudhën që ishte drejtor i tregtisë elektronike në bankën më të madhe në rajon por dhe në vitet e mëvonshme. Në Serbi ka punuar ngushtësisht me Projektin e Medias të financuar nga USAID duke u ofruar asistencë teknike botuesve dhe aktorëve mediatikë për të krijuar një mjedis më mundësues biznesi për mediat. Ai u angazhua edhe në përmirësimin e kuadrit rregullator dhe ligjor dhe në mjedisin ekonomik për mediat duke u përqendruar kryesisht në optimizimin e pagesave online si bazë për përmirësimin e modeleve të biznesit digjital për mediat. Ai punoi ngushtësisht me Agjencinë Beta (zgjidhje për pagesat elektronike), me të përditshmen Danas (për abonimin digjital), me Nova Ekonomija (duke ofruar konsulencë në fushat e e-biznesit dhe pagesave elektronike), me Foundacionin Catalyst (për krijimin e infrastrukturës së pagesave për shërbimet e mediave si Pescanik, KRIK, CINS dhe Fakenews).

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të