Çfarë mund të mësojnë mediat e pavarura nga sipërmarrësit?

Lexim  minutësh

Duke shikuar nga anash biznesin mediatik, por shpesh i përfshirë si konsulent ose bashkëpunëtor në disa projekte, vërejta se ekzistojnë dy modele themelore të punës që mund të përfshijnë pothuajse të gjitha mediat në rajonin tonë.

Nga njëra anë, ka media që shikojnë vetëm interesat komerciale të themeluesve dhe ndjekin profitin me çdo kusht - zakonisht në kosto të cilësisë dhe integritetit. Përballë këtyre, ka media që përpiqen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet më të mira të profesionit, duke u mbështetur në financimin nga donatorët dhe projektet.

Modeli i parë sjell deri në cilësi të ulët, degradim të profesionit dhe përmbajtjes që kënaq instinktet më të ulta të audiencës. I dyti, edhe pse ofron cilësi, nuk adreson një çështje shumë të rëndësishme - qëndrueshmërinë afatgjate të biznesit.

A janë gjërat tërësisht të zeza apo të bardha?

Nëse i tregojmë në grafik këta dy modeleve, ato do të vizatohen në dy skajet e kundërta të të njëjtit bosht. Megjithatë, besoj se gjërat nuk janë aq një-dimensionale dhe se është e mundur të gjesh dhe zhvillosh një biznes-model të qëndrueshëm. Për të arritur këtë, biznesi mediatik duhet të shihet si një biznes, e kjo ndryshon ndjeshëm këndin e shikimit dhe veglat që do t'i përdorim në rrugën drejt qëllimit.

A do të thotë kjo heqje dore nga ato qëllime të mira dhe të sakta për shkak të cilave vendosët të merreni gazetari?

Sigurisht që jo, por duhet të jeni të vetëdijshëm për kushtet reale të tregut, se rruga do të jetë sfiduese dhe se dikush në ekip do të duhet të pajiset me njohuri dhe aftësi biznesi, pasi kjo është mënyra e vetme për të krijuar kushte me kalimin e kohës për të mos u varë nga askush përveç punës tuaj.

Si mendon një sipërmarrës?

Kur zhvilloni një biznes duke filluar prej në zero, e dini se nevojitet investim, por vetëm kjo nuk mjafton për të pasur sukses. Si plotësim nevojitet edhe kuptimi i mirë i tregut, nevojave të klientëve dhe plan i qartë. Profiti është pasojë e zhvillimit dhe realizimit të planit, e kjo kërkon kohë dhe punë të përkushtuar.

Rruga drejt profitit është e mundur në dy mënyra:

  1. me rritjen e të ardhurave ose
  2. me kontrollimin dhe uljen e shpenzimeve.

Gjithashtu, nëse nuk është e mundur të arrihen qëllimet e dëshiruara me një burim të ardhurash, mund të krijoni mundësi dhe kapacitete për burime të ndryshme sekondare të të ardhurave që së bashku do të jenë të mjaftueshme dhe do t'ju japin mundësinë të mos jeni tërësisht pa opsione nëse një burim nuk ka sukses.

Albert Ajnshtajni ka thënë: "Gjërat duhet të jenë sa më të thjeshta, por jo edhe më të thjeshta se nga vetë gjëja". Pra, së pari të sigurohemi që gjërat janë të mundshme, ndërsa pastaj do të merremi me hapat e ardhshëm.

Ide dhe tema për të cilat duhet të mendoni gjenden në çdo kënd

Projektet shpesh ju ofrojnë mundësinë për të firuar njohuri, për të blerë pajisje, për të punësuar njerëz dhe, me pak fjalë, për të ndërtuar kapacitete. Dhe kjo është e shkëlqyeshme. Megjithatë, shpesh ndodh që shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve të jetë shumë modest dhe pas efekteve afatshkurtra, ato nuk sjellin ndonjë vlerë në planin afatgjatë. Planifikimi që nevojitet për rezultate afatgjata është diçka që ju duhet ta ndërtoni dhe krijoni në mënyrë të brendshme, dhe kur plani ekziston - ekziston mundësia për të arritur rezultat të madh nëpërmjet të hapave të vegjël.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazonit dhe njeriu më i pasur në botë, duke zhvilluar biznesin e tij me kalimin e kohës dhe arriti të krijojë qendrat më të mëdha të profitit nga të gjitha gjërat që i ka pasur shpenzime më të mëdha. Kjo nuk është gjithmonë e mundur në çdo rast veç e veç, por është një temë për të menduar dhe shpesh një mundësi që neglizhohet.

Të jemi të qartë, çdo treg sjell me vete specifikat e veta, dhe ajo që funksionon në tregjet më të zhvilluara ndoshta nuk do të funksionojë në vendin tonë pa bërë adaptime, por mund të inkurajojë ide dhe tema për të menduar. Poashtu, inspirim mund të jenë industri të palidhura siç janë industria e muzikës ose filmit, video lojërat, (e) tregtia elektronike dhe start-apet.

Për shembull, një nga konceptet që mund të shikoni nga ekosistemi i start-apeve është MVP (minimum viable product), respektivisht testimi i ideve nëpërmjet të përpunimit të versionit më të thjeshtë të mundshëm të produktit që dëshironi ta testoni. Kjo zgjidhje nuk e ka për qëllim të jetë e përsosur, por të ketë tiparet kryesore të produktit përfundimtar dhe të jetë funksionale, a të shpenzojë kohë dhe burime minimale gjatë procesit. Nëse vërtetohen hipotezat themelore, ka kuptim të investohet më tej dhe të zhvillohet produkti përfundimtar.

Nëse doni të bëni një podcast, blini buba (bugs), improvizoni studio dhe përpiquni të xhironi disa episode. Nëse atëherë e shihni që mundeni dhe ka kuptim, investoni për ta bërë këtë më mirë. Gjithashtu, nëse doni të zhvilloni një pjesë të re të faqes, bëni zgjidhjen e testimit sa më të thjeshtë të jetë e mundur dhe filloni të postoni përmbajtjen, e pastaj ndiqni reagimet e audiencës dhe menaxhoni në përputhje me rrethanat.

Gjithashtu do të përmend edhe se fillimi i storjes gjithmonë fillon nga supozimet që kemi. Është shkëlqyeshëm nëse janë të mirë, por është pothuajse gjithmonë më mirë të pyesësh sesa të tentosh të qëllosh. Ka shumë mënyra të thjeshta për të treguar idenë tuaj tek audienca juaj e synuar dhe për të mbledhur reagime nga ata - thjesht pyetini nëse i pëlqen dhe nëse do të ishin të gatshëm të paguanin për të (nëse ky është qëllimi).

Qëllimet dhe rrugët që ndiqen rrallë

"E mira nuk e mposht gjithmonë të keqen, e drejta nuk e mposht gjithmonë të gabuarën, por aktivi gjithmonë fiton pasivin",

tha Uiliam Bill Bernbah, një nga babatë e marketingut modern.

Gjithçka që ai tha në vitet 50-ta dhe 60-ta të shekullit të kaluar është e vërtetë edhe sot.

Nëse viti i kaluar na mësoi diçka, është se nuk ka siguri dhe se të gjithë duhet të jemi agjil dhe të gatshëm për t'iu përshtatur rrethanave. Kushdo që e bëri atë, pati shans për të mbijetuar. Kush nuk e bëri, herët a vonë pushoi së ekzistuari.

Shumë kompani i janë nënshtruar riorganizimit të brendshëm, e disa u kanë ofruar burimet e tyre të tepërta kompanive me të cilat bashkëpunojnë. Tregtarët që fitonin për jetesë nga shitja në dyqanet fizike shpejt kaluan në shitjet dhe shpërndarjet në internet dhe fituan shansën për të mbijetuar. Restorantet të cilat u riorganizuan dhe morrën kahjen e distribucionit të ushqimit, gjithashtu. Hotelet ofruan dhomat e tyre si zyrava njerëzve të cilët nuk mund të punonin në mënyrë efektive nga shtëpia, ndërsa shumë njerëz që punonin në profesione që ishin zhdukur përkohësisht gjetën një zgjidhje duke punuar atje ku kërkesa u rrit në mënyrë drastike, siç janë vendet e punët me shpërndarje (distribucion).

Periudha pas nesh na tregoi se shumë nga ajo që kemi menduar se nuk mund të bëhet pa kontakte fizike në fakt mundet - nëse është mjaft e rëndësishme, dhe nuk ka mundësi të tjera.

Atëherë si të fillohet me transformimin?

Si gjithmonë, gjithçka fillon me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, sepse e njëjta mënyrë e të menduarit sjell të njëjtat rezultate. Kur kjo ndryshon, është e rëndësishme që vendimmarrësit ta marrin parasysh. Kontributi i tyre është sigurisht kyç, por mbani në mend se idetë e mira mund të vijnë nga çdo anëtar i ekipit, e nganjëherë edhe nga bashkëpunëtorë të jashtëm.

Renditni burimet që keni ndërsa më pas edhe opcionet në dispozicion për ju në periudhën e ardhshme. Analizoni hapësirën që ekziston në treg dhe çka është minimumi i domosdoshëm që të mund ta testoni idenë tuaj.

Mundohuni të fokusoheni në ide që janë komplementare, por gjithashtu mendojeni se si në mënyrë plotësuese t’i angazhoni burimet ekzistuese në mënyrën e duhur. Meqenëse të gjithë mendojmë më mirë kur inkurajohemi nga shembuj, unë do të përpiqem t'ju jap disa ide konkrete nga të cilat mund të filloni.

Nëse keni pajisje fotografike dhe fotograf në ekip ...

Fotografitë dhe videot që prodhoni, gjithashtu mund t'i postoni përmes faqeve të aksionit, vendet ku çdokush i interesuar mund t'i blejë, si një të ardhur shtesë pasive.

Gjithashtu mund të ofroni shërbime fotografimi të ngjarjeve dhe produkteve për klientët që kanë nevojë për këtë (dhe me zgjerimin e tregtisë elektronike dhe mediave sociale, të gjithë kanë nevojë për të).

Nëse keni pajisje që ju lejon të xhironi video (edhe nëse nuk keni kamera ose kamera profesionale, a keni vetëm telefona celularë), mund të mendoni edhe për krijimin e video-përmbajtjeve për faqen tuaj, mediat sociale ose YouTube. Këtë mund ta bëni për qëllimet tuaja, me qëllimqë të fitoni nga ajo përmbajtje me kalimin e kohës, por gjithashtu mund ta ofroni atë si shërbim ose të jeni partnerë të klientëve potencial (për shembull, mund të ofroni prodhim të emisioneve dhe podkateve në YouTube).

Nëse nuk keni këtë lloj pajisje dhe njohuri për ta përdorur atë në mënyrën e duhur, ndoshta mund t'i siguroni të njëjtat nëpërmjet të projekteve në periudhën e ardhshme.

Nëse e identifikoni potencialin e mediave sociale ...

Nëse e kuptoni rëndësinë e mediave sociale dhe i përdorni në mënyrë aktive në punën tuaj, ndoshta një pjesë të kohës së njerëzve që i udhëheqin do të mund t'i kahëzoni drejt mundësisë të punojnë me klientë potencial.

Vetëm mendojeni nëse të gjithë reklamuesit potencial shfrytëzojnë në maksimum mundësitë e siguruara nga mediat sociale. Ndoshta mund t'ju ndihmoni për gjëra të tjera - përmbajtjen e ueb-faqes në internet, reklamimin, pozicionimin kërkuesve ose Google Maps? A mund ta përmirësojnë biznesin e tyre përmes pranisë së faqeve për reklamim si Blej-Shes, por nuk ka kush t’i udhëheqë?

Pas këtyre, me siguri do të keni pyetje plotësuese, të shumta për t'i shqyrtuar. Ju inkurajoj që të përpiqeni t'u përgjigjeni atyre dhe të gjeni zgjidhjen më të mirë për ju.

Nëse vlerësoni se përmbajtja që mbuloni aktualisht nuk ka potencial për komercializim...

Nëse mendoni se përmbajtja që po prodhoni aktualisht nuk mund të komercializohet në një mënyrë të pranueshme, mendojeni nëse ka vend për të përfshirë disa fusha plotësuese ku ka potencial për këtë. Për shembull, përmbajtje për audiencën e biznesit, turizmin, hotelierinë, etj.

Nga ana tjetër, ndoshta do të mundeni të zhvilloni një segment të faqes që mund të jetë me interes për publikun, siç janë: shpalljet e vogla, direktoriumet e biznesit, shpalljet për punë, ose online-shitore që do të shiste produkte nga të cilat një pjesë e fitimit do të shkonte në buxhet për zhvillimin e biznesit.

A ka ndonjë mënyrë tjetër në të cilën mund ta aktivizoni audiencën tuaj?

A janë ato donacione? Apo ndoshta një opcion për parapagesë? A mund t'i ofroni audiencës qasje ekskluzive në disa përmbajtje shtesë? Për shembull, një ditë më parë ata kanë qasje në ndonjë video-përmbajtje ose mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në programet tuaja ku ata mund të parashtrojnë pyetje. Ndoshta për ata që duan të parapagohen, mund të ofroni disa zbritje ose përfitime për klientët tuaj.

Edhe pse mund të duket se këto gjëra nuk janë fokusi juaj primar dhe ajo që dëshironi ta punoni, përpiquni ta shihni këtë si një mundësi për të qenë të vetë-qëndrueshëm, sepse entuziazmi nuk mjafton që idetë e mira të jenë zgjidhje afatgjate.

Ivan Miniq është një profesionist i marketingut dhe IT me përvojë ndërkombëtare. Ai është themeluesi i një prej komuniteteve më të mëdha online në rajonin e Ballkanit duke numëruar më shumë se 2 milion përdorues (forumi Burek) dhe një sipërmarrës i vetëngritur me disa biznese start up (Moja Pijaca, Burgos – burger bar). Ivani është moderatori dhe redaktori i Pojačalo – një podcast për sipërmarrjen që arrin deri në 5.000 pajtimtarë. Ivan ka punuar me media nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë praninë e tyre në internet dhe të rrisin audiencën e tyre. Ai ka qënë lektor i Menaxhimit tv Projekteve për studentët e marketingut dixhital në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në Beograd.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të