Shqipëri, Info Elbasani: Fokus i veçantë tek gazetaria mjedisore

Lexim  minutësh

Falë raportimit proaktiv nga portali lokal Info Elbasani janë zgjidhur disa probleme të mëdha ekologjike nga qarku i Elbasanit. Kjo gjë u arrit në sajë të Platformës së Raportimit nga Qytetarët e Angazhuar që i erdhi në ndihmë këtij portali për të krijuar sinergji funksionale me qytetarët dhe organizatat joqeveritare nga ky qark.

Kjo platformë është një pyetësor online që u jep qytetarëve mundësinë të sugjerojnë tema, të paraqesin dokumente dhe të japin dëshmi tek ky portal. Kjo qasje e shtyu bashkinë të gjejë zgjidhje për çështje emergjente mjedisore.

“Bashkitë pas publikimit të artikujve të thelluar ndërmorën fushata pastrimi, premtuan rishikimin e licencave për prerjen dhe shfrytëzimin e pyjeve, organizuan takime me ekspertë për të gjetur zgjidhje për rehabilitimin e Parkut Natyror të Krastës dhe krijuan një task forcë për të ndëshkuar ndotësit pas raportimit të ndotjes së madhe të ajrit në qytet,” thonë nga Info Elbasani.

Temat kryesore që u mbuluan nëpërmjet kësaj platforme për angazhimin e qytetarëve ishin: ndotja e ajrit nga industritë, ndikimi i hidrocentraleve në mjedis, erozioni, menaxhimi i mbetjeve dhe prerja e paligjshme e pyjeve.

Në këtë portal u bënë në total 5 raportime nga qytetarët e Elbasanit dhe qytetet më të vogla si Librazhdi, Gramshi, Peqini dhe Cërriku. Rreth 200 vetë iu përgjigjën thirrjes për plotësimin e pyetësorëve dhe u prodhuan 15 artikuj duke u bazuar tek të dhënat dhe informacionet e ofruara nga qytetarët. Këto artikuj u lexuan nga rreth 27,000 vetë, gjë që solli si rezultat një rritje të shikueshmërisë së faqes me 120%

“Instrumenti e ndihmoi Info Elbasanin të bëhet një aktor edhe më i fortë për çështjet mjedisore në qarkun e Elbasanit si dhe të rrisë profilin e medias dhe besueshmërinë në këtë komunitet,” na thonë nga ky portal.

Këtë thirrje vunë në lëvizje në mënyrë të veçantë raportet nga banorët e zonave të largëta rurale, zëri i të cilëve nuk përcillet në mediat lokale apo kombëtare.

Info Elbasan u krijua në vitin 2016 nga një grup gazetarësh lokalë nga Elbasani. Ata raportojnë nga i gjithë qarku i Elbasanit, përfshirë këtu edhe shtatë bashkitë e saj. Info Elbasani ka një përmbajtje të larmishme mediatike, por mban vazhdimisht në fokus të veçantë sfidat mjedisore të këtij qarku.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe