Gazetaria sot: Media në garë me algoritmet e rrjeteve sociale të redaksisë

Lexim  minutësh

Journalism-today-Media-newsrooms-in-a-race-with-social-media-algorithms

Nëse ky artikull do të ishte shkruar rreth vitit 2010, ndoshta do të fillonte me një frazë si “Rrjetet sociale janë e ardhmja e biznesit mediatik”. Që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe rrjetet sociale nuk janë më e ardhmja, por e tashmja e biznesit mediatik. Pavarësisht se sa skeptikë ishin redaktorët, reporterët dhe gazetarët në atë kohë, Facebook, një rrjet social i krijuar kryesisht për argëtim, u bë një urë kyçe në përcjelljen e informacioneve te përdoruesit.

Sot gjërat kanë shkuar edhe më tej, ndaj përveç Facebook-ut, kemi edhe YouTube, Twitter, Instagram dhe së fundmi, gjithnjë e më popullor - TikTok-un. Ashtu siç tregoi përvoja në dekadën e parë të vitit 2000 që mediat nuk duhet të injorojnë trendin e konsumit të informacioneve të krijuar nga Facebook në atë kohë, ashtu nuk duhet ta injorojnë këtë trend sot. I gjithë biznesi mediatik dhe punonjësit e tij duhet të orientohen drejt mënyrës së emitimit dhe konsumit të përmbajtjes në përputhje me trendet e reja.

Megjithatë, asnjë gazetar, asnjë media që dëshiron të mbetet profesionale dhe të ruajë besimin e audiencës nuk duhet të braktisë postulatet e gazetarisë së saktë, objektive dhe të balancuar. Është e vetmja veçori që u jep mediave një identitet të veçantë në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, kjo do të ruajë detyrën e tyre sociale për të luftuar kundër fluksit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme që kanë lulëzuar që nga ardhja e rrjeteve sociale.

Gazetarët dhe gazetaret e kohës së re

Pas kësaj hyrje të gjatë, le të flasim për tendet e sotme të prodhimit mediatik që u krijuan së bashku me zhvillimin e rrjeteve sociale. Shembulli i parë i ndryshimit janë vetë punonjësit e mediave. Një frazë që mund të përshkruajë gazetarin (i ri) ose gazetaren e sotme është “One man show”, ose gazetar, fotograf, xhirues, montazher, redaktor i rrjeteve sociale – të gjitha në një.

Për të qenë në gjendje të dërgojë informacion nga terreni në kohën e duhur, gazetari duhet të dijë të paraqesë atë që ka mësuar përmes tekstit, videos ose fotografisë. Për ta bërë këtë, një gazetar i sotëm duhet të dijë të bëjë një foto të mirë, video të mirë dhe t'i vendosë të gjitha në rrjetet sociale, në mënyrë që të qëndrojë në garën e ekskluzivitetit. Për fat të mirë, gazetarët dhe gazetaret e sotme kanë celular në dorë - një mjet që mund t'i ndihmojë ata të bëjnë të gjitha vetë dhe të përmbushin nevojën për publikim më të shpejtë të përmbajtjes mediatike.

Videot dhe fotot me cilësi të ulët janë të pranueshme

Përvoja nga Ballkani ka treguar se gjeneratat e gazetarëve që filluan të hyjnë në gazetarinë profesionale rreth vitit 2015 kanë shumë më tepër aftësi në qasjen multimediale kur krijojnë përmbajtje mediatike. Arsyeja për këtë është se portalet e internetit dhe rrjetet sociale kanë qenë (dhe janë ende) mjedisi i tyre natyror dhe telefonat celularë kanë qenë pjesë e zhvillimit të tyre shumë më herët.

Përdorimi i celularëve dhe nevoja për ta publikuar sa më shpejt informacionin ka krijuar një trend të ri edhe në cilësinë e përmbajtjes vizuale.

Nëse më parë një foto me rezolucion të ulët ose një video që "dridhet" nuk do të kalonte gjykimin e rreptë të redaksive, sot situata është pak më ndryshe – në rregull është të publikoni një foto me rezolucion më të ulët ose një video që nuk është më e qëndrueshme, sepse e keni regjistruar gjatë rrugës.

Ajo që është e rëndësishme është që përmbajtja vizuale të jetë e saktë, objektive, që të mos ketë “prerje” apo modifikim të ndryshuar me qëllimin që përmbajtja juaj informative vizuale të marrë një konotacion tjetër ose të bëhet shumë më dramatike apo më e bukur se ajo që është në realitet. Përmbaju postulateve të gazetarisë korrekte, të saktë dhe të paanshme.

A të publikoj fillimisht në ueb-faqe dhe në TV, dhe më pas në Instagram apo Facebook?

Nëse kjo pyetje do të ishte bërë dhjetë vjet më parë, atëherë përgjigjja me siguri do të ishte: së pari vendosni informacionin në ueb portalin tuaj dhe më pas mendoni për rrjetet sociale. Sot, edhe kjo ka ndryshuar. Në radhë të parë janë rrjetet sociale. Informacioni i parë duhet të shkojë atje, veçanërisht nëse bëhet fjalë për të ashtuquajturat breaking news (lajmet e fundit).

Megjithatë, duhet të keni parasysh që kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, algoritmet janë gjëja kryesore. Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë ato që ndikojnë shumë nëse përmbajtja juaj do të arrijë audiencën. Ajo për të cilën përpiqen të gjitha rrjetet sociale është të mbajnë audiencën në platformën e tyre sa më gjatë të jetë e mundur. Është pjesë e modelit të tyre të biznesit. Mbajeni këtë parasysh dhe për këtë arsye mos u habitni nëse artikulli që keni publikuar si lidhje me ueb portalin tuaj nuk ju sjell vizitorë ose arrin një numër të vogël të "fansave" tuaj. Kjo është sepse ai rrjet social nuk dëshiron që abonentët e tij të largohen prej tij, edhe pse ju jeni personi që e keni prodhuar atë përmbajtje.

Zgjidhja ekziston dhe ajo është: publikoni sa më shumë nga fotot, videot dhe informacionet tuaja direkt në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, do të merrni më shumë besim nga algoritmi në atë rrjet social dhe më pas lidhjet tuaja të rregullta në ueb portalin tuaj do të kenë më shumë lexues.

Algoritmi i lexuesve të rinj

Nuk janë vetëm algoritmet kompjuterike që vendosën që pjesa më e madhe e informacioneve që keni publikuar sot do të arrijë audiencën vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo që ka edhe më ndikim janë trendet e reja në konsumin e informacioneve që po zhvillohen tek brezat e rinj dhe pak më të vjetër të lexuesve dhe shikuesve (nga 15-vjeçarët deri në 35-vjeçarët).

Hulumtimi në Britaninë e Madhe, i publikuar nga "Ofcom" (rregullatori britanik i komunikimit), tregoi se gjeneratat e reja të përdoruesve marrin lajme gjithnjë e më shumë përmes internetit dhe pjesa më e madhe e kësaj përmbajtje vjen përmes rrjeteve sociale.

Kjo mund të shihet në tabelën 2.5 (burimi: Ofcom News Consumption Survey 2022 –COMBINED F2F & ONLINE sample) - 87% e përdoruesve të moshës 16-24 vjeç përdorin internetin si burim informacioni. Përveç kësaj, 79% prej tyre e marrin atë përmbajtje përmes rrjeteve sociale. Ngjashëm është edhe me brezat që sot janë rreth 34-35 vjeç - janë gjeneratat që punojnë në mënyrë aktive dhe kanë një rol ndikues në shoqëri.

Ky hulumtim gjithashtu tregoi  se adoleshentët po mbështeten gjithnjë e më shumë në Instagram, YouTube  dhe TikTok. Ndërsa ata rreth 35 vjeç janë ende gjenerata me të cilin Facebook është disi më i afërt dhe më i njohur.

Instagrami dhe mediat informative

Në këtë artikull do t'i kushtojmë pak më shumë vëmendje ​​Instagramit, i cili në garën me TikTok-un arriti të bëhej më me ndikim sesa kur mbështetej vetëm në foto.

Instagrami është një platformë identiteti kryesor i së cilës ishin fotot dhe aftësia për t'i modifikuar ato me filtra dhe më pas për t'i publikuar. Sot, situata është pak më ndryshe.

“Reels” e Instagramit

Në gusht të vitit 2020, Instagram promovoi një opsion të ri për publikimin e përmbajtjes video, të cilën e quajtën "Reels".

Janë video të shkurtra në format vertikal (raporti 9x16), të cilat mund të zgjasin deri në 90 sekonda dhe mund të modifikohen duke përdorur muzikë, tekst, tranzicione, foto, animacione.

Në garën me TikTok, Instagram së fundmi ndryshoi algoritmet e tij dhe lejoi që "Reels" të bëhej shumë më i dukshëm se fotot. Kjo bëri të mundur që “reach” e këtyre përmbajtjeve të rritet shumë herë në krahasim me opsionet e mëparshme si fotot dhe "story".

Mediat dhe „Reels“

Siç shkrova më herët në këtë artikull, mediat duhet të vazhdojë me risitë që sjell teknologjia. E njëjta gjë vlen edhe për trendin e ri të Instagramit. Kjo do të thotë që nëse duan të ndjekin gjeneratat e reja dhe që përmbajtja e tyre të arrijë një audiencë të re, atëherëduhet të fokusohen në prodhimin e videove "Reels".

Procesi është i thjeshtë:

  • Ndërsa jeni në terren, nëse keni celular, bëni një video të shkurtër në pozicion vertikal. Instagram ju lejon ta montoni atë përmbajtje direkt në platformë, përmes aplikacionit të tyre.
  • Nëse nuk keni video, atëherë mund të bëni “Reels” edhe me foto. Por rekomandohet t'i "preni" ato në format vertikal 9:16.
  • Shtoni disa fjalë, në mënyrë që shikuesit të dinë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse tema është deklaratë e dikujt, atëherë, nëse keni kohë, titroni atë bashkëbisedues. Përdoruesit e Instagramit duan të lexojnë atë që dëgjojnë.
  • "Reels" mund të jetë gjithashtu raporti juaj i madh televiziv - shkurtoni vetëm momentet më të rëndësishme nga raporti dhe publikojini ato si një Reel prej rreth 30 sekondash.
  • Merrni një regjistrim me cilësi të lartë, nëse është e mundur.
  • Jini konciz, kreativ dhe pa materiale të tepërta - dy sekondat e para janë vendimtare për ta mbajtur përdoruesin të vazhdojë të shikojë "Reel-in" tuaj.
  • Në fillim dhe në fund të videos, shtoni logon ose "thumbnail" me të cilën audienca do t'ju njohë më shpejt.
  • Kontrolloni statistikat - zbuloni se në cilën orë të ditës dhe javës audienca juaj ju shikon më shumë. Në atë kohë postoni një "Rreel" të ri. Mjafton të keni vetëm dy postime të tilla gjatë ditës.
  • Kushtojini më shumë vëmendje cilësisë sesa sasisë. Nëse merrni më shumë shikime dhe reagime për një "Rreel", atëherë postimet tuaja të ardhshme do të jenë shumë më të dukshme.
  • Shtoni hashtags, dmth. fjalë kyçe që lidhen me atë që keni postuar. Në këtë mënyrë, postimi juaj do të arrijë audiencën tuaj më lehtë.

Teknologjia ndryshon - postulatet e gazetarisë korrekte mbeten të njëjta

Ju lutemi kini parasysh se të gjitha sa më sipër vlen për këtë ose dy vitet e ardhshme. Se si do të jetë pas kësaj, do ta zbulojmë më pas. Po, kështu duket shpërndarja e sotme e një pjese të mirë të përmbajtjes mediatike – si një garë e vazhdueshme me algoritmet dhe trendet përmes rrjeteve sociale.

Teknologjia po ndryshon me shpejtësi, por disa postulate në gazetari mbeten të njëjta, pavarësisht se cilin medium përdorim për të shpërndarë informacionet. Është detyrim, siç e kam shkruar edhe më herët në këtë artikull, që çdo punonjës i medias të mbetet konsistent në transmetimin dhe prodhimin e informacioneve të sakta, të verifikuara dhe të balancuara. Është detyrim në betejën e vazhdueshme me dezinformatat dhe lajmet e rreme që po bëhen gjithnjë e më të fuqishme me zhvillimin e rrjeteve sociale. Gazetarët dhe rrjeti profesional i redaksive duhet të qëndrojnë në përputhje me informacionet e besueshme, pavarësisht nëse ai informacion shpërndahet përmes portaleve të internetit, përmes mediave sociale apo përmes ndonjë platforme të re mediatike që do të na vijë në të ardhmen.

Toshe Ognjanov është një gazetar ndërkombëtar multimedial dhe trajner për gazetarinë celulare dhe multimediale. Alumni i Shkollës Walter Cronkite të Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv, në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Gazetari profesional me mbi dy dekada përvojë në gazetari të shtypur, televizive dhe online në media në Maqedoninë e Veriut dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Toshe Ognjanov është trajner me përvojë në fotoreporteri, videografi, menaxhim të mediave sociale për mediat dhe trajner i certifikuar i edukimit mediatik për produktet e lajmeve vizuale. Mediat e kaluara dhe aktuale: Dnevnik, Telegraf.mk, Zëri i Amerikës.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të