Pse jemi të gjithë gazetarë mjedisi tani

Lexim  minutësh

environmental_reporting_final_course2_

E mbaj mend fare mirë datën e saktë kur u bëra gazetare mjedisi. Ishte data 20 korrik 2007, dita që e pashë veten të zhytur deri në gju, me tërë kuptimi e fjalës, në katastrofën mjedisore më të madhe që kishte goditur qytetin tim gjatë gjithë jetës sime. 

Rrebeshet litarë të shiut atë ditë ishin të pamëshirshëm dhe nuk të falnin. Qindra familje u detyruan të linin shtëpitë e tyre teksa lumenjtë shpërthyen, dolën nga shtrati dhe ujërat e tyre vërshyen në qytet. Shumë njerëz në makina kaluan një natë tmerrësisht të ftohtë të ngecur në automjetet teksa shihnin që rruga ku po ecnin zhdukej nën ujë.

Nuk e kërkova kurrë titullin ‘gazetar mjedisi’, por zbulova, ndofta më herët se një pjesë e madhe e kolegëve të mi, se mjedisi po bëhej përherë e më shumë një aspekt i rëndësishëm i çdo raportimi që bëja.

Përmbytja e madhe është dukshëm një histori mjedisore, por efektet dhe jehona e saj janë ndjerë në kaq shumë histori që nga ajo kohë, duke përfshirë çdo raportim apo histori, që nga vendi i duhur ku duhet ndërtuar shtëpia deri tek shtimi i problemeve të shëndetit mendor. Këto nuk janë më histori ‘lokale’ ose çështje të shkëputura që lidhen me infrastrukturën dhe traumat psikologjike. Ata janë të lidhura me luftëra të ngjashme me të cilat përballen komunitetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë rruzullin tokësor.

Për ne reporterët kjo do të thotë se nuk ekziston një gjë e tillë si histori mjedisore e nivelit vendor. Ashtu si edhe zjarret, çështjet e mjedisit janë çështje globale dhe ne po i raportojmë botës.

Çfarë do të thotë kjo për reporterët lokalë në terren? Do të thotë se është koha për ta parë çështjen në plan më të gjerë. Ndryshimi i klimës në veçanti është çështje globale. Politikanët do të mblidhen për Cop26, në konferencën e ardhshme vjetore të OKB-së për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Glasgou në nëntor 2021. Për çdo reporter nga Tirana në Shkup, kjo është historia juaj.

Ku është lidhja me mjedisin?

Nëse mendoni se jeni thjesht një gazetar i lajmeve politike, sportive apo të përgjithshme, është koha të mendoheni edhe një herë. Tregimet nga i gjithë spektri i lajmeve lidhen me ndryshimet mjedisore në vend dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në nivel global.

Kështu, sa herë që ju vjen një histori në tryezën e punës, është koha të bësh pyetjen “Ku është lidhja me mjedisin?”. Ajo që do të gjeni është përgjithësisht një panoramë më e madhe për t’u ndjekur; që nga bari i fushave sportive që thahen për shkak të ndryshimeve klimatike deri tek fabrikat ndotëse që i shpëtojnë ndëshkimit për shkak të korrupsionit politik. Raportimi dhe demaskimi i këtyre lidhjeve do të edukojë audiencën për problemin më të madh me të cilën përballet planeti dhe për të vërtetuar dhe evidentuar pse po ndodhin disa gjëra në vendin ku banoni.

Ndaj, mirë se vini në ritmin mjedisor. Mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht nëse demaskoni korrupsionin. Mund të jetë e vështirë nëse doni të shpjegoni shkencën e klimës, por edhe ia vlen ta shijosh faktin që jeni në gjendje të angazhoni dhe edukoni publikun. 

Këshilla ime është: “Mos harro të marrë me vete pajisjet për kohë të lagësht. Dikur, në përmbytjet e korrikut të vitit 2007, kalova një natë e ngecur në një karvan, me një operator të kamerës dhe një inxhinier audio, por këtë histori po e lë për një ditë tjetër.”

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: burimet

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: burimet

Ky kurs është krijuar për t’u dhënë gazetarëve aftësitë e nevojshme për të hetuar histori mjedisore në vend dhe për të kuptuar nëse lidhen dhe si lidhen këto histori me çështjen më madhore me të cilën përballet planeti: ndryshimi i klimës. Kursi do t’ju orientojë si të demaskoni drejtuesit politikë dhe ekonomikë që qëndrojnë pas shumë çështjeve mjedisore vendore dhe ku të drejtoheni për të marrë të dhëna, burime dhe informacione të besueshme. Trajtimi dhe shqyrtimi i rolit të gazetarit dhe shkelja e kufirit mes paanshmërisë dhe aktivizmit janë pjesë e rëndësishme e kursit. Do të mësoni disa terminologji kryesore që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë çështjet, ndërkohë që ekspertët tanë dhe reporterët mjedisorë do t’ju ndihmojnë të njihni rolin e veçantë që duhet të luajnë gazetarët vendas në përcjelljen e mesazhit për ndryshimin e klimës.

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: Tregimi i historisë

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: Tregimi i historisë

Ky kurs është krijuar për t’u ardhur në ndihmë gazetarëve për mbulimin e historive mjedisore dhe për trajtimin e ndikimit të ndryshimit të klimës në mënyrë të atillë që të bëjë të mundur angazhimin e audiencës së tyre. Në kurs do të shpjegohet se si ndikojnë faktorët mjedisorë në kaq shumë lajme të cilat, në pamje të parë, duket se janë pa lidhje. Evidentimi i lidhjeve mund të sjellë në vëmendje të audiencës kontekstin, shpjegimet dhe surpriza se pse disa gjëra ndodhin pikërisht aty ku jetojnë ata. Në kurs do të trajtohen teknikat e tregimit në mënyrë që këto histori të ruajnë rëndësinë dhe efektin tërheqës. Pjesëmarrësit e kursit do të ndihmohen të kuptojnë se si çështjet e nivelit vendor lidhen me panoramën globale të gjendjes së mjedisit dhe ndryshimit të klimës, qoftë në aspektin nëse fëmijët e kësaj bote nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë ose nëse u përmbyten shtëpitë. Shkatërrimi i mjedisit dhe ndryshimi i klimës mund të nxisin një ndjenjë pafuqie tek audienca. Në kurs do të trajtohet rëndësia e gazetarisë që bazohet në zgjidhje për të informuar dhe angazhuar më mirë audiencën.

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: Siguria

Gazetaria mjedisore | Pse ka rëndësi niveli vendor: Siguria

Gjatë viteve 2000-2021, janë vrarë 1,645 gazetarë dhe punonjës të mediave në të gjithë botën teksa ishin duke bërë punën e tyre. Mijëra të tjerë janë ngacmuar, sulmuar ose ndaluar me akuza të rreme pa respektuar të drejtat e tyre ligjore gjatë asaj kohe. Është e qartë se për të mbrojtur historitë e tyre, gazetarët duhet të mbrojnë veten. Raportimi mjedisor në veçanti tani konsiderohet si një nga temat më të rrezikshme për t’u mbuluar. Ky kurs është krijuar për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të mediave të jenë të sigurt kur përballen jo vetëm me kërcënimet fizike dhe dixhitale, por edhe me fatkeqësitë natyrore. Pjesëmarrësit do të informohen nga ekspertë për të drejtat e tyre ligjore dhe se çfarë të bëjnë nëse dhe kur ndjehen të kërcënuar. Situatat me rrezik fizik mund të ndikojnë në mirëqenien mendore të gazetarëve dhe punonjësve të medias. Kursi do t'ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për trajtimin e ndikimit të mundshëm emocional që hasin gjatë procesit të punës.

Catherine Mackie është përgjegjëse për hartimin e programeve të trajnimit për Fondacionin Thomson. Ajo ka më shumë se 30 vjet përvojë si gazetare e nivelit të lartë, pjesa më e madhe e këtyre viteve me BBC – para dhe pas kamerës. Ka punuar për pesë vjet si specialiste e videove dixhitale duke drejtuar një program pilot, nëpërmjet të cilit u hartua dhe u realizua një programi trajnimi në të gjithë vendin për stafin e BBC-së për tregimin dhe redaktimin dixhital. Në vitin 2018, ajo fitoi një Bursë Gazetarie Knight-Wallace nga Universiteti i Miçiganit, ku mësoi dhe zhvilloi format për rritjen e diversitetit shoqëror në prodhimin e lajmeve dhe për lidhjen me auditorë të rinj dhe të lënë jashtë vëmendjes së raportimit. Catherine është inspektore në Këshillin Kombëtar për Trajnimin e Gazetarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të