BP6, Ngritje kapacitetesh: Mbi 250 profesionistë të medias përvetësojnë aftësi dhe njohuri

Lexim  minutësh

Capacity building Blogpost Journalift

Gjatë periudhës maj-gusht 202, mbi 250 gazetarë, redaktorë dhe menaxherë të mediave nga 80 media në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në trajnime për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të Projektit “Media për të gjithë”.

Ky komponent i projektit koordinohet nga Fondacioni Thompson dhe disa nga rezultatet e tij janë:

  • Organizimi i 17 seancave trajnimi online në gjuhët e vendeve ku organizohen me mbi 190 pjesëmarrës që mësuan për marketingun dhe shitjet, gazetarinë e lëvizshme, krijimin e podkasteve, gjenerimi dhe mbledhja e fondeve, dhe shumë tema të tjera;
  • Organizimi i 15 seancave trajnimi dhe ofrimi i asistencës teknike për 39 pjesëmarrës në lidhje me instrumentet e matjes së angazhimit të audiencës dixhitale tek mediat;
  • Rreth 30 seanca individuale për ngritje kapacitetesh ku ekspertët punuan dhe u dhanë konsulencë mediave në fusha të ndryshme, si zbatimi i sistemeve të pagesave elektronike, podkasting, marketingu, administrimi i redaksive, integrimi i redaksive të lajmeve, dhe shumë tema të tjera;
  • Dy kurse mësimi online të publikuara ku janë regjistruar mbi 70 profesionistë.

Komponenti i ngritjes së kapaciteteve i Projektit “Media për të gjithë” u zhvillua shumë gjatë kësaj periudhe dhe u zgjerua e i përshtat për të ofruar njohuri dhe aftësi të reja për më shumë se 80 organe mediatike në të gjithë rajonin,”

tha Jelena Ožegović, Koordinatore për Mbështetjen e Medias dhe MEL (e-mësimi online) pranë Fondacionit Thomson.  

Disa media kanë filluar tashmë të përdorin aktivisht instrumentet e reja dhe elementë grafikë për të pasuruar përmbajtjen me multimedia; po prezantohen struktura të redaksisë së lajmeve dhe menaxhimi i redaksive si dhe po hartohen strategji të reja marketingu dhe për krijimin e komunitetit.

Të gjitha këto rezultate u bënë të mundura falë interesit të madh, angazhimit dhe motivimit të profesionistëve të medias që u përfshinë në komponentin e ngritjes së kapaciteteve,

përfundoi fjalën e saj Ožegović duke shtuar se do të vazhdohet me mbështetjen e personalizuar gjatë gjithë periudhës së projektit për të rritur rezultatet e tij.  

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të