Shqipëri, Star Plus TV: Artizanet e Shkodrës

Lexim  minutësh

RTV Star News

Të qëndisësh motivet tradicionale por edhe të krijosh punime të imëta në filigran është një punë sa e vështirë aq edhe e bukur. Në Shkodër, qytet në veriperëndim të Shqipërisë, janë me dhjetëra artizanë që i kanë përkushtuar jetën këtij profesioni.

Një prej tyre është edhe “artizania e shqipes”, Ardjana Handraj, që është edhe një ndër mjeshtret e punimit të simbolit të shqiponjës së flamurit. Janë me qindra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që duan ta kenë këtë simbol pranë tyre.

Mjeshtrja e shqipes na thotë: “I jam përkushtu vetëm shqipes dhe di me e punu. Jam krenare që kena këtë simbol. Kur i vlerësojnë punët e mia me shqipe, ndihem shumë krenare,” përfundon Ardjana.

Star Plus Tv, një televizion lokal në qytetin verior të Shkodrës, e kuptoi se kjo punë artizanale është një mundësi për krijim të ardhuash duke rritur shikueshmërinë e tyre, por edhe si një formë për promovimin e trashëgimisë kulturore.

Drejtori i Star Plus TV në Shkodër, Ardi Hoti, i dërgoi një kërkesë Bashkisë së Shkodrës ku i kërkonte të njihej me sfidat e mëdha të këtij komuniteti e për t’i ndihmuar në çeljen e një tregu të dedikuar për ta.

Gjatë këtyre muajve kemi ndjekur punën e artizanëve në Shkodër, e cila është shumë e bukur për t’u fshehur apo për të mos u promovuar. Ata janë një vlerë e madhe e qytetit dhe e trashëgimisë sonë kulturore, e cila duhet të promovohet patjetër,” përfundon zoti Hoti. 

Kështu, më pas u bënë një sërë artikujsh dhe lajmesh që fokusohen në sfidat me të cilat përballen artizanet por edhe për t’u promovuar si një potencial turistik. Star Plus TV synon t’i vijë në ndihmë qindra artizanëve por edhe t’i japë vlerë punimeve të tyre.

I regjistruar në vitin 2010, Star Plus TV është i vetmi televizion lokal që transmeton në platformën satelitore DigitAlb. Kjo media ka të punësuar 16 punonjës me kohë të plotë dhe 9 të tjerë me kohë të pjesshme.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të