Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?

Lexim  minutësh

Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm – pse temat të cilat trajtojnë dhe rezultatet që arrijnë dhe që përmirësojnë jetën e njerëzve, nuk kanë më shumë dukshmëri. Si përgjigje ndaj këtyre frustrimeve, u krijua Diskriminacija.ba – një media online e fokusuar mbi tregime nga fusha e të drejtave të njeriut, me mision që sa më shumë njerëz të dëgjojnë për këto tregime. Pikërisht për shkak se ekipi i tyre përbëhet nga gazetarët dhe në të njëjtën kohë aktivistët në fushën e të drejtave të njeriut, ata kombinuan aftësinë e të rrëfimit të tregimeve me sensibilitetin aktivist dhe vendosën ta kthejnë këtë kombinim specifik të njohurive në një model biznesi që e zhvilluan me ndihmën e ekspertëve dhe grantet mbështëse gjatë projektit Media for All.

“Duke punuar për një kohë të gjatë me median dhe në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, ne kuptuam se në fakt ekziston një hendek i rëndësishëm ndërmjet mënyrës se si komunikojnë organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e njeriut, një hendek midis kapacitetit të tyre të imponojnë tema të caktuara si të rëndësishme në media dhe të komunikojnë përtej asaj që ne të gjithë vuajmë, që është komunikimi me projekte. Nga ana tjetër, mediat shumë rrallë kanë kohë për t'iu kushtuar disa temave që nuk gjenerojnë domosdoshmërisht një numër të madh klikimesh në një mënyrë pak më të thellë dhe më serioze," thotë Maida Muminoviq, drejtore ekzekutive e Mediacentar Sarajevo, kompania prind e portalit.

Pas identifikimit të këtij hendeku dhe marrjes së mbështetjes përmes projektit Media for All, Diskriminacija.ba, me ndihmën e mentorit të saj, punoi tërësisht dhe në detaje mbi analizën e strategjisë së tyre të mëparshme të biznesit dhe metodave të financimit. Pas këtij procesi, u bë e qartë se strategjia e tyre kryesore është mbledhja e fondeve nga donatorët ndërkombëtarë, si dhe ofrimi i shërbimeve të tyre për organizata të tjera të shoqërisë civile.

“Aktualisht, po përpiqemi që organizatat e shoqërisë civile, të cilat gjithashtu funksionojnë si ne, ta njohin Diskriminacija.ba si diçka që mund ta integrojnë në projekt propozimet e tyre. Pra, kur ata zhvillojnë projektet e tyre dhe mendojnë se si të komunikojnë qëllimet e projektit dhe arritjet ose problemet që adreson projekti, të na mbajnë parasysh dhe të përfshijnë diçka që ata do të bëjnë me Diskriminacija.ba në aplikimin e tyre. Këto janë dy burimet kryesore të financimit dhe të ardhurave për median”, thekson Maida.

Megjithëse ka vetëm tre persona në ekip, ata mbështeten në një rrjet gazetarësh nga i gjithë vendi, të cilët janë përgjegjës për identifikimin e tregimeve të rëndësishme për të trajtuar. Ata përdorin gjithashtu mjetin ECR, (platforma online për raportimin aktiv të qytetarëve), e cila u zhvillua përmes projektit të MfA, si një mënyrë për të mbështetur mediat në hulumtime dhe raportime efektive. "Përdorimi i mjetit ECR doli të jetë një mënyrë e mirë për të pasuruar një tregim dhe për të vërtetuar një problem të veçantë përmes komunikimit me një audiencë më të gjerë në fazat e hershme të zhvillimit të tregimit," thekson Maida. Një nga tregimet që u krijua në këtë mënyrë ka të bëjë me të drejtën për të pasur akses në sigurimet shëndetësore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pothuajse tre vjet që nga fillimi i mbështetjes që morën përmes Media for All, Diskriminacija.ba ngadalë por me siguri po përforcon pozicionin e saj unik në tregun mediatik dhe shoqërinë civile, por nuk planifikon të ndalet këtu. Planet përfshijnë futjen e formave të reja të përmbajtjes dhe formatit, si dhe zgjerimin dhe ofrimin e shërbimeve potenciale për vendet e tjera në rajon.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të